e shtunë 4 dhjetor 2021
e shtunë 4 dhjetor 2021

 

 

Nga qendra e re shëndetësore e Golemit, e rehabilituar në kuadër të programit të 300 qendrave shëndetësore, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se 133 mjekë dhe infermierë do të shërbejnë në qendrat shëndetësore, të cilët do të kenë një protokoll të posaçëm për identifikimin e rasteve me COVID19.

 

“Hapim si çdo vit 28 qendra shëndetësore përgjatë vijës bregdetare por edhe në zonat turistike malore. Do të jenë 133 mjekë dhe infermierë që do të shërbejnë në këto qendra verore si dhe kemi marrë masa për pajisjen e tyre me barna dhe materiale mjekësore. Do të ketë gjithashtu një koordinim nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore me postacionet e autoambulancave, për një sezon turistik të sigurt”, tha Manastirliu.

 

Duke kërkuar vigjilencë maksimale për respektimin e mjeteve të mbrojtjes personale dhe masave në këtë situatë epidemie, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deklaroi se vëmendje të posaçme do të ketë protokolli i sigurisë sa i takon COVID-19.

 

“Këto qendra shëndetësore verore, me stafin e tyre, do të kenë një protokoll për identifikimin e rasteve të dyshuara për COVID19 dhe nëpërmjet urgjencës kombëtare do të organizohet puna edhe në këto qendra, për kufizimin e përhapjes së infeksionit”, tha Manastirliu.

 

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se ka nisur edhe programi i dezinsektimit, sipas zonave të përcaktuara nga Instituti i Shëndetit Publik, për të garantuar një sezon turistik të sigurt.

 

Sipas urdhrit të Ministres së Shëndetësisë, zonat ku do të hapen qendrat shëndetësore verore janë: Razëm, Valbonë, Tamarë, Theth, Plazhi Currila, Gjiri i Lalzit, Darëzes, Zvërnec, Qeparo, Pogradec, Rrjoll, Tale, Velipojë, Shëngjin, Durrës, Shkëmbi Kavajës, Golem, Mali i Robit, Divjakë, Plazhi i Vjetër Vlorë, Radhimë, Dhërmi, Drimadhes, Himarë, Orikum, Ksamil 1, Ksamil 2, Borsh, ku shërbimi shëndetësor do të funksionojë 24/7 në periudhën 15 Qershor- 31 Gusht 2020.

 

QENDRA SHËNDETËSORE GOLEM – E rindërtuar me standardet më të mira, për t’i shërbyer banorëve dhe turistëve të shumtë që frekuentojnë këtë zonë. 28 qendra shëndetësore verore do të hapen me 15 qershor nga veriu në jug si dhe ka nisur programi i dezinsektimit, për një sezon turistik të sigurt

Posted by Ogerta Manastirliu on Monday, June 8, 2020

Më shumë

Pfizer nxjerr ilaçin e ri kundër Covid-19, uli me 90 për qind shtrimet në spital dhe vdekjet

Kompania Pfizer Inc. tha të premten se ilaçi i saj eksperimental antiviral për COVID-19 uli me gati 90% rastet e shtrimeve në spital dhe vdekjeve tek të rriturit me rrezikshmëri të lartë, ndërsa kjo kompani hyn në garë për të sjellë në tregun amerikan pilulën e parë të lehtë për t’u përdorur kundër koronavirusit. […]

Në 2020-n, shqiptarët shpenzuan 72 milionë euro më shumë për shëndetin

Vitit 2020 ishte i jashtëzakonshëm, teksa pandemia ndikoi ndjeshëm shëndetin e popullatës dhe aktivitetin e ekonomisë.   Ndërsa vala e parë e virusit u arrit të frenohej si rrjedhojë e karantinës së fortë, në pjesën e dytë të vitit shumë familje dhe individë u gjendën përballë zgjidhjeve të vështira, ndërsa për shumë pasojat ishin […]

100 Vjet Kryqi i Kuq Shqiptar

Si sot, më 4 tetor 1921, u themelua Kryqi i Kuq Shqiptar. Është shoqata më e vjetër humanitare në Shqipëri. Ai është njohur zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në vitin 1923. Që nga ky vit është anëtar i Federatës (në atë kohë Ligës) së Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës […]

Tetori Rozë – 1 në 8 gra me kancer gjiri!

Tetori, në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.   Jepini vetes vetëm 30 minuta kohë për shëndetin tuaj.  Sot 1 në 8 gra diagnostikohet me kancer të gjirit.  Kapja e hershme e kësaj sëmundje të shpëton nga vdekja. Mesazhi vjen nga gra që janë përballuar me sëmundjen […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara