e diel 5 dhjetor 2021
e diel 5 dhjetor 2021

 

Iraku ka anulluar vizitën e ministrit turk të mbrojtjes dhe madje ka thirrur ambasadorin turk në Bagdad pasi një dron turk ka vrarë dy oficerë të lartë irakenë në veri të vendit, ku Ankaraja mendon se mund të veprojë lirisht duke mëtuar se po bombardon pozicione ushtarake të një Partie Kurde.

Operacioni “Tiger Claws” i Turqisë në Irakun e Veriut i ka rritur mosmarrëveshjet midis të dy vendeve. Kohët e fundit Iraku nuk pranon më ndërhyrjen turke në territorin e veriut të tij, pavarësisht nga fakti se partia kurde PKK është një armik i përbashkët. Dihet se PKK është një organizatë e konsideruar si “terroriste” nga shumë palë, SHBA, BE, Turqia dhe vende të tjerë. Ajo lufton për çlirimin dhe shkëputjen e zonave kurde nga shtetet në të cilat ndodhen dhe krijimin e një shteti unik të Kurdistanit në rajon. Le të kujtojmë se një pjesë e madhe e territorit dhe e popullsisë së Turqisë së sotme është autoktone kurde.

Turqia ka dhjetë posta ushtarake në Irak qysh prej 25 vjetësh e nuk do të donte t’i humbte ato, vetëm se, kohët e fundit, disa nga operacionet turke janë konsideruar nga Iraku “agresione të hapur”.

Rripi rreth Turqisë duket se po shtrëngohet nga të gjitha anët.

 

Më shumë

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Irani kryen manovra ushtarake para rifillimit të bisedimeve bërthamore

Ushtria e Iranit ka nisur manovrat ushtarake të përvitshme pranë Gjirit Persik, njoftoi televizioni shtetëror iranian, disa javë përpara rifillimit të bisedimeve mes Teheranit dhe fuqive botërore për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015. Manovrat po zhvillohen në një territor të gjerë, në pjesën lindore të ngushticës së Hormuzit deri në atë veriore […]

32-vjetori i Rënies së Murit të Berlinit

09 Nëntori shënon 32-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit. Kjo datë simbolizon rënien e komunizmit të Evropë. Pak pas mesnatës së 13 gushtit 1961, qeveria gjermane u dha urdhër 40 mijë ushtarëve dhe policëve gjermano-lindorë të bllokonin me tela me gjemba gjithë kufirin, duke lënë vetëm 13 pika kalimi për në Berlinin Perëndimor. […]

SHBA rihap kufijtë me Europën

Shtetet e Bashkuara kanë rihapur kufijtë për udhëtarët ndërkombëtarë të vaksinuar, duke i dhënë fund ndalimit 20-mujor të udhëtimit, në të njëjtin moment që Europa po lufton me një rritje të rasteve të Covid-19, duke e çuar kontinentin e vjetër sërish në epiqendrën e pandemisë.   Udhëtarët e vaksinuar plotësisht nga 33 vende, duke […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara