e premte 22 tetor 2021
e premte 22 tetor 2021

 

Lindi në Edërne (Adrianopojë), Turqi, më 15 shtator 1912, në një familje intelektule libohovite. Kur familja e saj u kthye në atdhe, ajo vazhdoi studimet në Liceun Francez të Korçës, duke qënë e para fëmer që mbaron këtë shkollë. Pas përfundimit të studimeve, punon si mësuese në Normalen Femërore të Korçës, Shkollën Amerikane të Kavajës, Institutin “Nana Mbretneshë”, si dhe në Liceun e Korçës. Në vitin 1936 i akordohet bursë shtetërore për studime në Itali, në Fakultetin e Shkëncave Biologjike, në Universitetin e Torinos, të cilat i mbaron me rezultate maksimale, në vitin 1940.

Në 18 shkurt 1943, Instituti Mbretëror i Studimeve Shqiptare, vendosi të krijojë pranë tij, një muze të shkëncave, dhe për këtë u ngarkua Sabihaja. Edhe gjatë viteve të para të komunizmit, ajo vazhdon kërkimin shkëncor, në krah të figurave të shquara, si Çabej, Buda, Gjergj Komnino, Gjergj Ashta, etj.

Në oborrin e Ambasadës Sovjetike, në 19 shkurt 1951 ndodhi një shpërthim, të cilin regjimi e konsideroi si akt terrorist, pavarësisht se nuk pati asnjë pasojë. Kjo u përdor si pretekst për arrestimin e 22 intelektualëve, të cilët do të pushkatoheshin brënda pak ditësh, natën e 26-27 shkurtit 1951, mes tyre e vetmja vajzë, Sabiha Kasimati. Puna e saj shkëncore, edhe pse e shpallur “armike e popullit”, do të përvetësohej, dhe do të botohej në vitin 1955, nën emrin e shkencëtarit sovjetik Anatoli Poljakowa dhe dy studiuesve shqiptarë.

 

Muzeu i Shkencave të Natyrës sot mban emrin e themelueses së tij, Sabiha Kasimati.

Kendi i kujtesës, i vendosur në hyrje të muzeut, i punuar nga AIDSSH, në bashkëpunim me biologë, historianë, studiues, familjarë, gazetarë e dizajner, jep informacion për shkencëtaren, puna dhe jeta e së cilës u ndërpre dhunshëm mesnatën e 26 shkurtit 1951.

Vepra e saj shkencore “Peshqit e Shqipërisë” me studime të qenësishme në terren, ende sot është pronësi intelektuale e munguar, e mohuar.

 

Në foto, portreti i Sabihasë si dhe korespodencë e Ernest Koliqit, kryetar i Institutit Mbretëror të Studimeve Shqiptare me Sabiha Kasimatin

 

 

 

 

 

Më shumë

Sabiha Kasimati – shkencëtarja e parë shqiptare

Lindi në Edërne (Adrianopojë), Turqi, më 15 shtator 1912, në një familje intelektule libohovite. Kur familja e saj u kthye në atdhe, ajo vazhdoi studimet në Liceun Francez të Korçës, duke qënë e para fëmer që mbaron këtë shkollë. Pas përfundimit të studimeve, punon si mësuese në Normalen Femërore të Korçës, Shkollën Amerikane të […]

Theodhor Kavalioti (1718-1797) – Mendimtar dhe filozof iluminist

Mendimtar dhe filozof iluminist. Lindi dhe vdiq në Voskopojë. Mësimet e para i mori në vendlindje dhe i plotësoi në Janinë. Pas studimeve u kthye në Voskopojë, ku zhvilloi veprimtari pedagogjike e shoqërore. Më 1743 u emërua mësues dhe më pas drejtor i shkollës, e cila me përpjekjet e tij u ngrit në rangun […]

Zef Skiroi – Poeti, prozatori, dramaturgu, etnografi, publicisti i shquar arbëresh

Më 10 gusht 1865 lindi në Horë të Arbëreshëve poeti, prozatori, dramaturgu, etnografi, publicisti i shquar arbëresh Zef Skiro. Që në moshë të vogël tregoi interes për historinë dhe traditat e paraardhësve. Studioi në “Seminarin Shqiptar” në Palermo. Më 1887 themeloi në Palermo revistën “Arbëri i Ri”, bashkë me Françesk Petën. Më 1890 u […]

Meleq Gosnishti – Hero i Popullit

Meleq Gosnishti Hero i Popullit. U vra gjatë luftimeve për marrjen e kalasë së Margëlliçit në Patos në 30 mars 1944. Lindi në fshatin Gosnisht të Përmetit. I biri i Iliaz dhe Hatixhe Gosnishtit. Qe femija më i madh nga shtatë fëmijet e kësaj familje. Emigroi që në moshën 14 vjeçare drejt Parisit dhe u […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara