Albanian Profile
e martë 17 maj 2022
e martë 17 maj 2022

 

 

Ministria e Jashtme Ruse ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Rama për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën.

 

Përmes zëdhënëses, Ministria e Jashtme e konsideron të papranueshme deklaratën e kryeministrit Rama dhe thotë se promovimi i planeve për krijimin e një Shqipërie të madhe minon stabilitetin në rajon.

 

“Deklarata e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, në lidhje me bashkimin e Shqipërisë me Kosovën na duket tërësisht e papranueshme. Të nxitësh plane për të krijuar Shqipërinë e Madhe, do të thotë t’i kundërvihesh rezolutës të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, 1244, dhe kërcënon stabilitetin në rajon”, tha zëdhënsja Maria Zakharova.

 

 

Deklaratat e kryeministrit Rama cilësohen nga Rusia si “të gabuara”, që sipas saj shkojnë kundër nismës së “Open Balkan”.

 

“Kjo lloj deklarate e pavend nuk i qëndron kontekstit të përpjekjeve të përbashkëta të Beogradit dhe Tiranës për të krijuar një treg të përbashkët nën nismën rajonale të Ballkanit të Hapur, e zhvilluar në bashkëpunim me Shkupin”, thuhet më tej.

 

Dy ditë më parë, në një intervistë televizive, kryeministri Rama deklaroi se bashkimi i Shqipërisë dhe Kosovës është në aspirata e tij, por jo të jetë në krye të saj.

 

Më shumë

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Dekriminalizim e dorëheqje, si mbetën 6 bashki pa kryetar

Vënia nën akuzë nga SPAK i kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, dhe mënyra se si do t’i rrjedhë përballja me drejtësinë për akuzën e “falsifikimit”, nuk e përjashton mundësinë e ndërprerjes së mandatit të tij.   Por nga ana tjetër, në vend janë gjashtë bashki të cilat nuk e kanë një kryetar të […]

Shtyhet ngritja e komisionit të reformës zgjedhore

Miratimi i komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore është tërhequr nga seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë.   Vendimi ka ardhur pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj.   Kjo për faktin se palët ende nuk janë dakordësuar për objektin e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. […]

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka prezantuar në Kuvend projektligjin që do të votohet ditën e sotme mbi konventën e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Izraelit.   Sipas saj kjo konventë do të bëjë që çdo shtetas apo biznes që zhvillon […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara