“Një këngë e papërshtatshme për të konkurruar në top fest”. Ky episod në formën e një ‘stand up comedy’ në një prej lokaleve të kryeqytetit që u bë viral në rrjete sociale ka sjell përplasje përtej virtualitetit.
Si fillim ishte imami i xhamisë së Rrugës së Kavajës, Ahmet Kalaja, i cili denoncoi në Facebook djalin që me shaka përmendte ezanin si një këngë të papërshtatshme për ‘Top fest’.
Sipas tij lokali me këtë ngjarje nxiste urrejtjen fetare, nxiste islamofobinë në ambientet publike, diskriminonte publikisht fenë islame, si dhe tallej me simbolet e fesë, ndaj kërkoi reagimin e menjëhershëm të institucioneve shtetërore si dhe ju drejtua rinisë për bojkotimin masiv të lokalit.
Por edhe pse imami Kalaja kërkoi që reagimi i besimtarëve të ishte sa më qytetar, nuk kanë munguar edhe kërcënimet me jetë të pronarëve. Për këtë arsye, pronarët vendosën të mbyllin dyert e lokalit deri në qetësim të situatës.
Ndërkohë që në rrjete sociale, Corner Comedy club shkruan se e gjitha është një keqkuptim që ka lindur nga një shaka paqësore, e bërë pa asnjë qëllim përdhosës apo tallës.
Në një status në instagram ata sqarohen se “komedia përdor mjete të ndryshme për të shkaktuar hilaritet dhe qëllimi ynë me shakanë në fjalë ishte të vinim krah për krahu dy ndodhi, të cilat nuk kanë asnjë pikë takimi me njëra tjetrën dhe bëhen bashkë vetëm falë një loje fjalësh që në këtë rast është fjala ezan. Ne jemi të vetëdijshëm që ezani nuk është këngë, por një lutje fetare. Dhe nëse pyesni se nga na lind e drejta të bëjmë shaka me fenë. Këtu do t’iu ndalojmë sepse është e drejta jonë. E drejta e fjalës”.
Habit ambasadori turk në Tiranë: Osmanët erdhën për të mbrojtur shqiptarët
Zhvarrimet e kundërshtarëve të diktaturës, vazhdojnë debatet për procedurat
ATP e bllokuar nga Kushtetuesja, por paditë rriten
Shifra të frikshme/ 3212 aksidente nga janari deri në nëntor të këtij viti, 165 jetë të humbura
Tirana feston Hanukkhah, festivalin e dritave të hebrenjve
100 vjet – Hasan Prishtina, Kryeministër i Shqipërisë: Ekspozitë me dokumente arkivore në Shkup, Prishtinë e Tiranë
Siguria kibernetike po bëhet çdo ditë e më shumë një fushë që kërkon fuqi punëtore të specializuar. Ndaj Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, si drejtues i institucionit që shumë shpejt do të marrë drejtimin për garantimin e mbrojtjes kibernetike përshëndeti pjesëmarrësit në aktivitetin inovativ “Cyber Camp Albania”, ku ftoi të rinjtë të orientojnë karrierën […]
Me propozimin e Isa Boletinit, më 4 dhjetor 1912, Mehmet pashë Dërralla u zgjodh ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, duke fituar 42 vota dhe duke u radhitur i treti pas Luigj Gurakuqit me 54 vota dhe Myfit Bej Gjirokastrës (Libohovës) me 52 vota. Ministri i Luftës Mehmet pashë Dërralla duke bashkëpunuar me […]
Papa Françesku emëroi sot (30 nёntor 2021) imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv të ri të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit. Imzot Dodaj është kryeipeshkvi i tretë i kësaj Kishe në periudhën pas rënies së komunizmit, pasardhës i imzot Rrok Mirditës dhe i imzot George Frendos. R.SH. – Vatikan Dorëheqja dhe emërimi i Kryeipeshkvit Mitropolit […]
Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë festat e nëntorit jashtë atdheut. Stambolli ishte destinacioni kryesor për të kaluar pushimet 4-ditore që erdhën nga festat e Pavarësisë dhe Çlirimit. “Stambolli është shitur në masë, gati muaj përpara, pra në fund të tetorit të gjitha grupet e Stambollit kanë qenë të […]