e enjte 27 janar 2022
e enjte 27 janar 2022

 

 

Ashtu sic do vit, për fat të keq sezoni turistik po shoqërohet me humbje jetësh në plazhe. Vetëm gjatë ditës së martë, në plazhin e Durrësit humbën jetën dy pushues, njëri nga Serbia dhe tjetri nga Kosova.

Pothuajse gjithë zona e rërës është mbushur me çadra dhe shtretër plazhesh, që u takojnë subjekteve private. Këta të fundit janë të detyruar me ligj që të ndërtojnë një kullë vrojtimi 3 m të lartë dhe të paguajnë një vrojtues plazhi të certifikuar nga Federata e Vrojtuesve të Plazhit. Është e lehtë të verifikohet se janë mjaft të pakta kullat e vrojtimit. Këtë pohojnë edhe pushuesit:

 

Shumica e rasteve me vdekje që janë regjistruar në plazhe kanë ardhur nga infarkte kardiake dhe për këtë arsye mjekët sugjerojnë që pushuesit të bëjnë kujdes dhe ët shmangin temperaturat e larta.

 

Po cili është autoriteti që kontrollon mbarëvajtjen dhe zbatimin e ligjit për funksionimin e plazheve?

Task forca e krijuar për këtë qëllim detyron Agjencinë Kombëtare të Bregdetit dhe Agjencinë Kombëtare të Turizmit, por në grupin e punës duhet të ketë edhe përfaqësues të policisë së shtetit. Disa ditë më parë policia e shtetit nisi kontrollin e të gjithë plazheve private për të parë nëse ishin pajisur  apo jo me licensën përkatëse, por vetëm kaq.

 

Plazhet private vazhdojnë të funksionojnë në shkelje të ligjit, pa përmbushur detyrimet për ngritjen e kullave të vrojtimit dhe personelit përkatës.

 

Më shumë

Turizmi, kombinimi mes modelit masiv dhe ekskluziv pati sukses

Intervistë me Arben Çipa, Shoqata e Hotelierëve në Sarandë     Saranda, që pati vitin më të mirë turistik këtë verë, pas një sezoni të dobët të vitin 2020, duket se ka gjetur sekretin për suksesin. Arban Çipa, nga Shoqata e Hotelierëve në Sarandë, shprehet se modeli i kombinuar mes turizmit ekskluziv dhe atij masiv […]

Pashaliman – Orikum: Baza ushtarake, parku arkeologjik, apo të dy? Kjo është çështja!

Vizita turistike në Parkun Arkeologjit të Orikut aktualisht  kalon nëpërmjet portës dhe territorit të Bazës Ushtarake të Pashalimanit. Turistit dhe vizitorit  i duhet që përveç biletës hyrëse, të paraqesë kartën e identitetit dhe në hapësirën rreth një km të bazës ushrarake detyrimisht duhet të shoqërohet nga një punonjës i shërbimit të funksioneve  të tyre: […]

Njerëzit u lidhën dorë më dorë për të shpëtuar pushuesit, çfarë ndodhi në Shëngjin

Një akt heroik kanë kryer sot Vrojtuesit e Plazhit në Shëngjin.   Luçjano Marku dhe Bekris Dragusha me shumë guxim kanë shmangur një tragjedi të vërtetë.   Federata e Vrojtuesve e Shqipërisë thotë se tre pjesëtarë të një familje nga Ferizaj i Kosovës, babai dhe dy vajzat e tij adoleshente kanë rrezikuar jetën.   […]

”Corriere della sera”: Plazhet më të bukura shqiptare, limane të fshehura dhe gjire të virgjëra

Vendi i shqiponjave, me pamje nga Adriatiku dhe Joni, është një destinacion i ri për turizmin veror. Arsyet? Ndodhet afër Italisë, është i pasur me bukuri natyrore dhe ka disa nga plazhet më të bukura në Ballkan, shkruan Francesca Masotti për gazetën më të njohur italiane ”Il corriere della sera” (https://viaggi.corriere.it) Vitet e fundit […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara