e premte 28 janar 2022
e premte 28 janar 2022

 

 

Serbia hodhi të martën një hap të rëndësishëm përpara në përpjekjet e saj për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, duke hapur bisedimet për një sërë politikash të lidhura me mjedisin, por Beogradi u paralajmërua se përparimi në rrugën e tij evropiane ende varet nga normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën.

 

Vendet që duan të anëtarësohen në BE duhet t’i harmonizojnë ligjet dhe rregulloret e tyre me standardet e bllokut.

 

Të martën, Serbia hapi katër kapituj negociatash që kanë të bëjnë me ndryshimin e klimës dhe mjedisin, energjinë, politikën e transportit dhe rrjetet e infrastrukturës trans-evropiane. Beogradi ka hapur deri tani 22 kapituj negociatash që nga fillimi i bisedimeve për anëtarësim që u hapën në vitin 2014.

 

 

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç, u tha gazetarëve në Bruksel se hapja e kapitujve shënon “një moment shumë të rëndësishëm për procesin e integrimit evropian”.

 

Komisionari për zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, u pajtua që “Serbia po hedh një hap tjetër shumë të rëndësishëm përpara drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, por theksoi se “përparimi i Serbisë në fushën e sundimit të ligjit dhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, mbetet thelbësor për ritmin e përgjithshëm të negociatave të anëtarësimit”.

 

Serbia, e mbështetur nga aleatët e saj Rusia dhe Kina, refuzon të njohë shtetësinë e Kosovës e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008 dhe deri tash është njohur Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve perëndimore.

 

Bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, që filluan dhjetë vjet më parë, janë në vendnumërim dhe fillimi i vjeshtës u përshkua me tensione të larta ndërmjet tyre.

 

Muajin e kaluar, shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell paralajmëroi mundësinë e një takimi në nivelin më të lartë politik ndërmjet palëve, por më 7 dhjetor ai tha se parakusht është gatishmëria e të dyja palëve të pajtohen për rezultate konkrete, e cila mungon aktualisht.

 

 

Kosova është e fundit në proceset integruese dhe qytetarët e saj janë të vetmit në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk mund të udhëtojnë pa viza në Evropën Perëndimore, ndonëse një mundësi e tille u është premtuar vite më parë.

 

Nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi dhe Serbia jane të vetmet që kanë hapur negociatat për anëtarësim, ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë në pritje të hapjes së tyre, por aktualisht janë peng i mospajtimeve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

 

*Mbështetur në agjencinë e lajmeve Associated Press

 

VOA

Më shumë

Lira në rënie drastike, të huajt dynden për të blerë banesa në Turqi

Shitjet e banesave në Turqi për të huajt u rritën me 48.4% në një nivel rekord në nëntor, sipas shifrave zyrtare të publikuara sot, pasi një rënie e lirës turke bëri që blerjet të jenë dukshëm më të lira për ata që blejnë me valutë “të fortë”.   Tregu i pasurive të paluajtshme […]

BIRN hap ekspozitën në nder të gazetarëve të vrarë në luftërat në Ballkan

  Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative do të hapë një ekspozitë dhe do të botojë një libër që përkujton gazetarët dhe punonjësit e medias që u vranë gjatë dhe menjëherë pas shpërbërjes së përgjakshme të Jugosllavisë.     Një ekspozitë e BIRN, e titulluar “Last Despatches”, do të hapet në Sarajevë më 14 dhjetor […]

Maqedoni e Veriut: Alternativa bëhet pjesë e koalicionit qeveritar

Partia opozitare Alternativa është bërë pjesë e koalicionit qeveritar në RMV. Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Alternativës Afrim Gashi kanë nënshkruar marveshjen 9 pikëshe për hyrjen e Alternativës në Qeveri.     Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tha se kjo marrëveshje paraqet një qëndrueshmëri politike për të hapur negociatat me BE-në, […]

Kosovë-Serbi: Normalizim i marrëdhënieve apo bllokim?

Kosova dhe Serbia në javën e fundit ashpërsuan retorikën politike me akuza dhe kundërakuza dhe ndaluan vizitat e ndërsjella të zyrtarëve qeveritarë, duke bërë kështu që të reagojë edhe Bashkimi Evropian. Autoritetet e Prishtinës i ndaluan hyrjen në Kosovë kreut të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, njëherësh edhe drejtues i […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara