Rusia miraton vaksinën e tretë anticovid. Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Mikhail Mishustin.
“Sot, Rusia është i vetmi vend që ka tashmë tre vaksina kundër COVID-19,” u shpreh kryeministri në një dalje për median shtetërore.
Provat klinike në shkallë të gjerë të vaksinës së etiketuar CoviVac dhe prodhuar nga Qendra Chumakov, ende nuk kanë filluar.
Deri më tani Rusia ka aprovuar dy vaksina duke përfshirë Sputnik V dhe EpiVacCorona të prodhuara nga Instituti Gamaleya në Moskë, të cilat po ashtu u aprovuan para se të dilnin rezultatet përfundimtare të testeve, çka shkaktoi edhe shqetësime mes shkencëtarëve në Perëndim.
Sputnik V u aprovua në gusht dhe testet klinike nisën në shtator, më pas në dhjetor nisi vaksinimi masiv.
Testet treguan se vaksina ishte 91.4 % efektive. Që prej asaj kohe më shumë se 2 milionë rusë janë injektuar të paktën me dozën e parë të vaksinës Sputnik V, ndërsa pritet të nis edhe faza e dytë e vaksinimit.
Ndryshe nga vaksina Sputnik V, e cila përdor një virus të ftohtë të modifikuar të parrezikshëm që mashtron trupin në prodhimin e antigjeneve për të ndihmuar sistemin imunitar të përgatitet ndaj infeksionit të covid 19 , vaksina CoviVac është një vaksina e plotë Virion.
Kjo do të thotë se është bërë nga një virusi që është inaktivuar.
“Vaksina që kemi zhvilluar … pasqyron të gjithë historinë e shkencave ruse, si dhe globale, të vaksinave,” tha të shtunën drejtori i Qendrës Chumakov.
Vaksina CoviVac jepet në dy doza, me 14 ditë diferencë. transportohet dhe ruhet në temperatura normale të frigoriferit, prej 2 deri në 8 gradë Celsius.
Rusia miraton vaksinën e tretë
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut i kërkon Moskës të lirojë opozitarin Navalny
Senati shpall të pafajshëm ish-Presidentin Trump
Mbi 100 automjete u përfshinë në një aksident në Texas, 6 viktima
Rusia mund t’i ndërpresë lidhjet me BE
New York – Mbyllet muzeu i KGB, pajisjet e spiunazhit të Luftës së Ftohtë dalin në shitje
Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden po mban një qëndrim të ashpër ndaj Turqisë për shkak të blerjes së sistemit raketor rus. Biden nuk e ka ndryshuar qëndrimin e administratës së paraardhësit të tij, Donald Trump për këtë çështje. “Pozicioni ynë nuk ka ndryshuar. Ne i bëjmë thirrje Turqisë […]
Shtetet e Bashkuara njoftuan se një bombardues B-52 ka kryer një fluturim mbi Gjirin Persik si shenjë e demonstrimit të fuqisë dhe “parandalimit të një agresioni të mundshëm”. Njoftimi i ushtrisë amerikane vjen në kohën e tensioneve në rritje me Iranin dhe frikës se shkaku i tyre mund të vie deri te ndonjë sulm […]
Vendet e grupit G7 e quajtën të “motivuar politikisht” burgosjen e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny dhe kundërshtuan “shtypjen e dhunshme” të protestuesve pro-Navalny nga ana e Rusisë. Përmes një deklarate të përbashkët, ministrat e jashtëm të Shteteve të Bashkuara, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar kërkuan “lirimin e menjëhershëm […]
Presidenti i Kinës Xi Jinping mori pjesë në Ngjarjen Virtuale të Forumit Ekonomik Botëror (WEF) të Axhendës së Davosit dhe mbajti një fjalim të posaçëm të hënën në Pekin përmes lidhjes me video. “Pandemia është larg përfundimit. Ringjallja e fundit e rasteve të epidemisë na kujton se duhet të vazhdojmë luftën,” tha […]