e mërkurë 24 shkurt 2021
e mërkurë 24 shkurt 2021

 

Avionë, helikopterë dhe tanke të prodhimit rus zhvilluan qitje të shtunën në Pester, një zonë e vetmuar stërvitjesh në Serbinë perëndimore, ndërsa në qiell fluturonin dronët ushtarakë kinezë.

 

Manovrat e quajtura Bashkëpunimi 2020 ishin demonstrim i një fuqie ushtarake të ripërtëritur të Serbisë dhe u ndoqën nga Presidenti Aleksandar Vuçiç dhe personalitete të tjera.

 

Gjatë stërvitjeve u nënvizuan lidhjet e ngushta ushtarake të Serbisë me Pekinin dhe Moskën.

 

Vitet e fundit, Beogradi ka përshpejtuar shpenzimet e mbrojtjes ndërkohë që kërkon dominim në Ballkanin Perëndimor.

 

Buxheti i tij ushtarak u rrit në rreth 1.14 miliardë dollarë në vitin 2020 dhe 2019, që është 43% më shumë se në 2018. Shpenzimet ushtarake të këtij viti përbënin rreth 2.4 përqind të produktit të brendshëm të përgjithshëm.

 

“Jemi duke forcuar ushtrinë tonë për të parandaluar çdo agresor, nuk kemi ndërmend të nisim ndonjë konflikt”, u tha zoti Vuçiç gazetarëve pas stërvitjes.

 

Për herë të parë, Serbia demonstroi përdorimin e dronëve luftarakë kinezë CH-92A, dislokimi i parë i mjeteve fluturuese kineze pa pilot në Evropë. Ajo mori gjashtë dronë të tillë në qershor.

 

Pekini e sheh Serbinë si pjesë të nismës “Një Brez Një Rrugë”, që synon hapjen e lidhjeve të reja të tregtisë së jashtme për kompanitë kineze që kanë investuar miliarda euro, kryesisht kredi të buta, për projekte të infrastrukturës dhe energjisë.

 

 

Për stërvitjen e së shtunës, ushtria serbe dislokoi atje 40 avionë, rreth 150 automjete, përfshirë tanke dhe transportues të blinduar si dhe rreth 2’800 trupa.

Ushtria serbe përdor kryesisht teknologji ish-sovjetike, por vitet e fundit Beogradi ka blerë avionë luftarakë MiG-29 dhe armë të tjera nga Rusia, përfshirë helikopterë Mi-35 dhe sistemin e mbrojtjes ajrore Pancir, që u demonstrua të shtunën.

Serbia, e cila është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, shpalli neutralitetin ushtarak në vitin 2006. Ajo iu bashkua Programit të NATO-s Partneritet për Paqe, megjithëse nuk kërkon anëtarësim të plotë në aleancën perëndimore të mbrojtjes. VOA

 

 

Më shumë

Në 13 vjetorin e Kosovës shtet, sulmohet autobuzi me shqiptarë në Malin e Zi

Një autobuz me shqiptarë të Kosovës që po udhëtonin drejt Kolashinit në Malin e Zi është qëlluar me gurë pikërisht në ditën kur Kosova kremton 13 vitet shtetësi.   Lajmin e ka bërë të ditur Semir Kardovic, konsulent në një Agjenci Turistike në Rozhajë, përmes një postimi në Facebook. Mësohet se rastin e […]

Numërohen rreth 99% të votave, kryeson Lëvizja Vetëvendosje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka numëruar rreth 99 përqind të fletëvotimeve nga 2 mijë e 336 vendvotime.   Në ueb faqen e KQZ-së janë transmetuar rezultat, ku tregohet se kanë mbetur pa u procesuar vetëm edhe 46 vendvotime.   Sipas këtyre rezultateve Vetëvendosje në krye me Albin Kurti që njëherit është edhe kandidati […]

Mbyllet procesi i votimit në Kosovë

Ka përfunduar procesi i votimit në Kosovë për Kuvendin e ri. Deri më tani, nuk ka pasur incidente nëpër qendrat e votimit.   Sipas të dhënave të KQZ-së së Kosovës, në zgjedhje ka patur pjesëmarrje mbi 46.97% të qytetarëve me të drejtë vote.   Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 të mëngjesit. […]

Burrat votojnë më shumë se sa gratë në Kosovë

Me grumbullime të mëdha të qytetarëve dhe pa respektim të masave kundër Covid-19, partitë politike në Kosovë përmbyllën fushatën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të së dielës.   Vëzhguesit i kanë kritikuar partitë për standarde të dyfishta në zbatimin e masave kundër koronavirusit ndërsa kanë shprehur shqetësimin për mundësinë e rritjes së numrit të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara