Një gjykatë në Moskë ka shqiptuar masën e arrestit shtëpiak për dy muaj ndaj vëllait të Aleksei Navalnyt dhe disa ndihmësve të tij, teksa autoritetet po mundohen të prishin planet për protesta mbarëkombëtare gjatë fundjavës, lidhur me trajtimin e Navalnyt.
Navalny, një kritik i zëshëm i Kremlinit, gjendet në burg, pasi u arrestua në një aeroport të Moskës menjëherë pasi arriti nga Gjermania.
Vendimi i fundit ndaj bashkëpunëtorëve të Navalnyt më 29 janar, vjen pasi policia në Moskë ka njoftuar se planifikon të kufizojë lëvizjet në kryeqytetin rus dhe të mbyllë shtatë qendra të metrosë, me qëllim që të përgatitet për protesta të “paautorizuara” dhe që sipas autoriteteve janë “të ndëshkueshme”.
Navalny dhe bashkëpunëtorët e tij kanë planifikuar protesta më 31 janar, pas mbajtjes së protestave fundjavën e kaluar në dhjetëra qytete të Rusisë. Në protestat e javës së kaluar, pothuajse 4,000 protestues u arrestuan.
Në Moskë, protestat janë paraparë të mbahen në Sheshin Lubyanka, që gjendet në afërsi të selisë së Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB), ku ka edhe zyrat administrata presidenciale.
Më 29 janar, një gjykatë në Moskë vendosi masën e arrestit shtëpiak deri më 23 mars për Oleg Navalnyn, që është vëllai i Aleksei Navalnyt dhe ndaj avokatit të tij, Lyubov Sobol dhe Oleg Stepanov, që është koordinator i Fondacionit anti-korrupsion të kritikut të Kremlinit.
Po ashtu, nën arrest shtëpiak për dy muaj është vendosur edhe anëtarja e grupit Pussy Riot, Maria Alyokhina dhe Anastasia Vaislyeva, që është kryetarja e Sindikatës së doktorëve.
Të gjithë të arrestuarit janë akuzuar për shkelje të masave kufizuese që janë vendosur për ta luftuar pandeminë.
Po ashtu, në mungesë është dënuar edhe bashkëpunëtori i ngushtë i Navalnyt, Leonid Volkov, për shkak të thirrjeve që ai u ka bërë adoleshentëve që të marrin pjesë në protesta, thanë autoritetet.
Aleksei Navalny u arrestua më 17 janar, pasi arriti në Rusi nga Gjermania, ku ishte trajtuar për helmim me agjentin nervor, Novichok. Për helmimin, Navalny e ka akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin, por këto akuza janë hedhur poshtë nga Kremlini. REL
Rusia miraton vaksinën e tretë
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut i kërkon Moskës të lirojë opozitarin Navalny
Senati shpall të pafajshëm ish-Presidentin Trump
Mbi 100 automjete u përfshinë në një aksident në Texas, 6 viktima
Rusia mund t’i ndërpresë lidhjet me BE
New York – Mbyllet muzeu i KGB, pajisjet e spiunazhit të Luftës së Ftohtë dalin në shitje
Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden po mban një qëndrim të ashpër ndaj Turqisë për shkak të blerjes së sistemit raketor rus. Biden nuk e ka ndryshuar qëndrimin e administratës së paraardhësit të tij, Donald Trump për këtë çështje. “Pozicioni ynë nuk ka ndryshuar. Ne i bëjmë thirrje Turqisë […]
Shtetet e Bashkuara njoftuan se një bombardues B-52 ka kryer një fluturim mbi Gjirin Persik si shenjë e demonstrimit të fuqisë dhe “parandalimit të një agresioni të mundshëm”. Njoftimi i ushtrisë amerikane vjen në kohën e tensioneve në rritje me Iranin dhe frikës se shkaku i tyre mund të vie deri te ndonjë sulm […]
Vendet e grupit G7 e quajtën të “motivuar politikisht” burgosjen e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny dhe kundërshtuan “shtypjen e dhunshme” të protestuesve pro-Navalny nga ana e Rusisë. Përmes një deklarate të përbashkët, ministrat e jashtëm të Shteteve të Bashkuara, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar kërkuan “lirimin e menjëhershëm […]
Presidenti i Kinës Xi Jinping mori pjesë në Ngjarjen Virtuale të Forumit Ekonomik Botëror (WEF) të Axhendës së Davosit dhe mbajti një fjalim të posaçëm të hënën në Pekin përmes lidhjes me video. “Pandemia është larg përfundimit. Ringjallja e fundit e rasteve të epidemisë na kujton se duhet të vazhdojmë luftën,” tha […]