Tuesday 3 October 2023
Tuesday 3 October 2023

 

-“Si je”, “Sa e ke rrogën?”, janë pyetjet klasike të një shqiptari kur takon shqiptarin që s’e ka parë prej kohësh! Por, për pyetjen e fundit që i mundon aq shumë njerëzit e devotshëm të këtij vendi të begatë, vjen përgjigjia për 637 mijë të punësuar, në administratën publike dhe në sektorin privat, por ky është vetëm fillimi se mediat bëjnë me dije se, në ditët e pakta që i kanë mbetur këtij viti, do të publikohet lista (data-base) e plotë.

Me anë të këtij materiali heq edhe kuriozitetin se në sa vende “kullot” një person!

 

 

Në Shqipëri, të dhënat e pagave të mbi 637 mijë qytetarëve të punësuar në sektorin publik dhe atë privat, po qarkullojnë lirisht përmes aplikacionit whatsapp. Prokuroria bëri të ditur se ka nisur menjëherë hetimet. Qeveria nga ana e saj tha se nuk rezulton të ketë ndodhur ndonjë eksport dixhital i bazës së të dhënave, duke folur megjithatë për një “ndërhyrje kriminale në bazën e të dhënave të pagave. Presidneti Ilir Meta e cilësoi publikimin e të dhënave një shkelje flagrante dhe një skandal të përsëritur, duke kujtuar publikimin e të dhënave personale të mbi 900 mijë qytetarëve pak para zgjedhjeve. Ndërsa Partia Demokratike është e bindur se dhe të dhënat që po qarkullojnë së fundmi kanë qenë pjesë e strategjisë së qeverisë për qëllimet e saj elektorale.

 

Materiali që po qarkullon lirisht nëpër telefonat e qytetarëve të shumtë përmban të dhëna personale si numrin e kartës së identitetit, e gjthashtu numrin e identifikimit të shoqërisë ku janë punësuar, përfshirë dhe pozicionin e punës.

 

Prokuroria e Tiranës, bëri të ditur se ka nisur hetimet. Në fokus janë Drejtoria e Tatimeve dhe Instituti i Sigurimeve shoqërore, dy institucionet që i zotërojnë këto të dhëna.

 

Zëdhënësi i Qeverisë Endri Fuga bëri të ditur se “analizat paraprake tregojnë qartësisht se nuk ka ndodhur asnjë eksport dixhital i databazës së pagave për periudhën janar – prill 2021 në fushat e dokumentit të hedhur në qarkullim”dhe se ky dokument rezulton të jetë “një bashkim i disa copave të ndryshme”, duke qenë se disa formulime nuk i korrespondojnë formatit zyrtar. Megjithatë në deklaratën e qeverisë flitet për “ndërhyrjeje kriminale në databazën e pagave të qytetarëve” gjë për të cilën njoftohet se Ministria e Financave po përgatit denoncimin në Prokurori.

 

Mbi qarkullimin e këtyre të dhënave u shpreh dhe presidenti Ilir Meta. Ai foli për “shkelje flagrante të lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor, të ligjeve dhe të Kushtetutës” e duke e cilësuar “një rast paligjshmërie i përsëritur, pas skandalit të patronazhistëve”.

 

Para zgjedhjeve të 25 Prillit portal Lapsi.al, zbuloi se të dhënat personale të 900 mijë qytetarëve, kishin përfunduar në duart e Partisë Socialiste për qëllime elektorale. Për hetimin e nisur mbi këtë rast nuk ka ende asnjë informacion. Socialistët i dolën në mbrojtje skemës së patronazhistëve, ndërse vetë kryeministri Edi Rama, nuk e konsideroi problem publikimin e të dhënave personale. Kjo çështje ishte një nga shqetësimet e ngritura dhe në raportin e vëzhguesve ndërkombëtar për zjedhjet e 25 prillit.

 

Partia Demokratike u shpreh sot e bindur se dhe kjo listë, që i përket Janarit të këtij viti, është sipas saj pjesë e strategjisë së parties në pushtet për përdorimin e informacioneve sensitive për qëllime elektorale. Nënkryetari Enkelejd Alibeaj tha se “pagat dhe të dhënat sensitive të qytetarëve janë tanime në pazar, në duart e keqbërësve” dhe se përgjegjës për atë që e cilësoi “skandal të përmasave të jashtëzakonshme” është kryeministri Rama.

 

 

Nga ana e tij Sali Berisha nëpërmjet një postimi në Facebook akuzon kryeministrin Edi Rama se nxori në pazar edhe pagat e të gjithë punonjësve për qëllimet elektorale.

 

“Superskandal i fundit i Narkoshtetit!

Kreu i meduzes dhe banda e tij ne narkoqeveri ne nje superskandal qe mund te ndodhe vetem ne nje narkoshtet nxori ne pazar edhe pagat e te gjithe punonjesve, zyrtareve te narkoshtetit te tij.

Ky akt i shemtuar eshte dhe superskandali me i madh dhe goditja me e rende per qellimet elektorale por dhe te tjera te zeza te nje te dhene personale kryesore siç eshte paga per te gjithe punonjesit e Shqiperise. Narkoshteti eshte shteti i bandave dhe droges!

Denoj me ashpersine me te madhe kete akt te pashembullt qe deshmon dhe njehere fytyren e zeze te Narkoshtetit dhe kreut te tij te meduzes Edvin Rama! Sb”, shkruan Sali Berisha.

 

Më shumë

Politikat e copëtuara për bujqësinë

Shqipëria është vendi më bujqësor në Europë, me këtë sektor jetik që sjell gati 19% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Pavarësisht rënies së fortë në krahasim me fillimin e viteve ’90, kjo peshë është shumë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian (2%) dhe gati dy herë më e lartë se […]

Shqiptarët shpenzuan 13.6 milionë euro në 9 muaj për të siguruar pronat, si ndahet tregu mes kompanive

Për nëntë muajt e parë të këtij viti, shqiptarët shpenzuan rreth 1.67 miliardë lekë ose rreth 13.6 milionë euro për sigurimin e pronave.   Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se primet e shkruara bruto nga sigurimet e pronës u rritën me 31% krahasuar me të njëjtën periudhë të një […]

Drafti: Rritet kufiri i pagës së pataksueshme në 40 mijë lekë, përgjysmohet nga 30-50 mijë lekë, pragu për shtresën e mesme bëhet 200 mijë lekë

Nga korriku i vitit 2022 pritet që të ndryshojë sërish tatimi mbi pagat, duke rritur si dyshemenë për kufirin e pataksueshëm të pagës minimale në 40 mijë lekë (nga 30 mijë lekë që është sot), po ashtu dhe kufirin mbi të cilin pagat taksohen me normën maksimale prej 23%, në 200 mijë lekë, nga […]

Çmimet e naftës shtrenjtohen për herë të gjashtë në pak muaj, arrijnë 184 lekë, afër rekordit historik

Çmimet e karburanteve kanë shënuar një tjetër rritje ditët e fundit, për herë të gjashtë radhazi në vetëm pak muaj.   Në pikat e tregtimit të“Kastrati”, më i madhi në vend për shumicën dhe pakicën, nafta tregtohet me 184 lekë, ose 8 lekë më shumë se më parë. Benzina është shtrenjtuar në 186 lekë, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara