Rusia është e gatshme t’i ndërpresë marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, nëse blloku i vendos sanksione të reja, tha ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
BE shfaqi mundësinë e sanksioneve të reja për shkak të trajtimit që po i bën Moska liderit të opozitës në Rusi, Alexei Navalny, i cili është burgosur.
“Ne nuk duam ta izolojmë veten nga çështjet botërore, por duhet të përgatitemi për këtë”, tha Lavrov duke folur në kanalin rus në YouTube, Solovyov Live.
“Nëse doni paqe, përgatituni për luftë”, tha ai.
Javën e kaluar, Rusia dhe BE-ja kanë dëbuar diplomatë të njëra-tjetrës për rastin Navalny.
Navalny është arrestuar muajin e kaluar, pasi ka arritur në Moskë nga Gjermania.
Në Gjermani, ai është trajtuar për helmimin me agjentin nervor Noviçok.
Navalny ka fajësuar direkt Kremlinin, por ky i fundit e ka mohuar përfshirjen.
Autoritetet ruse e kanë arrestuar në bazë të disa akuzave të mëhershme për përvetësim fondesh.
Sipas Navalnyt, ato janë të motivuara politikisht.
Marrëdhëniet midis Moskës dhe BE-së, në fakt, kanë qenë të acaruara prejse Rusia ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë, më 2014, dhe vazhdon të mbështesë separatistët që luftojnë forcat qeveritare në lindje të Ukrainës.
Javën e kaluar, kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se vendet anëtare do të vendosin për hapat e rinj kundër Rusisë, që mund të përfshijnë edhe sanksione.
Rusia miraton vaksinën e tretë
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut i kërkon Moskës të lirojë opozitarin Navalny
Senati shpall të pafajshëm ish-Presidentin Trump
Mbi 100 automjete u përfshinë në një aksident në Texas, 6 viktima
Rusia mund t’i ndërpresë lidhjet me BE
New York – Mbyllet muzeu i KGB, pajisjet e spiunazhit të Luftës së Ftohtë dalin në shitje
Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden po mban një qëndrim të ashpër ndaj Turqisë për shkak të blerjes së sistemit raketor rus. Biden nuk e ka ndryshuar qëndrimin e administratës së paraardhësit të tij, Donald Trump për këtë çështje. “Pozicioni ynë nuk ka ndryshuar. Ne i bëjmë thirrje Turqisë […]
Shtetet e Bashkuara njoftuan se një bombardues B-52 ka kryer një fluturim mbi Gjirin Persik si shenjë e demonstrimit të fuqisë dhe “parandalimit të një agresioni të mundshëm”. Njoftimi i ushtrisë amerikane vjen në kohën e tensioneve në rritje me Iranin dhe frikës se shkaku i tyre mund të vie deri te ndonjë sulm […]
Vendet e grupit G7 e quajtën të “motivuar politikisht” burgosjen e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny dhe kundërshtuan “shtypjen e dhunshme” të protestuesve pro-Navalny nga ana e Rusisë. Përmes një deklarate të përbashkët, ministrat e jashtëm të Shteteve të Bashkuara, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar kërkuan “lirimin e menjëhershëm […]
Presidenti i Kinës Xi Jinping mori pjesë në Ngjarjen Virtuale të Forumit Ekonomik Botëror (WEF) të Axhendës së Davosit dhe mbajti një fjalim të posaçëm të hënën në Pekin përmes lidhjes me video. “Pandemia është larg përfundimit. Ringjallja e fundit e rasteve të epidemisë na kujton se duhet të vazhdojmë luftën,” tha […]