e diel 25 korrik 2021
e diel 25 korrik 2021

 

 

Këshilli bashkiak i Mynihut donte të dërgonte një mesazh në mbështetje të personave LGBT+ në Hungari. Por UEFA e refuzoi kërkesën për të ndriçuar Arenën e Mynihut me ngjyrat e ylberit.

 

Të martën paradite (22.06) UEFA e refuzoi ërkesën e bashkiakëve të Mynihut për ta ndriçuar me ngjyrat e ylberit stadiumin e futbollit të qytetit gjatë ndeshjes së Gjermanisë kundër Hungarisë që do të zhvillohet të mërkurën. “UEFA është në bazë të statutit një organizatë neutrale poitike dhe fetare. Për shkak të kontekstit politik të kësaj kërkese të veçantë, UEFA-s i duhet ta refuzojë këtë kërkesë”, shpjegon Unioni i Futbollit Europian refuzimin.

 

Bashkiakët e Mynihut donin të shprehnin me këtë veprim solidaritet me komunitetin LGBT+ në Hungari, pasi qeveria hungareze miratoi javën e kaluar një ligj që ndalon shpërndarjen e informacioneve që mendohet se promovojnë homoseksualitetin ose identitetet gjinore jo binare në radhët e të miturve.

 

“Ky ligj përbën një përpjekje të re për heqjen e të drejtave të lezbikeve, të homoseksualëve, të biseksualëve dhe të transgjinorëve dhe Mynihu mbështet diversitetin, tolerancën dhe barazinë e mirëfilltë në sport dhe në shoqëri.” – thuhet në kërkesën e këshillit bashkiak të Mynihut drejtuar UEFA-s, e cila u mbështet nga të gjitha grupet politike të përfaqësuara në këshill.

 

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert tha lidhur me idenë e këshillit bashkiak të Mynihut: “Flamuri i ylberit shpreh mënyrën se si duam të jetojmë: me respekt për njëri-tjetrin dhe kundër diskriminimit.” Ndërsa kryeministri bavarez Markus Söder tha: “Ky flamur sinjalizonte lirinë për të cilën angazhohet shoqëria jonë”.

 

Kurse sipas agjencisë hungareze të lajmeve MTI, ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto i kishte kritikuar planet, duke thënë se “është jashtëzakonisht e rrezikshme të përzihet sporti dhe politika. Përvoja historike tregon se kjo është një gjë e keqe, dhe gjermanët e dinë këtë më mirë se kushdo”.

 

Një ditë më parë UEFA ndërpreu hetimin që kishte nisur ndaj kapitenit të kombëtares së Gjermanisë Manuel Neuer, i cili mbajti në krah një shirit me ngjyrat e ylberit si pjesë e Javës Ndërkombëtare të Krenarisë.

 

Më shumë

Bush: Tërheqja e trupave nga Afganistani, e gabuar

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George W. Bush, i cili mori vendimin për të dërguar trupat amerikane në Afganistan në vitin 2001 për të luftuar al-Kaidën pas sulmeve të 11 shtatorit, thotë se mendon se është e gabuar që trupat amerikane të tërhiqen tani ndërsa kryengritësit talebanë marrin kontrollin e një pjese gjithnjë […]

Tërheqja amerikane nga Afganistani, vendet e rajonit rrisin angazhimin diplomatik

Ndërsa tërheqja ushtarake Amerikane nga Afganistani është afër përfundimit, vendet e rajonit po shtojnë përpjekjet diplomatike që synojnë të ushtrojnë trysni mbi fraksionet afgane për të rifilluar bisedimet e bllokuara të paqes, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, dhe për të parandaluar rrëshqitjen e vendin në një luftë të plotë civile.   Frika […]

Monstra e Kaspikut – Avioni sovjetik që duhej të kërcënonte perëndimin

Ekranoplani ka qenë gjatë Luftës së Ftohtë kërcënimi luftarak më serioz i sovjetikëve. Sot atraksion turistik.      

Talibanët marrin nën kontroll vendkalimin kryesor kufitar me Iranin

Zyrtarët afganë kanë njoftuar se talibanët kanë marrë nën kontroll një vendkalim të madh kufitar midis Afganistanit dhe Iranit.   Disa pamje të publikuara kanë treguar sesi forcat e talibanëve e heqin flamurin afgan nga çatia e zyrës doganore kufitare.   Vendkalimi kufitar – Islam Qala – është një nga pikat doganore më […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara