Rusia ka autorizuar ministrinë e saj të Mbrojtjes që të hapë një zyrë në Serbi, raportoi agjencia e lajmeve Reuters duke ju referuar një dokumenti qeveritar, ndërsa po përpiqet të zgjerojë lidhjet ushtarake me aleatin e saj tradicional në Ballkan, ndonëse Beogradi kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.
Muajin e kaluar Serbia pezulloi stërvitjet ushtarake më trupat e huaja për gjashtë muajsh, duke theksuar se është vënë nën trysninë e Bashkimit Evropian që të tërhiqet nga stërvitjet e përbashkëta me Rusnë dhe Bjellorusinë.
Urdhri i qeverisë ruse për hapjen e zyrës në Serbi që daton nga 15 tetori dhe është nënshkruar nga kryeministri rus, Mikhail Mishustin, parasheh që shefi i zyrës së propozuar do të ndihmojë në zgjidhjen e çështjeve ushtarake dhe teknike, në kuadër të bashkëpunimit ruso-serb, raporton voa.
Marrëveshja, pasi të jetë nënshkruar nga të dyja palët, do t’i jepte zyrtarit rus në Serbi të drejtën për të vizituar divizionet serbe që përdorin armë dhe pajisje ushtarake ruse, pasi të ketë bërë njoftim paraprak dhe të ketë marrë pëlqimin.
Në një deklaratë të shkurtër të martën, ministria e mbrojtjes e Serbisë tha se “një procedurë ligjore që i paraprin përfundimit të marrëveshjes” tashmë ishte nisur.
Serbia, ushtria e së cilës përdor kryesisht teknologjinë ish sovjetike të armatimeve, ka blerë avionë ushtarak MiG-29 si dhe helikopterë Mi-35, tanke T-72 dhe transportues të blinduar nga Rusia përgjatë viteve të fundit.
Më 10 tetor, në një shfaqje të fuqisë së ripërtërirë ushtarake, Serbia zhvilloi një stërvitje të madhe duke demonstruar përdorimin e armëve të prodhuara nga Rusia, përfshirë sistemin kundërajror Pantsir. Ajo përdori gjithashtu dronë ushtarak të blerë kohët e fundit nga Kina.
Serbia po përpiqet të balancojë ambicien e saj për t’u integruar në BE me lidhjet tradicionale me Rusinë dhe Kinën, të cilat mbështesin refuzimin e saj për të njohur pavarësinë e Kosovës.
Rusia, po përpiqet të mbajë Serbinë brenda sferës së saj të ndikimit gjeopolitik dhe hapja e zyrës së ministrisë së Mbrojtjes është një sinjal i qëllimit të Moskës.
Rusia kërkon garanci të qarta sigurie nga Perëndimi
Bombarduesit rusë patrullojnë mbi kufijtë e Bjellorusisë
Të zemëruar me Abbasin, palestinezët votuan në zgjedhje komunale
Çfarë fshihet pas tensioneve Rusi-Ukrainë?
Biden dhe Putin nuk arrijnë marrëveshje për krizën në Ukrainë
“Do të fluturoj sërish”: Frika nga talibanët ndërpret ëndrrën e pilotes së parë afgane
BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]
Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit. Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]
Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca. Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]
Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett. Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë. Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]