e premte 19 gusht 2022
e premte 19 gusht 2022

 

“Thikë pas shpine” e ka cilësuar Sali Berisha, vendimin e kreut të PD-së Lulzim Basha për ta përjashtuar nga grupi parlamentar.

 

Këtë deklaratë Berisha e ka bërë në prani të demokratëve në takimet që ai ka nisur dhe i ka quajtur si “Foltorja”. Berisha nuk i ka kursyer edhe batutat duke e quajtur Bashën si “ish-kryetar” të PD-së ku në fakt legjitimisht Basha është kryetar i kësaj partie.

 

“Kryetari ynë, më falni ish-kryetari jonë u mor me karrigen e tij…. Lapsus. Zoti Basha u mor me karrigen e tij. Në atë kohë. Berisha doli “non grata” me një akuzë që ajo nuk ka asnjë fakt dokument dhe argument.” tha Berisha.

 

Berisha më tej ka theksuar se vendimi i Bashës për ta përjashtuar nga grupi parlamentar, asgjësoi të gjitha parimet dhe sovranitetin e PD-së.

 

“Lulzim Basha në një akt të pashembullt mendoj unë në historinë e një vendi dhe të një shteti. Pa pyet asnjë njeri del dhe komunikon përjashtimin e Sali Berishës duke i futur një thikë pas shpine mua është njëra anë, por të gjitha parimeve mbi të cilat është ngritur Partia Demokratike. Kjo parti është liri e të drejtave njerëzore. Është parti e të drejtave. Janë gardiane të interesit kombëtar. Ju futi thikë pas shpin forumeve të PD-së. Thirri koordinator. Po kujt i futi thikën tjetër ai? Juve dhe anëtarëve të PD-së. Vullnetit tuaj të shprehur në forume. Ky i asgjësoi të gjitha. Prandaj dhe ja ku jemi. Por tani vëreni vetën në pozitat e dy zgjedhësve.” tha Berisha.

 

Më tej Berisha ka hedhur akuza ndaj Bashës që ka dalë duke mashtruar popullin shqiptarë dhe ndërkombëtarë që në PD i merr Seli Berisha vendimet dhe jo ai vetë. Mes të tjerash Berisha nuk ka ngurruar që të kërkojë falje dhe më pas të thotë se nuk e ka mbështetur Bashën aq sa është krijuar ideja në publik.

 

“Jam këtu për të kërkuar një ndjesë publike. Kam takime nga mëngjesi deri në darkë dhe deputët, me demokratë të thjeshtë pa përjashtim. Nga të gjithë më kanë thënë hapur në sy. Ne atë nuk e kemi dashur, por ne atë e kemi mbështetur nga se e mbështet doktori. Mund të ju duket çudi por unë ua them që nuk e njihja këtë në këto përmasa. Se i kisha mbyllur hesapet dhe punoja vetëm për interesa të PD-së dhe në 8 vite ju garantoj që nuk gjen me gishta të dorës që të kem arritur ti promovojë në PD. Përkundrazi ka ndodhur një spastrim i heshtur i të gjithë atyre që kishin bashkëpunuar. Dhe nuk i thash se mendoja që do të punojë me njerëzit e tij. I shihja të tjerët të largoheshin. Nuk mendoja që njerëzit të mendonin që Basha të kishte mbështetje pa kushte. Kërkoj ndjesë. Nuk jam pajtuar por si njeri i betuar që nuk kthehem më. Nisja ime është pa kthim. E dyta isha i betuar që një po të mbetet i dyti do jem unë. Nuk kisha projekt, por humbi zgjedhjet”

 

“Jep dorëheqjen i kam thënë në 2017. Jo më tha nuk e jap. Erdhën dhe i mori të gjitha vendimet por këtu ka bërë për interes të karriges dhe ka deklaruar fshehtas se vendimet i merr Berisha. Personalisht u garantoj që po të hapim llogaritë vendimet e mia kanë qenë që këto zgjedhje të mos bojkotohen se ishim në rrugë me djegien e mandateve” tha Basha.

 

 

Berisha u kërkon të falur demokratëve që i solli Bashën

Kulmi i foltores së Sali Berishës ishte momenti kur ai u kërkoi solemnisht falje demokratëve për Lulzim Bashën. Në këtë moment salla ka shpërthyer në brohorima dhe me thirrjet: “Turp Turp”. Pavarësisht se sa e sinqertë është ndjesa e ish kryeministrit, ai tha se ka qenë avokat i militantëve përballë Bashës dhe se nuk ka pasur djeni për projektin e tij për largimin e të gjithë bashkëpunëtorëve.

 

 

 

 

 

Më shumë

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Dekriminalizim e dorëheqje, si mbetën 6 bashki pa kryetar

Vënia nën akuzë nga SPAK i kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, dhe mënyra se si do t’i rrjedhë përballja me drejtësinë për akuzën e “falsifikimit”, nuk e përjashton mundësinë e ndërprerjes së mandatit të tij.   Por nga ana tjetër, në vend janë gjashtë bashki të cilat nuk e kanë një kryetar të […]

Shtyhet ngritja e komisionit të reformës zgjedhore

Miratimi i komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore është tërhequr nga seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë.   Vendimi ka ardhur pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj.   Kjo për faktin se palët ende nuk janë dakordësuar për objektin e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. […]

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka prezantuar në Kuvend projektligjin që do të votohet ditën e sotme mbi konventën e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Izraelit.   Sipas saj kjo konventë do të bëjë që çdo shtetas apo biznes që zhvillon […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara