Me moton “Të ecim shtigjeve të Dardanisë”, në Ditën Botërore të Turizmit është bërë hapja e sezonit turistik vjeshtë-dimër. Nga Brodi i Dragashit, përfaqësues të turizmit nga Kosova e Shqipëria, kanë bërë thirrje për vazhdim të fushatës “Pusho Shqip”, pasi kështu do të zhvillohet ekonomia dhe do të punësohen qytetarët e vendit.
I pranishëm në aktivitet, ministri i Turizmit i Kosovës, theksoi se “turizmi në të dyja vendet tona ka potencial të madh për të marketuar. Ndaj ne, dy ministrat e Turizmit, po punojmë në ndërtimin e guidave të përbashkëta turistike”.
“Duke qënë i vetëdijshëm se sektori i turizmit është i rëndësishëm për vendin tonë kemi vendosur të rrisim buxhetin dhe investimet në këtë sektor. Në duam të falenderojmë operatorët turistik që na pritën gjatë këtij sezoni turistik”, u shpreh ai.
Ministri i Turizmit, Blendi Klosi theksoi se “Pusho Shqip” synoi transformimin e turizmit në të dy anët e bjeshkëve për të promovuar në mënyrë të përbashkët, një destinacion i cili nuk ka nevojë të ketë ndarje administrative.
“Doja të falemnderoja operatorët turistikë kosovarë që kanë mbajtur një ritëm të jashtëzakonshëm. Deti është i çdo shqiptari jo vetëm i shqiptarëve të Shqipërisë, ta shndërrojmë në destinacion në rajon”, tha Klosi.
“E këtu në Dragash, një vend që vizitohet shumë nga shqiptarët e Shqipërisë, paramendoni si do të jetë e ardhmja e kësaj zone nëse ne bashkojmë Shishtavecin me Kosovën, por edhe Maqedoninë e Veriut. Duhet të mbledhin forcat e të mbështesim njëri-tjetrin, t’u bëjmë thirrje të vizitojnë Dragashin dhe të vizitojnë të gjitha pikat tona të Kosovës”, tha ai.
I pranishëm në aktivitet, kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli u shpreh se ky përbën hapin e dytë drejt turizmit pa kufi, nën moton “Të ecim së bashku shtigjeve të Dardanisë”, duke vijuar atë çka iniciuam së bashku në sezonin veror nën moton “Pusho Shqip”, raporton atsh.
“Qëndresa përkrahë njëri tjetrit e ministrit Klosi dhe atij të Kosovës , Veseli tregoi se kjo është një sipërmarrje e përbashkët e cila mund të jetë shumëfish më produktive”, u shpreh Leli.
Muzeu Historik dhe Etnografik i Krujës, unik në llojin të tij në gjithë rajonin e Ballkanit
Shqipëria dhe Egjipti, bashkëpunim në fushën e turizmit
Alpet shqiptare, pse quhen ndryshe dhe Bjeshkët e Namuna
Përmeti dhe i gjithë qarku Gjirokastër, pol i rëndësishëm dhe destinacion i pashmangshëm turistik (foto)
Vlorë, nis puna për shndërrimin e zonës së portit në stacion turistik
Rregullat e reja të lundrimit që do zbatojnë operatorët turistik për udhëtim me anije, rafting dhe motorët e ujit
Muzeu Etnografik, ai i Luftës së Ftohtë, Muzeu i Armëve dhe “Shtëpia Kadare” në muajin tetor u vizituan nga 1300 turistë vendas e të huaj, me gjithë vështirësitë e krijuara nga pandemia. Muzeumet janë ndër qendrat kryesore për zhvillimin e turizmit, ndërsa miradministrimi i tyre është në vëmendje të punës së bashkisë Gjirokastër. […]
Ka nisur vendosja e tabelave dygjuhëshe në destinacionet turistike dhe tabelat rrugore përkatëse në zonën e Gjirokastrës. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, bën të ditur se vendosja e tabelave në dy gjuhët sjell një standard të ri në nivel kombëtar për prezantimin e destinacioneve kulturore dhe turistike. “Në kuadër të projektit “HAMLET”, […]
Ndryshe nga viti i kaluar, ku jo vetëm bregdeti por edhe kryeqyteti gëlonte nga turistet e huaj, mungesa e tyre për shkak të pandemisë e ka vënë në vështirësi të mëdha sektorin. Mesa duket as turizmi patriotik nuk do të arrijë të kompensojë humbjet e mëdha të industrisë, që mban një peshë të konsiderueshme […]
Pandemia nuk i ka frenuar shqiptarët të udhëtojnë jashtë për pushime. Edhe pse mundësitë janë të kufizuara, hapja e shumëpritur e kufijve ka sjellë përgatitjten e valixheve për plazhet e Turqisë. Agim Mehmeti, drejtues i Vas Tour Operator, tha për “Monitor Ekonomi”, se krahas Turqisë, një tjetër destinacion është dhe Egjipti. “E quajmë realisht fatmirësi […]