e mërkurë 19 janar 2022
e mërkurë 19 janar 2022

 

Ish-kryeministri, Berisha do të hapë një proces gjyqësor, ku do të padisë për shpifje, Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Si arsye ai përmendi dinjitetin e nëpërkëmbur.

 

Ish-kryeministri dhe ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, do të hapë një proces gjyqësor, ku do të padisë për shpifje, Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, që të mërkurën, (19.05) e shpalli Berishën “person të padëshiruar” së bashku me familjen e tij dhe u ndaloi hyrjen në SHBA, për “përfshirje në korrupsion domethënës”.

 

Në një konferencë për shtyp, që Berisha dha të enjten në mbrëmje ,(20.05), ai paralajmëroi se ka udhëzuar avokatin e tij, “të ngrejë padi direkte kundër z. Blinken për shpifje publike, në një vend neutral dhe të respektuar, si Franca, në Gjykatën Korrektuese të Parisit.”

 

Ai tha mbrëmë se “arësyet që publikoi Sekretari i Departamentit të Shtetit, pa asnjë paralajmërim dhe në mënyrën më të papritur, më shpifëse janë vlerësime të gënjeshtërta për personalitetin e tij dhe tërësisht të panjohura prej vetë atij.”

 

Ish-kryeministri Berisha deklaroi se qëkur ka nisur jetën e tij politike dhe ka marrë pagën në “borderonë e shtetit nuk ka njeri në Shqipëri apo në botë që mund të thotë se  kam qenë i implikuar në një aferë të çfarëdoshme korruptive”.

 

Në konferencën për shtyp, Berisha foli për “dinjitetin e tij të nëpërkëmbur” që e detyron të ngrejë padi për shpifje kundër Sekretarit Amerikan të Shtetit, Blinken. Ai theksoi që “në mënyrë kategorike kjo padi nuk është një akt kundër SHBA-ve, për të cilat ushqej të njëjtat ndjenja, por ndaj një njeriu që pa rreshtuar as prova, fakte apo argumenta, ka ngritur akuza që nuk i ka ngritur askush kurrë ndaj meje, as kundërshtarët më të egër”. Gjykata Korrektuese e Parisit është gjykatë e shkallës së parë që gjykon çështje penale për veprat të klasifikuara si kundërvajtje dhe të kryera nga të rritur.

 

Më shumë

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Dekriminalizim e dorëheqje, si mbetën 6 bashki pa kryetar

Vënia nën akuzë nga SPAK i kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, dhe mënyra se si do t’i rrjedhë përballja me drejtësinë për akuzën e “falsifikimit”, nuk e përjashton mundësinë e ndërprerjes së mandatit të tij.   Por nga ana tjetër, në vend janë gjashtë bashki të cilat nuk e kanë një kryetar të […]

Shtyhet ngritja e komisionit të reformës zgjedhore

Miratimi i komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore është tërhequr nga seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë.   Vendimi ka ardhur pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj.   Kjo për faktin se palët ende nuk janë dakordësuar për objektin e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. […]

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka prezantuar në Kuvend projektligjin që do të votohet ditën e sotme mbi konventën e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Izraelit.   Sipas saj kjo konventë do të bëjë që çdo shtetas apo biznes që zhvillon […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara