e martë 17 maj 2022
e martë 17 maj 2022

 

 

Autoritetet e Serbisë ndaluan në kufi dhe nuk lejuan ekipin përfaqësues të boksit të  Kosovës që të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit që zhvillohet në Beograd. Ky refuzim nxiti reagimin e autoriteteve të Kosovës, por dhe të Federatës Ndërkombëtare të Boksit. Zyrtarët e Komitetit Olimpik të Kosovës, thanë se përfaqësuesja e Kosovës tre herë brenda fundjavës tentoi të hyjë në Serbi, por ata u ndaluan në kufi pa ndonjë shpjegim zyrtar të autoriteteve të Serbisë.

 

Kosova dënon veprimin serb

 

Në një njoftim të Komitetit Olimpik të Kosovës thuhet se”pas dy orë pritjeje në kufi dhe kontrollimi të detajuar të makinës dhe veshjeve, policia serbe mori urdhrin nga Qeveria e Serbisë për të mos lejuar hyrjen në Serbi”.

 

“Komiteti Olimpik i Kosovës dënon ashpër veprimin e Qeverisë së Serbisë, derisa do të kërkojë nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe organet e tjera përkatëse të marrin masa ndaj Serbisë”, thuhet në reagimin e KOK. Autoritetet e Serbisë nuk dhanë ndonjë sqarim se pse nuk u lejuan sportistët e Kosovës që të hyjnë në Serbi, ndonëse Federata e Boksit e Kosovës është anëtare me të drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Boksit AIBA që nga viti 2014. Zyrtarë të AIBA-as thanë se Federata e Boksit të Kosovës nuk duhet të trajtohet ndryshe nga delegacionet, e çdo anëtar tjetër i AIBA-s”.

 

 

AIBA: Sporti të jetë i lirë nga politikat kombëtare

 

“Ne besojmë që të gjithë atletët duhet të kenë shanse të njëjta për të garuar dhe për të treguar aftësitë e tyre më të mira në ring. Sporti ka për qëllim të bashkojë njerëzit dhe duhet të jetë i lirë nga politikat kombëtare”, u tha në një reagim të AIBA, ku shtohet se janë në kontakt me autoritetet serbe që të zgjidhet kjo ҫështje.

 

Vendimi i autoriteteve serbe që nuk lejoi përfaqësuesen e boksit të Kosovës që të hyjë në Serbi, nxiti reagime të ashpra të autoriteteve në Kosovë. Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës tha se “qeveria së bashku me aleatët po punojnë shumë për të hequr barrikadat ilegale të Serbisë kundër konkurrencës së ndershme në kampionatin botëror”.

 

“Me këtë veprim, Serbia si organizatore e Kampionatit Botëror të Boksit ka shkelur të drejtën e sportistëve dhe të drejtën e Federatës së Boksit të Kosovës, për pjesëmarrje në Kampionat, siç është e përcaktuar me rregullat e organizatave ndërkombëtare të sportit. Kërkojmë nga organet kompetente të shtetit të Serbisë të ndërmarrin masat e nevojshme dhe të reagojnë me shpejtësi në mënyrë që garuesit tanë të arrijnë në kohë për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror që do të zhvillohet nga 24 tetori deri më 6 nëntor”, thuhet në reagimin e Ministrisë për Kulturë dhe Sport të qeverisë së Kosovës.

 

Më shumë

Lira në rënie drastike, të huajt dynden për të blerë banesa në Turqi

Shitjet e banesave në Turqi për të huajt u rritën me 48.4% në një nivel rekord në nëntor, sipas shifrave zyrtare të publikuara sot, pasi një rënie e lirës turke bëri që blerjet të jenë dukshëm më të lira për ata që blejnë me valutë “të fortë”.   Tregu i pasurive të paluajtshme […]

BIRN hap ekspozitën në nder të gazetarëve të vrarë në luftërat në Ballkan

  Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative do të hapë një ekspozitë dhe do të botojë një libër që përkujton gazetarët dhe punonjësit e medias që u vranë gjatë dhe menjëherë pas shpërbërjes së përgjakshme të Jugosllavisë.     Një ekspozitë e BIRN, e titulluar “Last Despatches”, do të hapet në Sarajevë më 14 dhjetor […]

Maqedoni e Veriut: Alternativa bëhet pjesë e koalicionit qeveritar

Partia opozitare Alternativa është bërë pjesë e koalicionit qeveritar në RMV. Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Alternativës Afrim Gashi kanë nënshkruar marveshjen 9 pikëshe për hyrjen e Alternativës në Qeveri.     Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tha se kjo marrëveshje paraqet një qëndrueshmëri politike për të hapur negociatat me BE-në, […]

Kosovë-Serbi: Normalizim i marrëdhënieve apo bllokim?

Kosova dhe Serbia në javën e fundit ashpërsuan retorikën politike me akuza dhe kundërakuza dhe ndaluan vizitat e ndërsjella të zyrtarëve qeveritarë, duke bërë kështu që të reagojë edhe Bashkimi Evropian. Autoritetet e Prishtinës i ndaluan hyrjen në Kosovë kreut të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, njëherësh edhe drejtues i […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara