e shtunë 4 dhjetor 2021
e shtunë 4 dhjetor 2021

 

 

Rritja e infektimeve me COVID 19 në Qarkun e Gjirokastrës po sjell pasoja për shumë biznese të prodhimit dhe shërbimeve.

 

Qindra punëtorë po humbasin vendet e punës nga mbyllja sidomos e njësive të veshjeve, ndërsa pasoja negative ka sjellë për zonat ndërkufitare edhe bllokimi punësimit sezonal në Greqi.

 

 

Shërbimet sociale po trajtojnë një numër të kufizuar personash me ndihmë ekonomike, ndërsa nevojat janështuar javëte fundit me rritjen e shifrave të të prekurve nga koronavirusi.

 

Rritja e ndejshme e infektimeve me COVID 19 javët e fundit në Qarkun e Gjirokastrës po shoqërohet me masa të autoriteteve në mbylljen e sipërmarrjeve ku janë punësuar qindra vetë. Krahasnjësive të shërbimit ku janë gjetur shkelje të protokolleve shëndetësore autoritetet kanë mbyllur sidomos disa nga njësitë e prodhimit të veshjeve me porosi.

 

“Masat synojnë ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të virusit”, thotë për Zërin e Amerikës shefi i Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor në Gjirokastër Edi Sinoimeri. Sipas tij “mbyllja është e përkohshme dhe realizohet në bashkëpunim me njësitë e kujdesit shëndetësor mbi bazë të gjetjeve të rasteve të infektimit”.

 

Zoti Sinoimeri thotë se pas plotësimit të detyrabe të lëna nga inspektorët një seri biznesesh mund t`i rikthehen punës. Mbyllja e përkohshme e bizneseve ka rritur papunësinë në këtë qark të prekur gjatë këtij viti edhe nga bllokimi turizmit në Qendrën Historike dhe pamundësia e banorëve të zonave ndërkufiatre për të udhëtuar për punë sezonale në Greqi.

 

Drejtoresha e Shërbimeve Sociale në Bashkinë e Gjirokastrës Albana Allushi thotë për Zërin e Amerikës se pandemia ka rritur nevojat për mbështetje ekonomike.

 

“Kategoria më e prekur janë njerëzit që nuk kanë qenë të siguruar apo të vetësiguruar dhe të cilët nuk kanë mundësi të krijimit të të ardhurave”, thotë zonja Allushi.

 

Bashkia kë mbështetur disa qindra familje me një paketë ushqimore dhe ka ofruar ndihma për disa kategori, por nevojat jetike mbeten të mëdha. Nga vlerësimet e Insitucioneve ndërkombëtare Shqipëria mbetet një nga vendet më të cënueshme nga Pandemia e Koronavirusit të cilat lidhen me karakteristikat e ekonomisë së vendit, si niveli i lartë i vetëpunësimit dhe informalitetit.

 

Sipas një vlerësimi të Bankës Botërore kryer në maj të këtij viti shkalla e varfërisë në Shqipëri mund të rritet duke shkuar në 40 % në skenarin e parë dhe 44 % në skenarin e dytë. Sipas skenarit më optimist, varfëria do të arrinte në nivelin e vitit 2012 dhe sipas skenarit me pesimist ajo do ishte e barabartë me nivelin e vitit 2005, thuhet në studimin e Bankës, për efektet pandemisë në vendet e Ballkanit Perëndimor ku përfshihet edhe Shqipëria.

 

 

Më shumë

Shkodër, rrezikimi i ndërtesave të vjetra historike nga ndërtimet e reja

Ashtu si pjesa më e madhe e qyteteve të Shqipërisë edhe Shkodra ka ndryshuar gjatë 30 viteve të fundit nga pikëpamja e urbanistikës dhe arkitekturës. Vendin e shumë lagjeve dhe rrugicave të vjetra, me shtëpi karakteristike, tashmë e kanë zënë pallate shumëkatëshe, që thuajse nuk ndryshojnë nga njëri-tjetri. Bashkë me ato, kanë humbur […]

Emigrantët e kthyer hasin vështirësi të mëdha për t’u rifutur në tregun shqiptar të punës

Një studim i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, që u publikua sot në Tiranë, thekson se emigrantët e kthyer në Shqipëri po hasin vështirësi të mëdha për ri-integrimin e tyre në tregun e punës edhe si punëtorë edhe si investues.   Shumica e tyre pohuan gjatë intervistimit se kthimi i tyre në Shqipëri […]

Vonesat e rindërtimit, banorët e Ishmit presin edhe dimrin e tretë nën çadra

Një vit më parë A2 CNN vizitoi disa familje në zonën e Ishmit, të cilat po kalonin dimrin e dytë nën çadra, pasi banesat u ishin dëmtuar nga tërmeti i nëntorit të 2019.   Ai reportazh u mbyll me shpresën dhe pyetjen se a do të ishte dimri i fundit i atyre banorëve […]

Birësimi i fëmijëve nga komuniteti LGBT, ministrja Bora Muzhaqi: Duhet diskutuar dhe menduar

Ministrja e shtetit për të rinjtë dhe fëmijët, Bora Muzhaqi, nga Korça foli për mundësinë e birësimit të fëmijëve nga komuniteti LGBT.   “Mendoj që birësimi është një gjë kaq e bukur dhe fantastike. Pastaj, pjesa tjetër duhet diskutuar dhe menduar. Por, e rëndësishme është që nuk ka gjë më të bukur sesa […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara