e hënë 1 mars 2021
e hënë 1 mars 2021

 

Organizata Human Rights Watch (HRW) ka kritikuar planet e Rusisë për të zgjeruar përdorimin e sistemeve të njohjes së fytyrës.

 

HRW është e shqetësuar se një projekt i tillë paraqet kërcënim ndaj privatësinë.

 

Gazeta Kommersant njoftoi javën e kaluar se kamerat CCTV (kamera vëzhguese) me softuer të njohjes së fytyrës, do të instalohen në hapësirat publike dhe në hyrjen e ndërtesave të apartamenteve, në 10 qytete në të gjithë Rusinë, me qëllim të, siç është thënë, mbrojtjes së sigurisë publike.

 

Teknologjia është përdorur tashmë në Moskë, ku autoritetet po planifikojnë të zgjerojnë përdorimin e saj në tramvaje dhe trena nëntokësorë.

 

“Autoritetet ruse duhet të jenë të përgatitura t’i përgjigjen pyetjeve të vështira për të dëshmuar se nuk po dëmtojnë të drejtat e njerëzve duke pretenduar se po mbrojnë sigurinë publike”, tha Hugh Williamson, drejtor i Evropës dhe Azisë Qendrore në HRW.

 

Zbatimi i teknologjisë së njohjes së fytyrës në të gjithë vendin është kritikuar nga grupi ndërkombëtar i të drejtave të njeriut Amnesty International, i cili ka paralajmëruar se ky projekt “do të kishte një efekt tronditës” mbi protestuesit, si dhe grupet e privatësisë dhe avokatët e të drejtave digjitale në Rusi.

 

Ligjet ruse të sigurisë kombëtare dhe praktikat e mbikëqyrjes “u mundësojnë agjencive të zbatimit të ligjit të kenë qasje në çdo të dhënë në emër të mbrojtjes së sigurisë publike”, sipas HRW.

 

Ndërkohë, organizata joqeveritare Roskomsvoboda ka dokumentuar të paktën shtatë raste kur banorëve të Moskës, u janë publikuar të dhënat personale në internet.

 

Hetuesit në Moskë po zhvillojnë një hetim penal për shitjen e pretenduar të të dhënave të njohjes së fytyrës nga dy zyrtarë të zbatimit të ligjit, por HRW tha se autoritetet “duket se nuk e njohin nevojën për vënien e kufijve të duhur në lidhje me mbledhjen, përpunimin dhe ruajtjen e të dhënave personale, që do të ndihmonte në parandalimin e shkeljeve të tilla të sigurisë”, raporton rel.

 

HRW tha se autoritetet ruse duhet të pezullojnë përdorimin e teknologjisë së njohjes së fytyrës në të gjithë vendin dhe “të ftojnë ekspertë të shoqërisë civile dhe politikëbërës të përfshihen në një debat në lidhje me domosdoshmërinë dhe ligjshmërinë e përdorimit të mbikëqyrjes së njohjes së fytyrës”.

 

Më shumë

Biden mban qëndrim të ashpër ndaj Turqisë

Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden po mban një qëndrim të ashpër ndaj Turqisë për shkak të blerjes së sistemit raketor rus.   Biden nuk e ka ndryshuar qëndrimin e administratës së paraardhësit të tij, Donald Trump për këtë çështje.   “Pozicioni ynë nuk ka ndryshuar. Ne i bëjmë thirrje Turqisë […]

Një bombardues amerikan ka fluturuar mbi Gjirin Persik

Shtetet e Bashkuara njoftuan se një bombardues B-52 ka kryer një fluturim mbi Gjirin Persik si shenjë e demonstrimit të fuqisë dhe “parandalimit të një agresioni të mundshëm”. Njoftimi i ushtrisë amerikane vjen në kohën e tensioneve në rritje me Iranin dhe frikës se shkaku i tyre mund të vie deri te ndonjë sulm […]

G7 kërkon lirimin e menjëhershëm të Navalnyt

Vendet e grupit G7 e quajtën të “motivuar politikisht” burgosjen e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny dhe kundërshtuan “shtypjen e dhunshme” të protestuesve pro-Navalny nga ana e Rusisë.   Përmes një deklarate të përbashkët, ministrat e jashtëm të Shteteve të Bashkuara, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar kërkuan “lirimin e menjëhershëm […]

Forumi i Davosit – Presidenti i Kinës Xi Jinping, i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar për bashkim

Presidenti i Kinës Xi Jinping mori pjesë në Ngjarjen Virtuale të Forumit Ekonomik Botëror (WEF) të Axhendës së Davosit dhe mbajti një fjalim të posaçëm të hënën në Pekin përmes lidhjes me video.   “Pandemia është larg përfundimit. Ringjallja e fundit e rasteve të epidemisë na kujton se duhet të vazhdojmë luftën,” tha […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara