Sipas një studimi të fundit nga China-CEE Institute me seli në Hungari, tregtia dypalëshe midis Kinës dhe Shqipërisë, ka pësuar rritje të konsideruesheme në tremujorin e parë të vitit 2021.
Të dhënat sipas tremujorit tregojnë se importet nga Kina në tremujorin e parë të vitit 2021 janë rritur me 32% dhe eksportet shqiptare në Kinë në tremujorin e parë të vitit 2021 u rritën me 84 %.
Në vlera monetare absolute, për importet nga Kina në Shqipëri të dhënat tregojnë se në Janar ka një rritje prej +19%, në Shkurt një rritje prej +1% dhe në Mars ka një rritje prej +96%.
Në vlera monetare absolute të eksporteve shqiptare në Kinë, të dhënat tregojnë në Janar rritje prej +132.7%, në Shkurt një rritje prej +9.63% dhe në Mars një rritje eksponenciale me +250%.
Në analizimin e të dhënave është e qartë se disa kategori janë ndikuar nga pandemia më shumë se të tjerat. Megjithatë, trendi i kategorive të caktuara të mallrave të tilla si makineritë dhe pajisjet, tekstilet, artikujt me bazë metali dhe plastika janë akoma pika kryesore e mallrave kineze në Shqipëri.
Kërcimi kryesor nga një tremujor në tjetrin janë produktet kimike, perimet dhe mjetet e transportit. Nëse do të analizojmë vlerën totale të importeve nga Kina në Shqipëri në terma të përgjithshëm vlera më e lartë regjistrohet në muajin Mars 2021 nëse krahasohet një vit më parë. Kjo gjithashtu ka kuptim logjistikisht duke marrë parasysh që fabrikat kineze nuk ishin operacionle në shkallë të plotë gjatë muajve të parë të vitit 2020.

Në lidhje me eksportet shqiptare në Kinë padyshim që zgjerimi në grupe është më i ulët sesa ai i importeve.
Duke marrë parasysh se shumica e eksporteve shqiptare në Kinë janë mineral kromi 60%, mineral bakri 20%, është e dukshme nga vlerat e mësipërme se tendenca nuk po ndryshon shumë. Nga ana tjeter, është premtuese të shihet që të paktën në vitin 2021 ekziston një dritare e re e eksporteve, përkatësisht perimeve dhe ushqim të përgatitur.
Një vit më parë këto kategori ishin në vlerat zero, ndërsa në 2021 edhe nëse ishte shumat janë modeste, është ende një shenjë e mirë e fillimit.
Vlera totale e eksportit shqiptar në Kinë për sa i përket vlerës së përgjithshme, është regjistruar në muaji Mars 2021 nëse krahasohet me të njëjtin vit më parë.
Largimi i Alpha, mbyllet epoka 25-vjeçare e bankave greke në Shqipëri
INSTAT: 1/3 e punësimit në biznese ishte informale më 2020
Indeksi i Dhomës Amerikane: Sërish rënie e besimit të biznesit në Shqipëri
Shqipëria një nga prodhueset kryesore të agrumeve
Shqipëria dhe tregu i gazit
Ulet numri i të punësuarve në miniera – Gjatë 2020-ës u shkurtuan 944 punonjës, 25% e minatorëve s’kanë sigurim
Gjatë gjysmës së parë të vitit volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë llogaritet 14.9 milionë ton-kilometër. Sipas raportit të publikuar së fundmi nga INSTAT volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë u rrit me 23,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020-ës. Por volumi i mallrave të transportuara […]
Shqipëria dhe Kosova po zgjerojnë marrëdhëniet e tyre tregtare në vitet e fundit. Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), eksportet drejt Kosovës gjatë periudhës janar-prill arritën gati 10 miliardë lekë, ndërsa importet llogariten gati 3 miliardë lekë. Eksportet kryesore të Shqipërisë drejt Kosovës përfaqësohen nga eksporti i materialeve të […]
Çmimet e apartamenteve në Tiranë kanë parë rritje të vazhdueshme ndër vite, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë blerjen e një banese. Veç qendrës së kryeqyteti ku çmimet arrijnë deri në 3200 euro/m2, shtrenjtim kanë parë edhe zonat periferike. Eksperti për pasuritë e paluajtshme Lefter Sila shpjegon se me gjithë çmimet e […]
Qeveria është duke i hapur rrugë dhënies së licencave në prodhimin dhe shitjen e monedhës Bitcoin. Përmes një projektligji të depozituar në Kuvend, Këshilli i Ministrave propozon të shtojë në ligjin bazë të lejeve dhe licencave edhe ato në sektorët e teknologjisë financiare. Dy janë licencat bazë që do të jepen në fushën […]