e diel 24 tetor 2021
e diel 24 tetor 2021

 

 

Administrata amerikane, e cila kishte vënë si objektiv për të bërë 100 milionë doza të vaksinës kundër COVID-it në 100 ditët e para të presidencës Biden, ka arritur të vaksinojë 100 milionë amerikanë.

 

Të premten Shtetet e Bashkuara u bënë vendi i parë që e arrin këtë shifër.

 

Megjithatë shifrat e të infektuarve me koronavirus mbeten të larta në disa rajone amerikane.

 

Presidenti Biden u bëri thirrje amerikanëve të premten të mos bien në vetkënaqësi. “Të gjithë duhet të vazhdojmë të ruhemi në këto faza të fundit,” tha zoti Biden.

 

Më herët këtë javë, presidenti tha se me shtimin e përpjekjeve të administratës, “të paktën 90% e të gjithë të rriturve në vend do të përmbushin kriteret për t’u vaksinuar brenda datës 19 prill” pasi tashmë ka prodhim të mjaftueshëm vaksinash për ta përballuar këtë objektiv.

 

Gjatë një mbledhjeje në Shtëpinë e Bardhë këtë javë, presidenti dhe drejtoresha e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Dr. Rochelle Walensky, shprehën shqetësimin se shumë amerikanë po braktisnin protokollet mbrojtëse kundër virusit.

 

Nëse vazhdon kjo, tha Presidenti Biden, vendi mund të përfshihet nga një valë e katërt e pandemisë.

 

Shtimi i rasteve të koronavirusit ka rikthyer situata kritike në një numër vendesh në botë. Në Itali, autoritetet shpallën një numër “zonash të kuqe” në përpjekje për të vënë nën kontroll situatën pas shtimit të infektimeve ditët e fundit.

 

Në Gjermani, pandemia ka thelluar mosbesimin ndaj autoriteteve. Presidenti Frank-Walter Steimeier u bëri thirrje gjermanëve të bashkohen ndërsa vendi përballet me Pashkët e dyta radhazi të shoqëruara me rritje të infektimeve dhe pakënaqësi lidhur me masat qeveritare.

 

Në Evropë, ritmet e vaksinimit kanë qenë zhgënjyese. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vetëm 10% e evropianëve kanë bërë një dozë vaksine dhe pak më shumë se 4% janë të imunizuar plotësisht kundër COVID-19./VoA

 

 

Më shumë

Paralajmërimi i zbulimit amerikan: Kina rrezikon të mbizotërojë teknologjitë e përparuara

Zyrtarët amerikanë të zbulimit paralajmëruan jo për herë të parë të premten lidhur me rrezikun që paraqesin ambiciet e Kinës në fushën e inteligjencës artificiale dhe një sërë teknologjish të përparuara.   Ata shtuan se ato mund t’i japin Pekinit një avantazh ushtarak të rëndësishëm dhe mbizotërim të mundshëm në sektorin e kujdesit […]

Trump hap rrjetin e tij social

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka njoftuar planet për të lëshuar në përdorim aplikacionin e tij të mediave sociale.   Llogaritë e Trumpit janë të ndaluara nga Twitter dhe Facebook.   Rrjeti i mediave sociale të Trumpit do të quhet TRUTH Social dhe do të fillojë së funksionuari në muajin nëntor për një […]

Rusia njofton pezullimin e misionit rus në NATO

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov njoftoi të hënën se vendi i tij do të pezullonte misionin rus në NATO.   Zoti Lavrov tha se masa ishte në përgjigje ndaj vendimit të javës së kaluar të NATO-s, për të dëbuar tetë anëtarë të misionit rus në aleancën ushtarake.   Pas njoftimit se Rusia […]

Ish-Sekretari i Shtetit Colin Powell, humb jetën nga COVID-19

Colin Powell, Sekretari i parë afrikano-amerikan i Shtetit dhe një ushtarak i lartë amerikan, vdiq të hënën në moshën 84 vjeçare si pasojë e ndërlikimeve të shkaktuara nga sëmundja e COVID-19-s.   Në një deklaratë në Facebook, ku njoftohej lajmi i vdekjes së zotit Powell, familjarë të tij shkruanin se ai ishte plotësisht […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara