e enjte 27 janar 2022
e enjte 27 janar 2022

Presidenti amerikan Donald Trump dhe Kryeministri Indian Narendra Modi thanë të martën se vendet e tyre po punojnë për një marrëveshje të madhe tregtare, pas bisedimeve që zhvilluan në New Delhi në ditën e fundit të vizitës së Presidentit Trump në Indi.

Presidenti amerikan njoftoi përfundimin e një marrëveshje që India të blejë helikopterë dhe pajisje të tjera ushtarake nga Shtetet e Bashkuara me vlerë 3 miliardë dollarë, dhe tha se dy vendet po zgjerojnë bashkëpunimin për anti-terrorizmin, sigurinë në internet dhe sigurinë detare.

Presidenti Trump tha se marrëdhëniet SHBA-Indi janë “me të vërtetë më të forta se kurrë më parë”.

Kryeministri indian Modi nga ana e tij bëri lëvdata të ngjashme, duke thënë se Presidenti Trump ka rritur në mënyrë të ndjeshme tregtinë midis dy vendeve dhe i ka ngritur marrëdhëniet në një nivel më të lartë.

Më herët gjatë ditës, Kryeministri Modi dhe Presidenti Ram Nath Kovind i uruan mirëseardhjen Presidentit Trump me një ceremoni në pallatin presidencial të Indisë. Më pas, Presidenti Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania, vendosën kurora në një përmendore të Mahatma Gandhit. voa

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara