Zv/sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar, shprehu te enjten shqetësimin për procesin e regjistrimit te ardhshëm të popullsisë në Mal të Zi, sepse, siç tha, mund të nxisë tensione nacionaliste, në vendin e vogël me rreth 620 mijë banorë.
Zoti Escobar, që është njëherësh i dërguar i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, i bëri këto komente, gjatë takimeve me zyrtarë të lartë në Podgoricë.
Ambasada amerikane shkroi në rrjetin Twitter pas takimit të zotit Escobar me kryetarin e parlamentit të Malit të Zi, Aleksa Beçiç, se zyrtari i lartë amerikan inkurajoi reformat në sistemin prokuroria dhe të ligjeve zgjedhore.
“Deputetët e parlamentit të Malit të Zi duhet të punojnë së bashku kundër korrupsionit dhe të promovojnë interesin publik”, citon ambasada zotin Escobar.
Më herët gjatë ditës ai u takua me kryeministrin malazez, Zdravko Krivokapiç, me ç’rast vuri në dukje se Mali i Zi duhet të jetë i përqendruar në reformat e nevojshme për të përshpejtuar anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ndërsa inkurajoi një integrim më të fortë ekonomik të rajonit.
“Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë të gjithë atyre që mbështesin një Mal të Zi sovran, gjithëpërfshirës dhe qytetar”, tha Escobar, sipas llogarisë në Twitter të ambasadës amerikane në Podgoricë.
Kryeministri Krivokapiç, u tha më pas gazetarëve se janë pajtuar që lufta kundër korrupsionit, bashkëpunimi i ngjeshur rajonal dhe angazhimi i fuqishëm i vendit për integrimin në BE janë jashtëzakonisht të rëndësishme për Malin e Zi.
“Mali i Zi dhe Shtetet e Bashkuara mbeten aleatë të përhershëm të NATO-s, në luftën për vlerat dhe idealet më të mëdha demokratike”, theksoi kryeministri malazez.
Mali i Zi është anëtar i NATO-s dhe aspiron që të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Por, fitorja e forcave proserbe dhe proruse në zgjedhjet e vitit 2020, ka shtuar shqetësimet për orientimin e vendit të vogël buzë Adriatikut që është pavarësuar nga Serbia në vitin 2006.
Zoti Escobar, e ka shpallur përparësi të punës së tij çuarjen përpara të procesit të integrimit më të shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, si rrugë për të penguar destabilizimin e rajonit nga ndërhyrjet e vendeve të treta si Kina dhe Rusia. VOA
Ulqin, 30 vjetori i themelimit të shoqatës “Art Klub”
SHBA e shqetësuar me regjistrimin e popullsisë në Mal të Zi
Presidenti i Malit të Zi, Gjukanoviç: Koha është për ndryshime
Abazoviç: Rruga euroatlantike e Malit të Zi nuk do të ndryshojë
Në Mal të Zi vazhdon kriza qeveritare dhe politike
Deputetët shqiptarë dhe kriza qeveritare në Mal të Zi
Kryetari i Komunës së Tuzit në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, i bëri thirrje mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije, që të distancohet nga ata që kënduan këngë nacionaliste me vargjet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, gjatë shugurimit të tij, më 5 shtator. Këto vargje mund të shihen […]
Parlamenti i Malit të Zi, të enjten mbrëma shkarkoi ministrin e Drejtësisë dhe të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposaviç, për shkak të qëndrimit të tij mohues ndaj gjenocidit në Srebrenicë dhe dhe miratoi një rezolutë që ndalon mohimin e gjenocidit në atë qytet. Shkarkimi i ministrit tij u bë me propozimin […]
Shqiptarët e Malit të Zi, në Ulqin, kanë mbyllur një kalvar me pronat pas 30 vitesh. Falë iniciativës së deputetit shqiptar atje, Genci Nimanbegu, Kuvendi i Malit të Zi ka votuar ligjin për kthimin e pronës së Valdanosit ish pronarëve. Kjo konsiderohet një fitore e madhe për shqiptarët në Mal të Zi, […]
Në sesionin shkencor “Shqiptarët në Mal të Zi gjatë tri dekadave të fundit” u shpalosen analiza shumëdimensionale mbi proceset dhe dukuritë që kanë ndodhur gjatë pluralizmit në këtë vend. Studiuesë të ndryshëm shfaqen pikëpamje dhe analiza mbi pozitën e shqiptarëve dhe për nivelin e integrimit të tyre në Mal të Zi. […]