e shtunë 8 maj 2021
e shtunë 8 maj 2021

 

Senati amerikan votoi të shtunën për ta shpallur të pafajshëm ish-Presidentin Donald Trump nën akuzën për nxitje të rebelimit të ngritur nga Dhoma e Përfaqësuesve. Senati votoi me 57 vota pro për ta shpallur ish-presidentin fajtor dhe 43 jo fajtor. Meqenëse në gjyqin në Senat kërkoheshin 67 vota, ose dy të tretat për fajësimin, ish-Presidenti Trump u shpall i pafajshëm. Shtatë republikanë u shkëputën nga linja partiake dhe votuan pro fajësimit.

 

Trazirat e 6 janarit nga mbështetësit e ish Presidentit Trump në Kapitol shkaktuan vdekjen e pesë personave, plagosjen e qindra të tjerëve dhe ngadalësimin e procesit demokratik të numërimit të votave presidenciale.

 

57 senatorë votuan të dielën se zoti Trump ishte drejtpërdrejt përgjegjës për nxitje të dhunës… vota këto të pamjaftueshme që ai të shpallej fajtor pasi kërkohej një shumicë prej dy të tretave të votave në Senat. Në këtë rast duheshin edhe 10 vota, pra 67. Shtatë republikan iu bashkuan demokratëve për dënimin e zotit Trump.

 

Gjyqi i parë në historinë amerikane për një ish president ishte edhe më i shpejti – plot pesë ditë intensive ku prokurorët e Dhomës së Përfaqësuesve shfaqën pamje të reja të ish-Nënpresidentit Mike Pence dhe ligjvënësve tjerë pak hapa larg protestuesve të dhunshëm.

 

“Kjo çështje ka të bëjë me transferimin paqësor, jo të dhunshëm të pushtetit që garanton sovranitetin e popullit”, tha Jamie Raskin, prokuror në gjyqin kundër ish-Presidentit Trump.

 

Ndaj më shumë se 200 protestuesve të dhunshëm janë ngritur akuza për veprimet e 6 janarit, ditë që ligjvënësit dhe analistët paralajmërojnë se mund të ishte pikë kthese për abuzimin e pushtetit presidencial.

 

Donald Trump është presidenti i parë ndaj të cilit u ngritën dy herë akuza. Shpallja i pafajshëm nga Senati i mundëson atij vazhdimin e karrierës politike, duke përfshirë edhe pjesëmarrjen në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

 

REAGON ISH PRESIDENTI TRUMP

 

Ish Presidenti Donald Trump tha të shtunën se gjyqi në Senat kundër tij ishte një fazë tjetër e “gjuetisë më të madhe të shtrigave në historinë e vendit tonë”.

Më shumë

​Përurohet shërbimi i trenave të drejtpërdrejtë të mallrave Wuhan-Milano

Tregtia hekurudhore në rritje të shpejtë midis Kinës dhe Evropës, nga 6363 trena mallrash në vitin 2018, në 12.406 më 2020-n, tani është shtrirë në Itali, me trenin e parë që u nis nga Wuhan tri javë më parë.   Oliviero Fiorini, ekonomist dhe analist tregtar në “ABS Securities” në Milano, i shpjegon “Xinhua” […]

Organizatat ndërkombëtare: Miliona vetë kërcënohen të vdesin nga uria

Organizatat ndërkombëtare kanë vënë alarmin: Më shumë se 34 milionë vetë rrezikojnë të vdesin nga uria. Dhe ky është vetëm fillimi, thuhet në një letër të hapur.   Apeli është urgjent. Në një letër të hapur drejtuar qeverive të botës, 200 organizata ndërkombëtare të botës mes të cilave Save the Children, World Vision, Care […]

Pas vendimit për heqjen e maskës, izraelitët pushtojnë plazhet e Tel Avivit

Mijëra izraelitë pushtuan plazhet e Tel Avivit pasi autoritetet njoftuan se maskat e fytyrës për parandalimin e COVID-19 nuk ishin më të nevojshme për t’u mbajtur në ambiente të hapura.   Më shumë se gjysma e popullsisë është plotësisht e vaksinuar në Izrael, në një nga fushatat më të shpejta të vaksinimit kundër COVID-19 […]

Përsëri pa sukses përpjekja e mjekëve për të vizituar Navalnin

Në Rusi, katër mjekë të një lëvizjeje të pavarur që mbështet udhëheqësin opozitar rus Aleksei Navalni tentuan përsëri pa sukses të martën të vizitonin aktivistin në pavionin e kujdesit intensiv në burgun ku po vuan dënimin. Keqësimi i gjendjes shëndetësore të zotit Navalni ka shqetësuar aktivistët vendas si dhe Perëndimin. Përkrahësit e tij […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara