Saturday 30 September 2023
Saturday 30 September 2023

 

Interesi për ndërtimin e impianteve për prodhimin e energjisë nga era nuk ka munguar në vendin tonë por deri më sot asnjë projekt nuk është konkretizuar.

 

Edhe pse të nxitura në të njëjtën kohë më shumë interes ka pasur drejt impianteve fotovoltaikë deri në 2MW projekte që sot një pjesë janë në prodhim dhe deri në fund të qershorit kishin prodhuar 22 mijë MWh energji.

 

Por pas duket se muajt e fundit ka një zgjim të interesit për impiantet eolikë. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri me dije se zonat që përfshijnë projektet që janë aktualisht në fazë shqyrtimi janë në zonën e Himarë dhe Fier.

 

MIE bëri me dije se shoqëria “NATURAL ENERGY SYSTEM” sh.p.k ka shprehur interesin dhe ka paraqitur pranë saj përmes një aplikimi për ndërtimin e një impianti eolik për prodhimin e energjisë nga burime të rinovueshme, me kapacitet 3 MW, në Zonën e Semanit, Bashkia Fier, Qarku Fier.

 

Me herët ishte interesi nga shoqëria “SPARK WIND” sh.p.k që sipas MIE ka shprehur interesin dhe ka paraqitur pranë Ministrisë se Infrastrukturës dhe Energjisë, aplikimin për ndërtimin e një impianti eolik për prodhimin e energjisë nga burime të rinovueshme, me kapacitet 3 MW, në Zonën e Pilurit, Bashkia Himarë, Qarku Vlorë, raporton monitor.

 

Sipas legjislacionit impiantet fotovoltiakë deri në 2MW dhe ato eolikë deri në 3MW mund të kalojnë vetëm më miratim të ministrit përgjegjës pa pasur nevojë që të kalojnë në qeveri sikurse ndodh me konceisonet tipike. Pas miratimit të kuadrit që nxiste këto impiante Enti Rregullator i Energjisë miratoi çmimin e energjisë për këtë kategori.

 

Ky çmim është rishikuar tre herë për fotovoltaikët duke arritur në 71.2 euro/MWh ndërkohë që për eolikët u rishikuar vetëm në muajin gusht duke u vendosur 75.64 euro/MWh nga 76 euro/MWh që ishte më herët.

 

Më shumë

Në gjashtë mujorin e parë të vitit më tepër mallra u transportuaran nëpërmjet hekurudhës

Gjatë gjysmës së parë të vitit volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë llogaritet 14.9 milionë ton-kilometër.   Sipas raportit të publikuar së fundmi nga INSTAT volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë u rrit me 23,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020-ës.   Por volumi i mallrave të transportuara […]

Gati 10 miliardë lekë eksportet drejt Kosovës, kryesojnë materialet e ndërtimit dhe metalet

Shqipëria dhe Kosova po zgjerojnë marrëdhëniet e tyre tregtare në vitet e fundit. Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), eksportet drejt Kosovës gjatë periudhës janar-prill arritën gati 10 miliardë lekë, ndërsa importet llogariten gati 3 miliardë lekë.   Eksportet kryesore të Shqipërisë drejt Kosovës përfaqësohen nga eksporti i materialeve të […]

Shtëpitë u shtrenjtuan 11 %. Rritja më e lartë është në Tiranë dhe në zonat bregdetare

Çmimet e apartamenteve në Tiranë kanë parë rritje të vazhdueshme ndër vite, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë blerjen e një banese. Veç qendrës së kryeqyteti ku çmimet arrijnë deri në 3200 euro/m2, shtrenjtim kanë parë edhe zonat periferike. Eksperti për pasuritë e paluajtshme Lefter Sila shpjegon se me gjithë çmimet e […]

“Bitcoin” futet në tregun shqiptar

Qeveria është duke i hapur rrugë dhënies së licencave në prodhimin dhe shitjen e monedhës Bitcoin. Përmes një projektligji të depozituar në Kuvend, Këshilli i Ministrave propozon të shtojë në ligjin bazë të lejeve dhe licencave edhe ato në sektorët e teknologjisë financiare.   Dy janë licencat bazë që do të jepen në fushën […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara