e premte 3 dhjetor 2021
e premte 3 dhjetor 2021

 

 

Qytetet turistike në Shqipëri u përballën këtë vit me pasojat e pandemisë, por edhe me probleme në menaxhimin e territorit dhe mjedisit. Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma thotë se megjithë këto sfida Saranda po kthehet në një destinacion turistik në rritje. Turizmi nga Kosova dhe vendet e rajonit mbajti peshën kryesore në qytetin bregdetar ndërsa operatorët turistikë thonë se ndiejnë vështirësi prej mungesës së aeroportit.

 

Vjeshta ka ardhur në Sarandë, qytetin bregdetar me më shumë ditë me diell në vit të Shqipërisë. Sezoni turistik po mbyllet dhe ky vit sipas autoriteteve vendore ka sfiduar vështirësitë e pandemisë duke i rikthyer prurjet turistike gati si ato të vitit 2019. Kryetari i Bashkisë së Sarandës Adrian Gurma thotë për Zërin e Amerikës se rritja e prurjeve lidhet kryesisht me turizmin nga Kosova dhe vendet e rajonit.

 

“Ka pasur një prurje të lartë turistësh, kryesisht nga vendi por edhe rajoni që ka rritur ndjeshëm edhe cilësinë, edhe mënyrën e shërbimit të gjithë operatorëve dhe faktorëve që ofrojnë turizëm në qytetin tonë”, thotë ai.

 

Zoti Gurma thotë më tej se përmirësimi i shërbimeve turistike nga mbi 3.000 biznese ku rreth 840 janë struktura akomoduese ka shërbyer për rrijen e ofertës turistike.

 

“Është shumë e rëndësishme që turistët të gjejnë jo vetëm ata çka natyra i ka afruar Sarandës me bujari, por edhe të gjejnë një shërbim dhe cilësi, patjetër edhe mikëritjen e oeperatorëve turistikë që veprojnë në territoruin e bashkisë Sarandë. Unë do të thoja që fasha e turistëve ka qenë kryesisht vendas dhe nga rajoni ku vendin e parë e ka zënë Kosova. Nga vendet e Lindjes kanë qenë turistët ukrainas ata që kanë qenë në vendin e parë ndryshe nga vitet më parë ku kanë mbizotëruar polakët”, thotë zoti Gurma.

 

Por Pandemia ka sjellë një mungesë të turistëve nga vendet nordike dhe hapja e vonuar e pikave kufitare me Greqinë për shkak të pandemisë ka qenë gjithashtu nëj sfidë për lëvizjen turistike.

 

“Realisht hapja e vonuar e kufirit ka ndikuar. Megjithatë në fazën e dytë të sezonit në gjysmën e dytë të korrikut dhe periudhën e gushtit ardhja e turistëve ka qenë në mënyrë të kënaqshme dhe unë do të thoja me shumë kënaqësi që këtë vit ne kemi arritur nivelet e vitit 2019. Etaloni jonë është pikërisht ky vit kur Saranda ka shënuar rritjen më të madhe turistike në vite pasi 2020 ishte një vit i ëvshtirë nga padnemia me problematika në të gjitha aspektet”, thotë zoti Gurma.

 

Shumë operatorë janë prekur nga hapja me vonesë e kufirit. Presidenti i Agjensië “Terini Travel”, Fatos Demiri thotë se të gjitha kontratat ishin me aeroportin e ishullit fqinj të Korfuzit.

 

“Ne të gjitha kontratat e avionëve i kishim me aeroportin e Korfuzit dhe në periduhën kur kufiri ishte i mbyllur ato u anulluan. Mungesa e një aeroporti në qyetin tonë krijon mangësi të mëdha pai jemi të varrur nga aeroporti i Korfuzit”, thotë zoti Demiri.

 

Qeveria ka shpallur një konçesion për 30 vjet për ndërtimin e Aeroportit të Sarandës, por gara është anulluar dy herë pasi nuk ka pasur kompani të interesuara.

 

Edhe porti detar i Sarandës i ndjeu pasojat e pandemisë ku lëvizja turistike nuk arriti të kthehej në vitin 2019 që konsiderohet viti më i mirë turistik për qytetin bregdetar.

 

Hatixhe Ismaili, përgjegjëse e trageteve dhe anijeve thotë se prej dy vitesh në port nuk janë përpunuar edhe anijet e mëdha turistike prej situatës së pandemisë.

 

“Tragetet e udhëtarëve me Korfuzin punuan me një kapacitet të reduktuar rreth 30% . Në mungesë të anijeve të mëdha turistike që përbënin fluksin më të madh të pasgjerëve që përpunoheshin para pandemisë në portin e Sarandë si dhe anullimin e grupeve turistike që vinin me tragetet e linjave,numri pasagjerëve u reduktua këtë vit”, thotë ajo.

 

Sipas zonjës Ismaili rreth 60 mijë pasagjerë në nisje dhe në mbërritje janë përpunuar në portin detar gjatë këtij viti ndërsa krahas katër trageteve të linjës janë përpunuar edhe mbi 700 jahte që erdhën në Sarandë kryesisht për tu furnizur me karburant falë një vendimi të qeverisë që përjashtonte taksën doganore për karburantet ejahteve.

 

Në buxhetin e vitit 2022 kjo taksë prej 65 lekë për litër karburanti pritet të rivendoset dhe sipas agjensive turistike kjo do të sjellë interesim të ulët të jahteve për të prekur Sarandën.

 

Ndërsa qyteti bregdetar ka njohur disa investime të rëndësishme që përfshijnë bulevardin kryesor buzë detit, infrastrukturën në Ksamil dhe përmirësimin e plazheve, menaxhimi i territorit dhe mbetjeve mbeten ende sifida për bashkinë e Sarandës dhe autoritetet shtetërore përgjegjëse.

 

Më shumë

Kroçera “Ultramarine” viziton portin e Durrësit

Kroçera eksploruese “Ultramarine” u ankorua sot në kalatën nr. 4 të Portit të Durrësit, ndërsa lundrimi i saj i parë daton në prill të 2021-shit.   Sipas Autoritetit Portual Durrës kjo kroçerë lundron nën flamurin e ishujve Marshall.   Kroçera është e përbërë nga konstruksion specifik për udhëtime në zonat polare, në veçanti […]

Njerëzit u lidhën dorë më dorë për të shpëtuar pushuesit, çfarë ndodhi në Shëngjin

Një akt heroik kanë kryer sot Vrojtuesit e Plazhit në Shëngjin.   Luçjano Marku dhe Bekris Dragusha me shumë guxim kanë shmangur një tragjedi të vërtetë.   Federata e Vrojtuesve e Shqipërisë thotë se tre pjesëtarë të një familje nga Ferizaj i Kosovës, babai dhe dy vajzat e tij adoleshente kanë rrezikuar jetën.   […]

”Corriere della sera”: Plazhet më të bukura shqiptare, limane të fshehura dhe gjire të virgjëra

Vendi i shqiponjave, me pamje nga Adriatiku dhe Joni, është një destinacion i ri për turizmin veror. Arsyet? Ndodhet afër Italisë, është i pasur me bukuri natyrore dhe ka disa nga plazhet më të bukura në Ballkan, shkruan Francesca Masotti për gazetën më të njohur italiane ”Il corriere della sera” (https://viaggi.corriere.it) Vitet e fundit […]

Shqipëria e papërgatitur për këtë fluks turistik

Pamje nga pushues të bllokuar në trafikun rrugor në segmentin Orikum – Vlorë   Për këdo që ka zgjedhur të udhëtojë drejt Lezhës, kalimi në këtë aks rrugor është kthyer në një ferr të vërtetë. Radhë të gjata kilometrike e pushues që duhet të presin me orë të tëra nën vapën përvëluese të këtyre ditëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara