e shtunë 16 tetor 2021
e shtunë 16 tetor 2021

 

 

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar të premten Turqinë se mund të rrezikojë më shumë lidhjet bilaterale nëse blen armë tjera nga Rusia.

Kjo deklaratë ka ardhur pasi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, është takuar me homologun e tij rus, Vladimir Putin më herët gjatë kësaj jave dhe ka diskutuar për bashkëpunim më të madh ushtarak, duke përfshirë aeroplanët ushtarakë dhe potencialisht edhe nëndetëset.

Turqia, vend anëtar i NATO-s, ka injoruar paralajmërimet e SHBA-së më 2017 për të mos blerë sistemet ruse për mbrojtje S-400, pasi aleanca perëndimore frikësohet se ky veprim mund t’i rrisë kapacitetet e Rusisë për të shënjestruar pajisjet ajrore të SHBA-së dhe Evropës Perëndimore.

“Ne i kemi bërë thirrje Turqisë në secilin nivel dhe mundësi që të mos blejë sistemet S-400 dhe të përmbahet nga blerja e ndonjë pajisjeje tjetër ushtarake nga Rusia”, ka thënë zëvendës-Sekretarja amerikane e Shtetit, Wendy Sherman para gazetarëve, kur është pyetur për udhëtimin e Erdoganit, transmeton agjencia e lajmeve AFP.

“Ne vazhdojmë t’ia bëjmë atë gjë të qartë Turqisë, ashtu sikurse pasojat me të cilat mund të përballet nëse niset në atë drejtim”, ka thënë Sherman, sa ka qenë në një vizitë në Zvicër.

Sherman ka përsëritur se S-400 nuk janë sisteme të “operueshme me sistemet e NATO-s”.

Si përgjigje ndaj blerjes që ka bërë Turqia, SHBA-ja pati larguar këtë shtet nga programi i aeroplanëve luftarakë F-35.

Në këtë program kanë qenë të përfshira disa kompani turke dhe Ankaraja ka pritur të ketë rreth 100 aeroplanë.

Megjithatë Sherman ka thënë se SHBA-ja vlerëson marrëdhënien me Turqinë, duke përmendur vendimin e kësaj të fundit për të mirëpritur miliona refugjatë sirianë dhe ofertën për të ndihmuar në aeroportin ndërkombëtar të Kabulit në Afganistan.

“Turqia është sfiduese ndonjëherë. Jam e sigurt se edhe SHBA-ja është sfiduese për të ndonjëherë. Mirëpo ata janë aleatë të vlefshëm të NATO-s”, ka thënë Sherman.

Erdogan ka thënë të enjten se marrëdhënia e tij me presidentin amerikan, Joe Biden, “nuk ka nisur mirë”.

Biden, pa marrë ende pozitën e presidentit, e ka quajtur Erdoganin autokrat dhe ka treguar mbështetje për opozitën.

Më shumë

Franca do t’i kthejë Beninit 26 artefakte historike

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha se pa përfunduar muaji tetor do t’i kthejnë Beninit 26 artefakte historike të rrëmbyera nga ushtarët francezë në shekullin e 19-të, transmeton Anadolu Agency (AA).   Në një fjalim në Samitin Afrikë-Francë të mbajtur në Francë, Macron tha se deri në fund të muajit do të rikthejnë […]

NATO përgjysmon misionin e Rusisë në aleancë

NATO konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se madhësia e misionit të Rusisë në aleancë është përgjysmuar, pas zbulimit se tetë anëtarë të ekipit diplomatik rus u përkisnin shërbimeve të inteligjencës në Moskë.   Një zyrtar i NATO-s i tha Radios Evropa e Lirë se aleanca “ka forcuar mbrojtjen, në përgjigje të veprimeve […]

Putin për krizën e çmimeve të energjisë: Fajin e ka Bashkimi Europian

Presidenti rus Vladimir Putin, duke iu referuar sot situatës në tregun e energjisë së gazit në Europë, tha se Europa ishte përgjegjës për politikën e gabuar të KE që refuzoi kontratat afatgjata për furnizimin me gaz natyror me Rusinë dhe u kthye në tregjet vendore.   “Komisioni Evropian bëri një gabim kur donte […]

Dy Koretë rivendosin komunikimin ndërkufitar

Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut rivendosën kanalin e komunikimit ndërkufitar.   Seuli tha se dy Koretë zhvilluan telefonatën e parë që nga gushti.   “Me rivendosjen e linjës së komunikimit Jug-Veri, Qeveria vlerëson se është siguruar një bazë për rimëkëmbjen e marrëdhënieve ndër-koreane”, tha përmes një deklarate Ministria e Unifikimit e […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara