e martë 21 shtator 2021
e martë 21 shtator 2021

 

 

Me krizën e Coronës u shtuan në Europë zërat për një “autonomi strategjike” në produkte e furnizim. Komisioni Europian po bën planet përkatëse. Por ekonomistët tani thonë, se kjo mund të kushtojë shumë, shumë shtrenjtë.

 

 

Në fillim ishte kriza me mungesën e maskave mbrojtëse. Më pas mungonin makineritë, për të rritur prodhimin e vaksinës. Tani mungojnë çipa të ndryshëm që bllokojnë prodhimin e automjeteve në Europë. Pandemia e me të edhe kriza në shumë sektorë të ekonomisë e nxorrën në dritë: Europa është e varur në atë masë nga furnizimet nga Kina, apo vende të tjera të botës, saqë kjo varësi mund të bëhet shumë e rrezikshme. Atëherë kur furnizimet bllokohen, apo thjesht se ka mungesa apo probleme politike.

 

Nuk është çudi që qeveria gjermane kërkon prej kohësh veprime konkrete, ndër të tjera zgjerimin e prodhimit të çipave. Komisioni Europian këto kërkesa nga vende të ndryshme i ka hedhur tani në një plan, në thelb të të cilit qëndron pikërisht “autonomia strategjike” europiane. “Doktrina e re e një autonomie të hapur strategjike”, kështu e quajti Neue Zürcher Zeitung strategjinë e re: “të hapur aq sa mundemi, dhe autonom aq sa është e nevojshme.”

 

“Frenë proteksioniste”

 

Tingëllon bukur dhe e ekulibruar. Megjithatë gazeta konservatore nga Zyrihu e vazhdon më tej analizën. “Tregtia globale dhe ndarja e punës në botë në dekadat e kaluara i dhanë hov të madh mirëqenies.” Nëse këtu ka kufizime, atëherë kjo mirëqenie do të frenohet në formë proteksioniste.” Ekspertë ekonomikë të Institutit për Ekonominë Botërore (IfW) kanë paraqitur tani një studim, me të cilin ata duan të llogarisin se sa i kushton Europës kjo autonomi. Rezultati: Një shkëputje e BE nga zinxhirët ndërkombëtare të furnizimit apo edhe sikur vetëm nga Kina do t’u kushtonte shteteve të BE disa qindra miliardë euro në vit. Këtë e tregojnë inskenime të ndryshme studimore.

 

Autorët e studimit kanë llogaritur, se çfarë pasojash do të kishte, në rast se vendet e BE do të dyfishonin barrierat tregtare, për të nxitur prodhimin vendas. Nuk bëhet fjalë për dogana të tja, por për dhënien me preferenca të tenderave publikë, avantazhe tatimore apo subvencionime të tjera për ofruesit e BE. Nga ana tjetër janë zhvilluar modele për kuota importi apo ndalime të caktuara mallrash. Nëse BE do të ndërmerrte hapa të tillë të njëanshëm për veçimin nga bota, atëherë “prodhimi i brendshëm bruto çdo vit karahasuar me vitin e marrë si bazë 2019 do të binte rreth me 580 miliardë euro ose një ulje 3,5% më pak se sa pa ndërhyrjet”, përmbledhin ekonomistët. Në rast të marrjes së kundërmasave nga partnerët e Europës, kjo humbje “do të shtohej në rreth 870 miliardë euro apo rënie 5,3% të prodhimit të brendshëm bruto.”

 

 

“Transporti i mallrave të bëhet më rezistent”

 

Megjithëse studiuesit e Institutit për Ekonominë Botërore në Kiel i hedhin poshtë barrierat tregtare, ata shohin nevojë të ngutshme për veprim “që ekonomia e BE të bëhet më rezistente ndaj krizave në tregtinë ndërkombëtare të mallrave.” Sipas IfW nevojitet “zgjerimi i rrjetit të furnizuesve, nxitja e riciklimit dhe përmirësimi i magazinimit.” Shqetësimin për pasojat e përpjekjeve për një riorientim të zinxhirëve të furnizimit, studiuesit e Kielit e ndajnë me sipërmarrjet europiane, anëtare të shoqatës së sektorit ekonomik, ERT. “Theksimi i strategjisë ekonomike mund të çojë në proteksionizëm”, paralajmëroi një përfaqësues i shoqatës në gazetën gjermane Frankfurter Allgemeinen Zeitung. “Ne jemi të alarmuar.”

 

Me këtë nuk mënjanohet problemi i furnizimeve të mallrave kryesorë në BE. Dhe pavarësisht nëse bëhet fjalë për Daimler, Siemens, Volkswagen apo Fiat. Kudo mungojnë chipa, porositë nuk përfundohen dot, me pasojë anësore shtrenjtimin, kosto që dalin nga xhiroja e vogël dhe fitimi i ulët.

 

Më shumë

9 Maj – 76 vjet nga Fitorja mbi Nazifashizmin

Në këtë 76 vjetor të Fitores mbi Nazifashizmin, arsyet për të kujtuar këtë datë janë më të shumta se kurrë. Ato kanë të bëjnë para së gjithash me krizën aktuale ekonomike të kontinentit europian, një prej dy teatrove kryesorë të Luftës së Dytë Botërore dhe me idenë e Europës së Bashkuar, ide e cila, […]

Bota priti Vitin e Ri 2021 në qetësi

7.8 miliardë njerëz në botë i dhanë një lamtumirë të përzemërt vitit 2020 pa bujën e zakonshme dhe tubime publike për shkak të pandemisë COVID-19.   Viti i Ri nisi më qetë se zakonisht, pa festime të mëdha dhe fishekzjarre spektakolare. Njerëzit presin vitin 2021 me shpresën se do të marrë fund pandemia e […]

Presidenca gjermane e BE, e frustruar për dështimet në procesin e zgjerimit

Procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian nuk pritet të jetë temë e samitit të BE-së që do të zhvillohet të enjten dhe të premten në Bruksel, ndërsa edhe në takimin e së martës të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme do të jetë vetëm si temë eventuale jashtë rendit të ditës, apo si “çështjet e […]

Një epokë e re në Malin e Zi

Më i vogli ndër shtetet pasuese të Jugosllavisë, Mali i Zi, për herë të parë pas 30 vitesh priet një qeveri, që nuk kontrollohet nga presidenti më afatgjatë në post në Europë, Milo Gjukanoviç.   Të premten (04.12) Mali i Zi përjeton ndërrimin e parë demokratik të qeverisë. Parlamenti në kryeqytetin, Podgoricë gjatë ditës […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara