Sunday 24 September 2023
Sunday 24 September 2023

Çmimi i mishit të qenve dhe maceve është rritur në Vietnam dhe Kambodia që prej shpërthimit të koronavirusit.

Disa veterinerë po i thonë njerëzve se mishi mund të largojë virusin duke sjellë një numër të madh kërkesash, thotë një fondacion kafshësh, raporton noa.al duke cituar të përditshmen britanike “The Sun”.

Një hetim tregon se kërkesa është aq e madhe sa restorantet po ofrojnë pjata me mish qeni ose maceje për ta shpërndarë nëpër shtëpi.

Kathrine Polak, një veterinere e hedh poshtë këtë teori duke thënë se ngrënia e mishit të qenit dhe maces rrit rrezikun e përhapjes së sëmundjes.

“Kushtet johigjienike që lidhen me tregun e mishit të maceve dhe qenve, e shoqëruar me rrezikun e kontaminimit pasi ka shumë kafshë të ndryshme që kanë qëndruar mbyllur ose janë vrarë pranë njëri-tjetrit mund të paraqesin shumim të sëmundjeve të reja dhe vdekeprurëse si Covid-19”, thotë ajo.

Fondacioni i ka bërë thirrje qeverive që të mbyllin marketet e kafshëve që konsiderohen si “bomba me sahat”.

Thuhet se kryeqyteti i Kambodias, Phnom Penh ka 110 restorante që shërbejnë mish qeni, të cilat lidhen me rastet e sëmundjes së kolerës dhe trikinelës.

Më shumë

Meghan dhe Harry mirëpresin fëmijën e dytë, Lilibet ‘Lili’ Diana

Duka dhe Dukesha e Sussex-it janë shtuar të premten me fëmijën e dytë, një vajzë të shëndetëshme që i kanë vënë emrin Lilibet ‘Lili’ Diana. Mamaja, Meghan po ashtu ndodhet në gjendje të mirë.   Një zëdhënës i Princit Harry dhe Meghan-it tha të dielën se çifti mirëpriti fëmijën e tyre, Lilibet “Lili” Diana […]

NASA konfirmon praninë e ujit në sipërfaqen hënore të ndriçuar nga Dielli

NASA nëpërmjet një deklarate për shtyp ka ndarë zbulimet më të fundit me publikun mbi kërkimet në Hënë. Rezulton që të ketë prezencë të ujit, madje në një sasi dhe më të lartë nga sa besohej.   Observatori Stratosferik i NASA-s për Astronominë Infrared (SOFIA) ka konfirmuar, për herë të parë, ujin në sipërfaqen […]

Familja mbretërore bëhet me vajzë, vjen në jetë Gelardina II

Princi Leka Zogu II ka njoftuar për ardhjen në jetë të vajzës së tij. Ai konfirmon edhe njëherë emrin, trashëguar nga Mbretëresha Geraldinë. Si për rastësi, Geraldina II erdhi në jetë në përvjetorin e 18-të të ndarjes nga jeta të Mbretëreshës së Parë shqiptare. Princi Leka ka shpërndarë në rrjet njoftimin zyrtar për lindjen […]

I porsalinduri tërheq maskën e mjekut, fotoja bëhet virale

Një fotografi e postuar në rrjetet sociale nga një gjinekolog arab me një foshnjë të sapo lindur është bërë virale.   Arsyeja sigurisht nuk është sepse është një foshnje e porsalindur, por sepse i porsalinduri tërheq maskën e mjekut ndërsa e mban atë në duar.   Gjinekologu Samer Cheaib nga Emiratet e Bashkuara Arabe […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara