e hënë 19 prill 2021
e hënë 19 prill 2021

 

Më 16 gusht 1965, në bazë të dekretit nr. 4028, datë 14.07.1965, filloi këmbimi i monedhës së vjetër në LEK me monedhën e re në LEK.

 

Këmbimi u bë në raportin 10 lekë të vjetra me 1 lek të ri, pa asnjë kufizim, nga data 16 gusht deri më 15 tetor të 1965-ës. Banka e Shtetit Shqiptar u autorizua të hiqte gradualisht nga qarkullimi monedhat dhe kartëmonedhat e viteve 1947, 1949 dhe 1957, dhe të vinte në qarkullim monedhën e re LEK, në kartëmonedhat me prerje prej 100, 50, 25, 10, 5, 3 dhe 1 lek dhe monedhën metalike prej 1 lek, 50, 20, 10 dhe 5 qindarka të vitit 1964. Kartëmonedhat me të njëjtat pamje u rishtypën edhe në vitin 1976, duke ndryshuar vetëm vitin e emetimit nga 1964 në 1976.

 

Nga 16 gushti 1965, çmimet e mallrave dhe të shërbimeve, pagat e punës, pensionet, bursat, tatimet e taksat dhe çdo veprim tjetër financiar midis ndërmarrjeve, institucioneve e organizatave shtetërore, kooperativiste e shoqërore ose i shtetasve llogariteshin me monedhën e re, sipas raportit 10 me 1.

 

Publiku hasi vështirësi të mëdha në emërtimin e lekut të ri me vlerën e tij të vërtetë. Për shembull, kartëmonedhën e re 100 lekëshe vazhdoi ta quante 1000 lekëshe.

 

Megjithëse kanë kaluar mbi 50 vjet, kjo anomali vazhdon në treg në shumë raste edhe sot.

 

 

 

Më shumë

24 mars 1911 – Kryengritja e Malësisë së Madhe

Masat e ashpra të forcave osmane kundër popullsisë së pambrojtur dhe kundër çdo shfaqeje të patriotizmit shqiptar e shtuan pakënaqësinë ndaj regjimit xhonturk dhe ngritën më lart ndërgjegjen kombëtare të popullit shqiptar. Gjatë ekspeditës së Shefqet Turgut Pashës në Malësinë e Madhe, malësorët qenë larguar nëpër male ose ishin strehuar në Malin e Zi. […]

30 vite nga rënia e bustit të diktatorit komunist Enver Hoxha

Më 20 shkurt të vitit 1991 dhjetra, mijëra studentë e qytetarë u ngritën për të shembur simbolin e komunizmit, monumentin e diktatorit Enver Hoxha, i cili ishte i vendosur në qendër të Tiranës dhe u përurua periudha e lirisë nga ideologjia e regjimi që e persekutoi, e varfëroi, e vrau popullin dhe shkatërroi […]

112-vjetori i gazetës “Dielli”, e vetmja që nga koha e Rilindjes Kombëtare që botohet edhe sot në SHBA

112 vite nga numri i 1-rë i gazetës “Dielli”, organ i rëndësishëm informimi për shqiptarët, e vetmja gazetë që vjen nga koha e Rilindjes Kombëtare dhe vazhdon të del edhe sot në SHBA. “Dielli” ishte gazeta e shoqatës “Besa-Besë” dhe editori i saj i parë ishte Fan Stilian Noli.   Dielli është cilësuar si […]

Tirana, 101-vjet kryeqytet i Shqipërisë

Organet e larta të shtetit shqiptar, që dolën më 1920 nga Kongresi i Lushnjës (21-31 Janar 1920) u vendosën më 11 Shkurt 1920 në Tiranë, që u caktua përkohësisht kryeqyteti i Shqipërisë, kurse përfundimisht Tirana u shpall kryeqytet me statutin e Republikës Shqiptare në Janar 1925. Pas 1920 filloi popullimi me banorë të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara