e enjte 27 janar 2022
e enjte 27 janar 2022

E parë nga jashtë, shtëpia modeste e 61-vjeçarit Edson Suemitsu duket pak më ndryshe nga shtëpitë në lagjen Curitiba, një qytet i heshtur në jug të Brazilit. Por brenda mureve të shtëpisë së tij gjendet një botë krejt tjetër, e cila ditë pas dite rrezikon të zhduket.

Në garazhin e shtëpisë do të gjeni gjithmonë, Suemitsu, duke punuar shpatat e tij prej guri apo prej hekuri.

Suemitsu sigurisht që nuk është personi I fundit në botë që prodhon katanas,  një lloj shpate e lakuar e përdorur nga samurajit në periudhën feudale dhe antike të Japonisë, por përfaqëson të vetmin samurai në Brazil, një vend i njohur në botë për kafenë, samban dhe futbollin.

Suemitsu tanimë me flokët gri nga mosha tha se  u interesua të prodhonte katanas  në kohën kur gjyshi i tij krijonte briskë të ndryshëm për të mbrojtur nga gjarpërinjtë  helmues në fermën e tyre.

“Fillova të bëj katana për të nderuar pararrdhësit e mi. Ishte shumë er vështirë për mua në fillim, sepse nuk kisha parë kurrë më parë katana”, shprehet Suemitsu.

Ai ka bërë rreth 1.000 shpata gjatë 42 viteve të fundit, të cilat i shet me çmimet duke filluar nga 6,000 reais (1.400 dollarë) deri në rreth 20,000 reais. Ai punon me ditë të tëra, me durim dhe pasion të madh duke arritur të bëjë maksimumi tre shpata në muaj.  

“Samurai i fundit i Brazilit”, shprehet se një ndër sekretet më të mëdha të të bërit katana, është besimi. Ai u shpreh se Suemitsu nuk planifikon të dalë në pension kurrë dhe shprehet i mërzitur se trashëgimia e tij mund të vdesë me të.

Më shumë

Meghan dhe Harry mirëpresin fëmijën e dytë, Lilibet ‘Lili’ Diana

Duka dhe Dukesha e Sussex-it janë shtuar të premten me fëmijën e dytë, një vajzë të shëndetëshme që i kanë vënë emrin Lilibet ‘Lili’ Diana. Mamaja, Meghan po ashtu ndodhet në gjendje të mirë.   Një zëdhënës i Princit Harry dhe Meghan-it tha të dielën se çifti mirëpriti fëmijën e tyre, Lilibet “Lili” Diana […]

NASA konfirmon praninë e ujit në sipërfaqen hënore të ndriçuar nga Dielli

NASA nëpërmjet një deklarate për shtyp ka ndarë zbulimet më të fundit me publikun mbi kërkimet në Hënë. Rezulton që të ketë prezencë të ujit, madje në një sasi dhe më të lartë nga sa besohej.   Observatori Stratosferik i NASA-s për Astronominë Infrared (SOFIA) ka konfirmuar, për herë të parë, ujin në sipërfaqen […]

Familja mbretërore bëhet me vajzë, vjen në jetë Gelardina II

Princi Leka Zogu II ka njoftuar për ardhjen në jetë të vajzës së tij. Ai konfirmon edhe njëherë emrin, trashëguar nga Mbretëresha Geraldinë. Si për rastësi, Geraldina II erdhi në jetë në përvjetorin e 18-të të ndarjes nga jeta të Mbretëreshës së Parë shqiptare. Princi Leka ka shpërndarë në rrjet njoftimin zyrtar për lindjen […]

I porsalinduri tërheq maskën e mjekut, fotoja bëhet virale

Një fotografi e postuar në rrjetet sociale nga një gjinekolog arab me një foshnjë të sapo lindur është bërë virale.   Arsyeja sigurisht nuk është sepse është një foshnje e porsalindur, por sepse i porsalinduri tërheq maskën e mjekut ndërsa e mban atë në duar.   Gjinekologu Samer Cheaib nga Emiratet e Bashkuara Arabe […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara