e premte 22 tetor 2021
e premte 22 tetor 2021

 

Shefi i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç ka folur për serbët e prekurit me Covid 19 në Kosovë.

 

Në një raport të përditshëm për situatën në Kosovë, Gjuriçi tha se janë dy raste të reja të infeksionit me koronavirus të cilat janë regjistruar në komunitetet me shumicë serbe, dhe katër pacientë që janë shëruar. Ai tha se ilaçe, ushqim dhe pajisje mbrojtëse u janë shpërndarë qytetarëve.

 

Sipas tij, dy persona të porsa sëmurë janë nga Mitrovicës dhe Leposaviçi, se dhe deri më tani, gjithsej 104 njerëz janë sëmurë në komunitetet serbe, ndërsa 60 raste janë shëruar dhe tetë kanë vdekur.

 

“Të sëmurit janë nga Mitrovica (42), Zveçani (24), Leposaviq (17), Zubin Potoku (21). Ndërsa pacientët janë akomoduar në KBC Kosovska Mitrovica (10), Qendra Studentore Kosovska Mitrovica (24), CC Kragujevac (2)”, tha ai.

 

Ai tha se në komunën e Gjilanit, Kamenicës, Vushtrrisë dhe Zveçanit kanë filluar dhe shpërndarjen e barnave esenciale dhe ushqim për qytetarët.

 

“Në Leposaviç, ne me sukses u jemi përgjigjur 179 kërkesave për blerjen e barnave dhe ushqimit dhe i dezinfektuam institucionet publike në komunën e Novobërdës. Në Graçanicë, sot u siguruam bukë 50 familjeve”, tha Gjuriç në një raport të përditshëm të postuar në Instagram. rtk

 

2 maj 2020

Më shumë

Kosova tërhiqet nga projekti i gazsjellësit amerikan

Të enjten ministrja e Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanolli, tha se qeveria nuk do të çojë përpara projektin për lidhjen me një gazsjellës ekzistues me Maqedoninë e Veriut, një projekt i propozuar nga Korporata amerikane, Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC). Në një konferencë të shkurtër me gazetarë, ajo tha se Kosova ka nevojë për më […]

BE me mision vëzhgues të zgjedhjeve lokale në Kosovë

BE thotë se mbetet i përkushtuar për të mbështetur Kosovën në rrugëtimin e saj evropian. Zgjedhjet lokale në Kosovë mbahen me 17 tetor, ndërsa për shkak të pandemisë ende nuk dihet si do të zhvillohet fushata zgjedhore.     Bashkimi Evropian do të dërgojë në Kosovë një mision për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale, që do […]

Përgjaket fushata e zgjedhjeve vendore në Kosovë, dy politikanë të PDK-së vrasin njëri-tjetrin!

Policia e Kosovës bëri të ditur se dy persona kanë humbur jetën në një incident me armë zjarri në qytetin e Pejës, rreth 85 kilometra në perëndim të Prishtinës.   Policia tha se si pasojë e të shtënave tre persona janë plagosur dhe janë dërguar në spitalin Rajonal në Pejë. “Nga ekipi mjekësor […]

Fantazi serbe për largimin e SHBA nga Kosova

Tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani ka shkaktuar satisfaksion të hapur në Serbi, ku ndërkohë disa politikanë fantazojnë për një largim të ngjashëm të trupave amerikane edhe nga Kosova, shkruan “Die Presse”.     Prej javësh gjendja kaotike në Afganistan pas marrjes rrufeshëm të pushtetit nga talibanët është në fokus të mediave botërore. Shumë […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara