e enjte 9 dhjetor 2021
e enjte 9 dhjetor 2021

 

Me fillimin e vitit të ri shkollor edhe Radio Televizioni Shqiptar me anë të kanalit të dedikuar RTSH SHKOLLË, do jetë pranë të gjithë nxënësve. Ky kanal transmeton duke filluar nga dita e sotme në mënyrë paralele të gjitha mësimet që zhvillohen edhe në shkollë. Edhe ministria e arsimit Besa Shahini në mesazhin drejtuar nxënësve ua rikujtoi atyre kanalin e dedikuar në RTSH.

 

RTSH ka angazhuar stafet e transmetuesit publik për të  ofruar të gjitha kushtet e kërkuara, në bashkëpunim me autoritetet arsimore, për nxënësit në të gjithë Shqipërinë. Kanali RTSH SHKOLLË aktualisht, ka një programacion të pasur, që përfshin mbi leksionet mësimore për klasat 1-12 dhe një orar i dedikuar vetëm për maturantët. Leksionet përcillen në ekran nga mësues të zgjedhur të shkollave 9-vjeçare e të mesme. Më anë të RTSH SHKOLLË, nxënësve do tu jepet mundesi të bëjnë një mësim të dyfishtë brenda institucionit arsimor, por edhe nëpërmjet televizionit. Ky kanal i dedikuar për nxënësit do të ndikojë edhe në lehtësimin e barrës së mësimit kolektiv në zona të thella të vendit. Radio Televizioni Shqiptar që prej muajve të parë të fillimit të pandemisë Covid-19 ka vënë në dispozicion këtë kanal të ri dedikuar nxënësve si një domosdoshmëri për fëmijet.

 

Ky transmetim synon të plotësojë jo vetëm kërkesën e aytoriteteve, por ka angazhuar edhe stafin teknik të RTSH për një mbulim cilësor të transmetimit në të gjithë vendin.

Më shumë

Shqipëria nënshkruan marrëveshjen, merr përsipër të përhapë mësimdhënien e gjuhës italiane në sistemin parauniversitar

Sot, më 18 maj 2021, në orën 12.00, pranë Ambasadës së Italisë në Tiranë, Ministrja e Arsimit, e Sporteve dhe e Rinisë, Evis Kushi, Ministrja e Ekonomisë dhe e Financave, Anila Denaj, dhe Ambasadori i Italisë, Fabrizio Bucci, nënshkruan Marrëveshjen e re të Mirëkuptimit mbi Programin “Iliria” me qëllim nxitjen e mëtejshme të […]

Në ditën e parë të shkollës ministrja e Arsimit Besa Shahini, jep dorëheqjen

Ministrja e Arsimit Besa Shahini njoftoi dorëheqjen nga posti, duke qenë se e kishte “të vështirë të vazhdonte punën larg familjes”, e cila jeton në Kosovë. Largimi i saj u bë i ditur gjatë një bashkëbisedimi mes saj dhe kryeministrit Edi Rama, të transmetuar në Facebook. Bashkë me ta ishte dhe deputetja socialiste Evis […]

RTSH SHKOLLË: Do të transmetohen të gjitha mësimet që zhvillohen edhe në shkollë

Me fillimin e vitit të ri shkollor edhe Radio Televizioni Shqiptar me anë të kanalit të dedikuar RTSH SHKOLLË, do jetë pranë të gjithë nxënësve. Ky kanal transmeton duke filluar nga dita e sotme në mënyrë paralele të gjitha mësimet që zhvillohen edhe në shkollë. Edhe ministria e arsimit Besa Shahini në mesazhin drejtuar […]

Me maska dhe prtokoll sigurie ndaj COVID-19, nis sot viti i ri shkollor 2020-2021.

Kjo e hënë shënon dhe nisjen e vitit të ri shkollor 2020-2021. Nisja e këtij viti shkollor është ndryshe nga vitet e tjera për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe në çdo shkollë do të ndiqet një protokoll i veçantë sigurie për të parandaluar përhapjen e Covid-19.   Rreth 480 mijë nxënës dhe 30 […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara