Saturday 10 June 2023
Saturday 10 June 2023

Serbia është përfshirë në incidente politike në 24 orët e para të lirisë pas gjendjes së jashtëzakonshme. Këtu Boshko Obradovic, i lëvizjes nacionaliste opozitare “Dveri” ka bllokuar Ministrin e Shëndetësisë para Kuvendit. Pak më vonë vjen deri tek përleshja fizike në mes të deputetëve. Policia ka arrestuar 15 persona nga kjo ngjarje që pasoi incidentet që filluan me protestat e një natë më parë. Presidenti Alleksandar Vuçiç ka thënë se fashizmi nuk do të lejohet në Serbi.

 

Me lugë dhe tenxhere kundër presidentit. Shumë serbëve nuk u ka pëlqyer politika gjatë pandemisë dhe një grup qytetarësh i mbështetur nga opozita kanë shfrytëzuar natën e parë të lirisë për të bërë protestë në rrugë në vend të ballkoneve. Shumë figura publike kanë arritur në parkun para presidencës. Pandeminë, Alleksandar Vuçiç, thonë e shfrytëzoi për të forcuar qeverisjen e tij të fortë, raporton tv klan.

 

“Ky është një guxim qytetarëve dhe përshkruan dinjitetin tonë. Tani ju ftoj të formojnë një zinxhirë rreth presidencës ta dëgjojmë këtë simfoni të lirisë. Është ora 20:05”.

 

Pasi u afruan fare afër rrethojave të presidencës, gjendja vijojë e qetë edhe për pak minuta me brohoritjet: “Vuçiç ik” dhe shumë të tjera.

 

Këtu durimi përfundoi dhe me sa duket karantina ka bërë punën e saj. Tek porta e hyrjes kryesore të Presidencës u nisën edhe disa lider të opozitës, por sigurimi i Presidentit u doli para, ndonëse nuk dihej nëse Vuçiç ishte brenda. Pas një kohe kjo situatë u mbyll pa më shumë incidente. Protesta janë bërë edhe në disa qytete dhe është njoftuar vazhdimi ditëve të ardhshme.

 

8 maj 2020

Më shumë

Lira në rënie drastike, të huajt dynden për të blerë banesa në Turqi

Shitjet e banesave në Turqi për të huajt u rritën me 48.4% në një nivel rekord në nëntor, sipas shifrave zyrtare të publikuara sot, pasi një rënie e lirës turke bëri që blerjet të jenë dukshëm më të lira për ata që blejnë me valutë “të fortë”.   Tregu i pasurive të paluajtshme […]

BIRN hap ekspozitën në nder të gazetarëve të vrarë në luftërat në Ballkan

  Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative do të hapë një ekspozitë dhe do të botojë një libër që përkujton gazetarët dhe punonjësit e medias që u vranë gjatë dhe menjëherë pas shpërbërjes së përgjakshme të Jugosllavisë.     Një ekspozitë e BIRN, e titulluar “Last Despatches”, do të hapet në Sarajevë më 14 dhjetor […]

Maqedoni e Veriut: Alternativa bëhet pjesë e koalicionit qeveritar

Partia opozitare Alternativa është bërë pjesë e koalicionit qeveritar në RMV. Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Alternativës Afrim Gashi kanë nënshkruar marveshjen 9 pikëshe për hyrjen e Alternativës në Qeveri.     Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tha se kjo marrëveshje paraqet një qëndrueshmëri politike për të hapur negociatat me BE-në, […]

Kosovë-Serbi: Normalizim i marrëdhënieve apo bllokim?

Kosova dhe Serbia në javën e fundit ashpërsuan retorikën politike me akuza dhe kundërakuza dhe ndaluan vizitat e ndërsjella të zyrtarëve qeveritarë, duke bërë kështu që të reagojë edhe Bashkimi Evropian. Autoritetet e Prishtinës i ndaluan hyrjen në Kosovë kreut të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, njëherësh edhe drejtues i […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara