Saturday 30 September 2023
Saturday 30 September 2023

 

Rusia në krizë! Si e gjithë bota, nën efektin Covid-19. Rënia drastike e çmimit të naftës e të gazit, produktet kryesore të eksportit rus, nga njëra anë dhe, nga ana tjetër, shpenzimet e mëdha shëndetësore për të përballuar pandeminë, po sjellin në një kontraktim serioz të ekonomisë ruse, prej 6% sipas FMN (në krahësim me 5,5% të kalkuluar më parë). Sipas kësaj organizate financiare, Rusia do të arrijë nivelin ekonomik të parakrizës vetëm në fund të vitit 2022. Banka Qendrore e Rusisë në njoftimet e saj e zbut disi politikisht impaktin me krizën, duke deklaruar se reçesioni do të variojë nga 4 në 6%.

Në këto kushte, për të rimbushur arkën e shtetit, po merren një sërë masash të rëndësishme nga ana e qeverisë ruse dhe e vetë Presidentit Putin. Njoftimi se do të rriten taksat nuk ishte ndonjë surprizë! Por ndryshimi është se politika e Flat-Tax e aplikuar deri më tani merr tashmë forma, në dukje, robinhudjane: do të taksohen më shumë ata që kanë të ardhura nga 5 milionë rubla e sipër (afro 7O mijë Euro me kursin aktual). Rusët, në narrativën dhe mitologjinë moderne të tyre, i japin shpesh një jetë tjetër personazhit të famshëm Robin Hood në figurën e Putinit, por në këtë rast, ka mundësi të gjejnë vetëm sherifin tagërmbledhës!

Prodhimi i brendshëm i Rusisë do të pësojë një rënie prej 12%, ndaj Putin e shikon të domosdoshme që, duke filluar nga 1 Janari i vitit të ardhshëm, kush fiton më shumë, duhet të ndihmojë më shumë vendin për të kaluar këtë moment të vështirë. “Kjo do të kontribuojë me afër 60 miliardë rubla (870 milionë Euro) në bilancin e shtetit” – ka shpjeguar Putin.

 

Si do të përdoren këto fonde?

Presidenti absolut i Rusisë i ka shpjeguar publikut se fondet e shtuar nga taksimi më i lartë i kategorive më të pasura të popullsisë, do të jenë të mbrojtur nga cilido përdorim i ndryshëm nga ai për fëmijët me sëmundje të rënda, barna të kushtueshëm, mjete dhe aparatura rehabilitimi, operacione kirurgjike të nivelit të lartë, etj.. Rusët mund të jenë të sigurtë se këto fonde nuk do të shkojnë për llogari të shpenzimeve ushtarake; ata kanë besim të plotë në seriozitetin e Presidentit të tyre, ndërsa Putin i siguron për perspektivën e vendit:” Kemi resurse e kapacitete për të ringritur shpejt ekonominë kombëtare, për ta risjellë në trajektoren e ngjitjes” ngaqë, argumenton ai, “stabiliteti i rublës nuk është garantuar artificialisht, por nga forca që japin bazat e shëndosha të ekonomisë ruse”. Putin gjithashtu shton se masat e jashtëzakonshme e të paprecedent në mbështetje të qytetarëve të Federatës Ruse gjatë kësaj pandemie kanë qënë të mundura falë rezervave të grumbulluara nga shteti dhe falë treguesve makroekonomikë të mbajtur stabël.

Heqja dorë nga flat-tax prej 13%, e impostuar menjëherë pas ardhjes së tij në Kremlin në vitin 2000, mund të jetë një operacion i doosdoshëm për arkën e shtetit, por mund të sjellë edhe efekte boomerang jo të paktë. Investitorët, sidomos ata jorusë, mund të mos jenë më aq të interesuar për tregun rus si dhe amnistitë fiskale që janë parashikuar në shumë vende të Europës e të Perëndimit, mund të sjellin bjerrje të kapitaleve financiarë në Rusi, sidomos të kapitaleve të oligarkisë ruse e cila, ndaj patriotizmit dhe sensit civik të Presidentit nuk është po aq e ndjeshme. Të mos harrojmë se Rusia, që nga rënia e komunizmit dhe e Bashkimit Sovjetik, çdo 5-6 vjet ka pësuar goditje ekonmike të rëndësishme: në fillim të viteve ‘9O-të përballoi krizën e rëndë të ndërrimit të sistemit; sapo e mori pak veten i doli përpara kriza globale e ’97-99-tës e më pas kriza e sanksioneve perëndimore për shkak të aneksimit arbitrar që i bëri Krimesë më 2014-tën.

Një nga masat që Banca Qendrore e Rusisë ka ndërmarrë për të dalë nga kriza është shkurtimi i taksës së interesit me akoma 100 pikë, duke e çuar në 4,5%, niveli më i ulët që nga koha e rënies së Bashkimit Sovjetik. Inflancioni po mbahet nën kontroll, nën 4% dhe tregu i obligacioneve po lehtëson financat e shtetit. Rubla ka humbur vetëm 11 % në krahësim me dollarin, përqindja më e ulët e humbjeve në krahësim me krizat e mëparshme, ku humbja shkoi deri edhe në 60%.

Ekonomia ruse merr gjithsesi sinjale të mirë nga tregu: çmmi i naftës u risoll në vlerën e pak më shumë se 4O dollarëve për fuçi, shifër akoma e ulët, por krej e ndryshme në krahësim me 16-17 dollarët ku arriti në prill. Kujtojmë se Rusia është vendi i dytë në botë për eksportimet e naftës bruto.

Por ekonomia ruse nuk prodhon vetëm naftë dhe gaz. Në afro 500 miliardë dollarë që është vlera e eksportit rus për vitin 2O19, nuk bëjnë pjesë vetëm nafta, gazi, metalet dhe lëndë të tjera të para. Rusia është një ndër eksportueswt më të mëdhenj të perlave, gurëve të çmuar e gjysmë të çmuar, lodrave si robotë dhe kululla të çdo lloji, rrobave vintage, librave, etj., për një vlerë prej më shumë se 15 miliardë dollarësh për vitin e kaluar. Veçanërisht Britania e Madhe, SHBA, Japonia, India dhe Belgjika janë tregu më i madh i perlave dhe gurëve të çmuar nga Rusia.

E pabesueshme, por e vërtetë: Rusia është një ndër eksportuesit botërorë të kakaos! Vitin e shkuar ky vend eksportoi kakao për një vlerë prej 725 milionë dollarë në tregjet e Kazakistanit, Kinës, Bjellorusisë, Azerbajxhanit, Uzbekistanit dhe republikave të tjera ish sovjetike.

Industria ruse, si ajo artixhane, ashtu edhe ajo teknologjikisht më e avancuar, prodhon dhe eksporton sasi të konsiderueshme kukullash, pajisjesh sportive, motoçikletash e biçikletash, për një vlerë prej afro 200 milionë dollarë në vit.

Prodhuesët rusë të tekstileve kanë zbuluar një fetë të mirë tregu për tregtimin e prodhimeve në stil vintage. Vitin e kaluar, eksporti i këtyre prodhimeve arriti shifrën e 1miliardë e 113 milionë dollarë. Teknologji të reja dhe sidomos materiale të rinj kanë kontribuar në këtë rritje.

Të gjithë e dimë se rusishtja është gjerësisht e folur në hapësirën ish-sovjetike e në shumë vende ajo është tashmë gjuhë e dytë zyrtare. Kjo lehtëson shumë eksportin e librave, revistave, gazetave, kartolinave dhe materialeve të tjerë të shtypit në gjuhën ruse.

Kjo do të thotë se pavarësisht vështirësive, rusët po mobilizojnë resurset dhe fantazinë për të zgjeruar ekonominë e tyre. Me resurse janë shumë të pasur e për fantazi prodhuese ende nuk shquhen, por një ndër efektet pozitivë të  kohëve të vështira qëndron në faktin se stimulojnë pikërisht atë.

 

Përgatiti M.S.

 

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara