Dalin në punë çdo ditë në punë, por peshkatarët nuk kanë kushtet minimale për të punuar.
Sektori i peshkimit në Vlorë është në kufijtë e mbijetesës. Problematikat kryesore të ngritura nga peshkatarët janë pikërisht ato që lidhen me infrastrukturën që ka të bëjë me zgjerimin e hyrjes së portit dhe ankorimin e anijeve në zonën e triportit të Vlorës.
Nuk janë të pakta problemet që ndeshin gjatë peshkimit.
“Këtu mungon infrastruktura. Mungon çdo gjë në këtë port. Këtu nuk ka asnjë dritë, në 30 vjet demokraci. Është përtokë çdo gjë”, shprehet një peshkatar.
Thonë se mbyllja e restoranteve, por edhe izolimi pati ndikim edhe tek ta.
“Shitja është më e vogël. Duke parë që edhe lokalet kanë qenë të mbyllura. Të gjitha problematikat vijnë zinxhir që nga tregtari i vogël. Trup i zotit për një copë bukë. Në Tiranë po të shohësh një peshkatriçe shitet me 20 mijë lekë”, shprehet ai.
Peshkatarët e Vlorës thonë se nuk kanë vende as për të ankoruar anijet.
“Këtu ne kemi problem për të lidhur mjetet. Nuk dimë se ku duhet të qëndrojmë”, thotë një tjetër.
Në Vlorë funksionojnë 80 anije peshkimi, një pjesë e të cilave janë të dëmtuara ose jashtë funksionit.
Habit ambasadori turk në Tiranë: Osmanët erdhën për të mbrojtur shqiptarët
Zhvarrimet e kundërshtarëve të diktaturës, vazhdojnë debatet për procedurat
ATP e bllokuar nga Kushtetuesja, por paditë rriten
Shifra të frikshme/ 3212 aksidente nga janari deri në nëntor të këtij viti, 165 jetë të humbura
Tirana feston Hanukkhah, festivalin e dritave të hebrenjve
100 vjet – Hasan Prishtina, Kryeministër i Shqipërisë: Ekspozitë me dokumente arkivore në Shkup, Prishtinë e Tiranë
Siguria kibernetike po bëhet çdo ditë e më shumë një fushë që kërkon fuqi punëtore të specializuar. Ndaj Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, si drejtues i institucionit që shumë shpejt do të marrë drejtimin për garantimin e mbrojtjes kibernetike përshëndeti pjesëmarrësit në aktivitetin inovativ “Cyber Camp Albania”, ku ftoi të rinjtë të orientojnë karrierën […]
Me propozimin e Isa Boletinit, më 4 dhjetor 1912, Mehmet pashë Dërralla u zgjodh ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, duke fituar 42 vota dhe duke u radhitur i treti pas Luigj Gurakuqit me 54 vota dhe Myfit Bej Gjirokastrës (Libohovës) me 52 vota. Ministri i Luftës Mehmet pashë Dërralla duke bashkëpunuar me […]
Papa Françesku emëroi sot (30 nёntor 2021) imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv të ri të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit. Imzot Dodaj është kryeipeshkvi i tretë i kësaj Kishe në periudhën pas rënies së komunizmit, pasardhës i imzot Rrok Mirditës dhe i imzot George Frendos. R.SH. – Vatikan Dorëheqja dhe emërimi i Kryeipeshkvit Mitropolit […]
Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë festat e nëntorit jashtë atdheut. Stambolli ishte destinacioni kryesor për të kaluar pushimet 4-ditore që erdhën nga festat e Pavarësisë dhe Çlirimit. “Stambolli është shitur në masë, gati muaj përpara, pra në fund të tetorit të gjitha grupet e Stambollit kanë qenë të […]