e diel 28 shkurt 2021
e diel 28 shkurt 2021

 

Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo është ftuar të marrë pjesë në Forumin e Ballkanit 2020 kundër Anti-Semitizmit, që do të mbahet më 28 tetor. Lajmi u bë i ditur nga kreu i parlamentit shqiptar Gramoz Ruçi, në seancën e posaçme ku u votua rezoluta “Për miratimin e përkufizimit të përdorshëm për antisemitizmin, përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit”.

Kreu i parlamentit Gramoz Ruçi tha se “Rezoluta jone u bashkohet ndjeshmërive e përpjekjeve të përbotshme kundër urrejtjes ndaj individëve hebrenj dhe johebrenj, komuniteteve, pronave dhe institucioneve komunitare e fetare të hebrenjve”.

Përkufizimi është pranuar deri tani nga 31 shtete, si Britania e Madhe, ShBA, Izraeli, Austria, Skocia, Rumania, Kanadaja, Gjermania, Bullgaria, Lituania, Moldavia, Franca, Qipro, Argjentina dhe gjatë dy viteve te fundit edhe nga disa vende fqinje: Maqedonia e Veriut, Greqia, Qipro, Italia dhe Serbia.

Zoti Ruçi e konsideroi një lajm të mirë që popujt e Ballkanit Perëndimor, rajonit që ka vuajtur si rrallë ndonjë kënd tjetër i botës, ti bashkohemi këtij veprimi emancipues të qytetërimit bashkëkohor: luftës kundër antisemitizmit.

Kreu i parlamentit kujtoi se “Shqipëria është vendi i vetëm në Europë, ku të gjithë hebrenjtë u morën në mbrojtje dhe u shpëtuan gjatë Luftës së Dytë Botërore. Atdheu ynë, Shqipëria, në kohë të vështira ka shërbyer si një atdhe rezervë për ta. Gjatë Luftës kemi ndarë me hebrenjtë të njëjtin atdhe.

Ai theksoi faktin se në Shqipëri u shpëtuan jo vetëm 204 hebrenjtë vendas, por edhe 10-fishi i tyre ardhur nga Europa Qendrore e Lindore. Në prag të Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria kishte rreth 800 hebrenj jorezidentë të pranuar prej vendeve me rrezik. Ndërsa deri në fund të Luftës u morën në mbrojtje mbi 3000 hebrenj, tha zoti Ruçi.

Mbrojtja e hebrenjve në Shqipëri ishte një qëndrim pa dallime: politike, ideologjike e fetare. Të gjithë krahët politikë, të gjitha institucionet kontribuan në mbrojtjen e tyre.

Prandaj Rezoluta që miratojmë sot është rezultat logjik i historisë sonë të mbrojtjes së hebrenjve, tha zoti Ruçi. Ai bëri të ditur se më datë 28 tetor, nga Kuvendi, në bashkëpunim me Lëvizjen për të Luftuar Anti-Semitizmin, do të organizohet Forumi i Ballkanit 2020 kundër Anti-Semitizmit.

Të ftuar për të marrë pjesë në këtë Forum janë personalitete të shquar ndërkombëtare, si Sekretari i Shtetit Maik Pompeo, përfaqësues nga Parlamenti Europian, vendet e Bashkimit Europian, kryeparlamentarët e vendeve të rajonit, shtetarë të lartë të Izraelit, përfaqësues të Trupit Diplomatik etj.

 

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka reaguar, pas lajmit se Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo do të marrë pjesë në Konferencën Ballkanike Antisemitizëm që organizohet nga Shqipëria.

 

Kim shprehet se pret me padurim fjalën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, që pritet të flasë për antisemitizmin.

 

Kryediplomatja shton se Shqipëria i mbrojti hebrejtë si asnjë vend tjetër.

 

“Në pritje të fjalimit kryesor të Sekretarit Mike Pompeo në Forumin Ballkanik Kundër Anti-Semitizmit, që do të organizohet nga Shqipëria më 28 tetor, shtet që mbronte hebrenjtë, kur askush tjetër nuk do të bënte gjatë Luftës së Dytë Botërore e që votoi unanimisht në Parlament sot për të miratuar”, shkruan ambasadorja Kim.

 

Më shumë

Vaksinohet i moshuari i parë në Shqipëri

Mbrëmjen e djeshme erdhën 7020 doza të vaksinave nga kontrata me kompaninë Pfizer, të cilat do të do të jenë në dispozicion për stafin mjekësor por edhe për më të moshuarit.     Ditën sotme ka nisur vaksinimi krahas bluzave të bardha të Shkodrës edhe për të moshuarit. Të parët që kanë marrë dozën […]

Tirana dhe Shkupi diskutojnë për integrim në Bashkimin Europian

Ministrat e jashtëm të Shqipërisë, Olta Xhakçka, dhe i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, diskutuan sot në Tiranë për bashkëpunimin dypalësh dhe rajonal në vazhdim të përpjekjeve për integrim në Bashkimin Europian.   Marrëdhëniet mes të dy vendeve u cilësuan si të shkëlqyera, po ashtu edhe sa i takon rrugëtimit të përbashkët drejt […]

Abetare dhe libra për mësimin e gjuhës shqipe në Toronto dhe Ontario

Ambasada e Shqipërisë në Kanada ka shpërndarë nëpërmjet postës abetaret dhe librat e mësimit të gjuhës shqipe në Toronto, Ontario.   Lajmi bëhet i ditur nga Ambasada e Shqipërisë në Kanada e cila njofton se ditën e sotme, në prag të semestrit të dytë, përcollëm nëpërmjet shërbimit postar abetaret, librat e mësimit të gjuhës […]

Krimi kibernetik – Policia e Shtetit: Ka persona që tentojnë të ndërhyjnë në WhatsApp-in tuaj, ja si duhet të veproni. SMS-ja që po qarkullon

Njësia për Hetimin e Krimeve Kompjuterike, në vazhdimësi të punës së saj të përditshme,  prej disa kohësh ka evidentuar problematika që kanë të bëjnë me rrjetet e komunikimit. Për të sqaruar më mirë opinionin publik, bëhet fjalë për një situatë serioze, e cila ka të bëjë me “Ndërhyrjen në të dhënat kompjuterike” dhe më […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara