e premte 22 janar 2021
e premte 22 janar 2021

 

Sipas një njoftimi të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett nënshkruan një Marrëveshje të re për nxitjen e investimeve që ia mundëson Korporatës së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar (DFC), bankës për zhvillim të Amerikës, për të sjellur gamën e saj të plotë financiare në Kosovë.

“DFC ka kënaqësinë që Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nënshkruan Marrëveshjen për nxitjen e investimeve, që forcon përkushtimin e SHBA-së për shtrirjen e veglave financiare në dispozicion për zhvillimin e ekonomisë së Kosovës, veçanërisht sektorit të saj privatˮ, ka thënë John Jovanoviç, zëvendës-nënkryetar i DFC-së dhe drejtor menaxhues për Ballkanin Perëndimor dhe Egjeun.

“Ne shohim potencial të madh për DFC-në për të ndihmuar në mobilizimin e investimeve që krijojnë vende pune dhe mbështesin zhvillimin për popullin e Kosovësˮ, shtoi Jovanoviç.

Nënshkrimi i sotëm pason vizitën që Adam Boehler, kryeshefi ekzekutiv i DFC-së, ia bëri Kosovës në shtator. Gjatë asaj vizite, Boehler kishte nënshkruar deklaratë të përbashkët me kryeministrin Hoti për zgjerimin e fokusit të investimeve të DFC-së në Kosovë për forcimin e infrastrukturës transportuese, energjisë, teknologjisë dhe industrive të tjera.

Vizita e tij, si pjesë e një delegacioni më të gjerë amerikan në Kosovë dhe Serbi u bë pasi më 4 shtator, Kosova dhe Serbia nënshkruan në Uashington, dy dokumente për normalizimin e raporteve ekonomike, në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Dokumentet parashihnin investime të DFC-së dhe organizatave tjera financiare amerikane në këto dy vende.

 

Çfarë është DFC-ja

Korporata e SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar e lansuar më 2020-n, bashkëpunon me sektorin privat për financimin e zgjidhjeve të sfidave më të rënda me të cilat përballet bota në zhvillim sot. Ajo investon në sektorë të ndryshëm përfshirë në sektorin e energjisë, kujdesit shëndetësor, infrastrukturës thelbësore dhe teknologjisë. DFC-ja gjithashtu ofron financim për biznese të vogla dhe gratë sipërmarrëse për të krijuar vende pune në tregjet në zhvillim.

Më shumë

Kosova do të humbasë mbështetësin më të madh në Kongres

Kosova do ta humbasë mbështetësin e saj më të madh në Kongresin amerikan kur përfaqësuesi Eliot Engel të largohet në muajin janar, pas më shumë se tri dekadash në detyrë. Engel, demokrat, ka përfaqësuar pjesë të Bronksit – një lagje e qytetit të Nju Jorkut me një popullsi të madhe dhe politikisht aktive shqiptare […]

Busti i Gjergj Kastrioti-Skënderbeut para Katedrales sё Prizrenit

Inaugurimi i bustit tё heroit kombëtar tё shqiptarëve Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, në oborrin e Kishёs Katedrale ‘Zoja Ndihmëtare’ në Prizren nё praninё e autoriteteve fetare e qeveritare tё Kosovёs.   Nё ditёn e festёs sё Flamurit dhe nё pragun e Kohës së Ardhjes, më 28 nëntor 2020, Kisha dioqezane Prizren-Prishtinë në bashkëpunim me […]

Kosova feston Ditën e Flamurit

Është ministre e Kulturës në Kosovë, ndërsa mban emrin e qytetit ku para 108 vjetësh u ngrit flamuri.     Vlora Dumoshi pikërisht sot ka ditëlindjen dhe jo rastësisht e ka këtë emër. Ndërsa në këtë datë me veshje kombëtare po pret valltarët e ansamblit Shota të cilët performuan para Ministrisë së Kulturës për […]

Vjosa Osmani do të shfuqizojë vendime të ish-presidentit Thaçi

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur, se do të shfuqizojë ato vendime të ish-presidentit Thaçi që bien ndesh me praktikat diplomatike. Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani tha të mërkurën se do të shfuqizojë të gjitha dekretet e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, të cilat janë […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara