e shtunë 4 dhjetor 2021
e shtunë 4 dhjetor 2021

 

Në samitin e fundit të BE-së për Angela Merkelin u dhanë duartrokitje frenetike lamtumire. Debatet e zjarrta për temat si shteti ligjor dhe migracioni BE-ja në të ardhmen do të duhet t’i zgjidhë vet pa Merkelin.

 

 

Një video që zgjati dy orë e gjysmë me imazhe nga çastet më interesante të samiteve të BE-së me një kolonë muzikore me piano. Një fjalim, në të cilin u theksua, një samit i BE-së pa Angela Merkel-i është si Parisi pa kullën Eiffel apo si Roma pa Vatikanin. Dhe një skulpturë si dhuratë lamtumire, që paraqet Këshillin Europian në Bruksel. Kështu iu shpreh lamtumira Merkelit prej kreut të Këshillit të BE-së, Charles Michel dhe 26 homologeve dhe homologëve të kancelares gjermane nga vendet anëtare. Nisur nga fakti që me gjasë në dhjetor në samitin e radhës postin e kancelarit si pasues i Merkelit do ta marrë socialdemokrati Olaf Scholz, ky takim i 107 i BE-së në nivel të lartë është i fundit për kancelaren Merkel.

 

“Oaz i qetësisë brenda BE-së”

 

Ndërsa kancelari austriak Alexander Schallenberg e përshkroi Merkelin si “oaz i qetësisë brenda BE-së” dhe si “padyshim një europiane të madhe”, kryeministri i Luksemburgut nxorri në pah një të fshehtë, kur tha, se: “Shumica e njerëzve nuk e dinë, por zonja Merkel ishte një makinë kompromisi.” Dhe: “Mua do të më mungojë shumë ajo.”

 

Faktikisht është pikërisht aftësia e Merkelit, që ka mundur të ndërmjetësojë mes pozicioneve të ndryshme në BE, ajo çfarë mund t’u mungojë këtej e tutje të 26 krerëve të BE-së.

 

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, e quajti atë “një faktor stabiliteti”, që në kohë të vështira politike ka qenë absolutisht i nevojshëm. Për këtë, tha ai, e vlerësoj shumë atë.

 

Angela Merkel vet zgjodhi fare pak fjalë emocionuese kur doli para gazetarëve pas takimit dyditor në Bruksel. Ajo tha, se largohet në një kohë, që i krijon asaj shqetësim. “Ne kemi mundur të përballojmë shumë kriza.” Por: “Problemet e hapura për pasuesin tim janë të mëdha.”

 

Dy tema, që sipas Merkelit preokupojnë më së shumti unionin janë migracioni dhe mbrojtja e shtetit ligjor, e këto dy tema dominuan edhe samitin e BE-së.

 

Polonia dhe shteti ligjor

 

Kryeministri polak Mateusz Moraviecki ishte në fokus. Polonia prej vitesh është duke e rikonceptuar sistematikisht sistemin e drejtësisë. Edhe pse kjo temë prej kohësh po e përçan unionin, Gjykata Kushtetuese polake e ka nxitur debatin në një nivel të ri, pasi gjykoi, që pjesë të së drejtës së BE-së nuk përputhen me të drejtën kombëtare në Poloni. Në një konferencë shtypi pas samitit Moraviecki i akuzoi disa shtete të BE-së, se nuk po e kuptojnë drejt reformën në drejtësi të Polonisë. Polonia nuk ka problem me shtetin ligjor, sipas tij.

 

Por shumë kryetarë shtetesh dhe qeverish të BE-së kanë një mendim tjetër për këtë. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kërkoi “gjeste konkrete” nga qeveria polake.

 

Polonia luan një rol vendimtar në Bruksel edhe lidhur me grindjen e mbetur në vend-numëro për politikën e azilit dhe të migracionit në BE. Ashtu si edhe shtetet e tjera të BE-së Polonia akuzon kreun e shtetit fqinj Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko, se po nxit ardhjen e të arratisurve dhe migrantëve përmes Polonisë, Lituanisë dhe Letonisë drejt BE-së.

 

“Kërcënim hibrid”

 

Angela Merkel e quajti këtë veprim si një “kërcënim hibrid” dhe “instrumentalizim politik” në kurriz të njerëzve. Të gjitha shtetet e BE-së ndajnë këtë mendim, por nga ana tjetër nuk janë në unanimitet se si duhet të reagojnë ndaj kësaj situate.

 

Ndërsa Gjermania propozon sanksione, një sërë vendesh të BE-së, ndër to Polonia, Letonia dhe Lituania kërkojnë më shumë para dhe ndihma për të mbrojtur kufijtë e jashtëm të BE-së.

 

Kancelari austriak Alexsander Schallenberg kërkoi, që BE të financojë dronë dhe gardhe kufiri. “Përse duhet që vetëm taksapaguesit lituanezë ta mbajnë këtë barrë, kur në fakt ata na mbrojnë edhe ne”, tha Schallenberg. Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen , e hodhi poshtë këtë propozim. Gardhe me tela me gjemba dhe mure, sipas saj, nuk financohen nga BE.

 

Kryeministri i Luksemburgut Xavier Bettel tha, se BE-ja duhet të gjejë “ekuilibrin” e duhur për të vepruar konform të drejtave të njeriut.

 

Grindja për politikën e azilit dhe migracionit e preokupon prej vitesh BE-në. Ndonëse Komisioni i BE-së në vjeshtën 2020 prezantoi një pakt të ri migracioni, qysh atëherë asgjë nuk ka lëvizur. Gerald Knaus, kryetar i think-tank Nisma Europiane e Stabilitetit, sheh me shqetësim gjendjen në kufijtë e jashtëm të BE-së me Bjellorusinë: “Ne do të përjetojmë, se si njerëzit në dimër vdesin, sepse BE-ja nuk i lejon ata të hyjnë. Kjo është e tmerrshme.”

 

Që tema e migracionit në union nuk është zgjidhur ende, tha kancelarja Angela Merkel, kjo e bën BE-në të brishtë nga jashtë. Merkel vet pas 16 vjetësh në post nuk ia ka dalë të negociojë një zgjidhje, edhe pse ajo vlerësohet si “makinë kompromisi”. DW

 

Më shumë

Sa mirë i mbron BE gazetarët?

Kur Daphne Caruana Galizia u vra në një sulm me bombë me makinë më 16 tetor 2017, kjo shkaktoi shqetësim jo vetëm në Evropë, por në mbarë botën. Por gazetarja malteze nuk është e vetmja që i është dashur të paguajë me jetën e saj për hulumtimet e saj mbi korrupsionin dhe pastrimin […]

Zbulohet plantacioni më i madh i drogës në Europë

Policia spanjolle zbuloi dhe sekuestroi plantacionin më të madh të marjuanës në Europë. Bëhet fjalë për një sipërfaqe toke prej 12 hektarësh ku kultivoheshin të paktën 135 mijë rrënjë, në qytezës Huerta de Valdekara’banos, 70 kilometra në jug të kryeqytetit Madrid.   Policia arrestoi 3 persona gjatë një operacioni anti-drogë në këtë zonë, ndërsa […]

Protesta kineze kundër zbatimit të certifikatës shëndetësore COVID-19 në Itali

Një komunitet kinez në provincën e Prato, Itali, deklaroi se certifikata shëndetësore COVID-19 e zbatuar nga qeveria italiane ka shkaktuar ndëshkim të padrejtë për komunitetin. Komuniteti kinez u kërkoi autoriteteve të interpretojnë rregullat në mënyrë fleksibile.   (Rrjeti kinez i Deutsche Welle) – Komuniteti kinez në provincën e Prato është një nga komunitetet më […]

E vërteta e tmerrshme: Deportimi i hebrenjve para 80 vjetësh

Më 18 tetor 1941 treni i parë me hebrenjtë që po deportoheshin u largua nga stacioni Grunevald i kryeqytetit të Rajhut, Berlin. Presidenti Steinmeier shprehet, se kurrë nuk duhet të ketë vend antisemitizmi në Gjermani.   Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier në ceremoninë përkujtimore, 80 vjet pas fillimit të deportimeve të hebrenjve berlinezë më […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara