Saturday 30 September 2023
Saturday 30 September 2023

 

Mbajtja e një situate të tensionuar në Detin e Kinës Jugore, problemet dhe incidentet kufitarë midis Kinës dhe pothuajse të gjithë vendeve me të cilët kufizohet (me Tajvanin dhe Indinë veçanërisht, situata është mjaft e tensionuar), përgjigjet ndaj agresivitetit të Kinës në proçesin e ekspansionit ekonomik dhe teknologjik të saj, denoncimi tashmë konstant e i drejtpërdrejtë nga ana e Washingtonit, ndaj Partisë Komuniste Kineze dhe udhëheqjes së saj, dëshmojnë qartë se tashmë, me Trump apo pa Trump në Shtëpinë e Bardhë, Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar Luftën e Ftohtë ndaj Republikës Popullore. Periudha e mjaltit zgjati vërtet shumë dhe ndodhi ajo që pritej: Kina do të shfrytëzonte, siç edhe shfrytëzoi, të gjitha lehtësitë që ndër vite iu krijuan për t’u fuqizuar dhe për të bilancuar Rusinë, por përpos kësaj, tashmë i ka shprehur hapur ambicjet e saj ekspansioniste jo vetëm në kontinentin aziatik, por në të gjithë botën.

 

Kina ka punuar fort dhe mirë për të realizuar këto ambicje të saj për t’u shndërruar në një superfuqi botërore e ndoshta, pse jo, në të vetmen superfuqi herët e vonë.

 

Me të drejtë nëWashington janë të shqetësuar nga lëvizjet e Kinës, e cila e quan veten akoma, për çudinë e të gjithëve, një vend socialist, por në të vërtetë bëhet fjalë për llojin më të keq të kapitalizmit, atij shtetëror dhe ky është problemi. Teknologjia dhe inteligjenca artificiale po orientojnë, madje me shpejtësi, zhvillimin në sensin ekspansiv të Kinës, në pothuajse të gjithë botën; automatizimi i proçeseve të prodhimit, po lë mënjanë nevojën për krahë pune të lirë jo vetëm të prodhuesve perëndimorë të delokalizuar në Kinë, por edhe të vetë prodhimit të vendit. Ky proçes po krijon forca dhe tensione të lirë në Kinë, të cilët shteti kinez po mundohet t’i shkarkojë jashtë territorit të tij, kudo qëështë e mundur, nëpërmjet investimeve dhe eksportit të mallrave. Kjo ka sjellë si pasojë që edhe politika e brendshme, ashtu si edhe ajo e jashtëme e Kinës, të bëhen gjithnjë më agresive, imponuese e kushtëzuese.

 

Në këtë pikë zhvillimi, e cila nuk është shoqëruar me transformime demokratike dhe afirmim të të drejtave të njeriut në Kinë, (përkundrazi, vërehet një kthim mbrapa më epokën e Maos),  SHBA dhe Perëndimi kompleksivisht i kanë rezervuar vetes një periudhë reflektimi, të domosdoshme për të riformuluar politikën e marrëdhënieve me vendin e madh aziatik, me regjimin e vetëm monopartiak komunist, pa llogaritur Korenë e Veriut dhe Kubën.

 

Në cilën pikë ndodhemi në marrëdhëniet me Kinën?

Kjo është pyetja, përgjigjia e së cilës në Perëndim po merr trajta dhe formulime nga më të ndryshmet: dikush e minimizon rrezikun real të Kinës për një periudhë të mesme, për shkak se Kina nuk ka ende baza ushtarake të instaluara në vende të tjerë dhe as fuqi projektuese ushtarake të aftë të konkurrojë jo vetëm me atë të SHBA, por as edhe me atë të disa vendeve më pak të fuqishëm si Britania e Madhe, Franca apo Rusia.  Kështuqë, për këtë rrymë mendimi, Kina nuk përbën një rrezik real për SHBA dhe Perëndimin në këtë fazë zhvillimi. Por shumëkush e quan sipërfaqësor një konsiderim të tillë, për shkak se ritmet e zhvillimit teknologjik dhe teknik në Kinë si dhe niveli i armatosjes së saj kanë dalë jashtë çdo parashikimi të mëparshëm. Shumë sino-politologë perëndimorë nuk arrijnë të kalkulojnë faktorin etnokulturor dhe ideologjik që qëndron pas zhvillimeve sasiore dhe cilësore në Kinë dhe që përbën forcën e saj kohezive e propulsive.

 

Veçanërisht në SHBA, këto dy rryma diametralisht të kundërta, janë më të shprehura se kudo gjetkë. Në tridhjetë vitet e fundit, SHBA kanë qënë lehtësuesit më të mëdhenj të transformimit të Kinës nga një vend i prapambetur komunist, në një vend ku klasa politike sunduese ka adoptuar kapitalizmin shtetëror si ndërfaqe komunikimi me Perëndimin dhe me botën, ndërsa në politikën e brendshme ka forcuar kontrollin dhe represionin edhe me ndihmën e teknologjive të sofistikuara. Në SHBA  kanë studiuar dhjetra mijëra studentë kinezë në të gjitha fushat e dijes, të cilët, në vendin e tyre kanë ndikuar fuëqishëm në transformimin ekonomik, teknologjk, urbanistik të vendit, por aspak në transformimin e tij politik.

 

Në dy dekadat e fundit, lidershipi kinez përfitoi nga vakumi i krijuar pas prishjes së rendit bipolar ndërkombëtar dhe kështu i kushtoi shumë rëndësi transferimit të kualteteve teknologjike edhe në fushën ushtarake, me qëllim të qartë shndërrimin e Kinës në një fuqi me kapacitete të plotë projektuesë kudo në botë, siç po ndodh dalngadalë. Këto zhvillime në Kinë po krijojnë jo pak shqetësime në Perëndim.  Edhe pse Kina nuk ka ende instalime ushtarake konsistente në vende të tjerë jashtë territorit të saj, e as aleatë me të cilët të ndërmarrë apo të kundërshtojë një sulm amerikan apo perëndimor, kursi i saj drejt fuqizimit ofensiv ushtarak lë të kuptojë se ajo po investon në këto drejtime. Kjo situatë nuk lë më vend për iluzione dhe qëndrime sipërfaqësore lidhur me Kinën dhe qëllimet e saj.

 

Në SHBA, por edhe në vende të tjerë aleatë apo në anën e tyre, ishin mësuar të perceptonin si rrezik real dhe rival strategjik vetëm ish Bashkimin Sovjetik apo Rusinë e sotme.  Vite më parë, kur flitej për rrezikun kinez, në disa qarqe prezuntuozë të qeshnin në fytyrë, ndërsa tani nuk arrijnë ta bëjnë më këtë, përkundrazi, shprehen të shqetësuar për çka po ndodh. Kina përfitoi nga rënia e Bashkimit Sovjetik dhe dobësia e fillimit e Rusisë, trashëgimtare e tij, ndaj mundi jo vetë të furnizohet me shumë armatime sovjetike dhe ruse, por arriti edhe t’i kopjojë e t’i përmirësojë dukshëm ato.  Po ashtu, Kina ka mundur të përfitojë nga kontradiktat midis vendeve perëndimore dhe proçedurat lehtësuese të më shumë se ndonjërit prej tyre, në transferimin e armatimeve, të teknologjisë dhe tëknow-how të nevojshëm për prodhimin e armëve të sofistikuara.  Buxheti ushtarak i deklaruar i Kinës ka shënuar një rritje të ndjeshme vjetore, prej 8-10%  mesatarisht, në dhjetë vitet e fundit, ndërsa ai i papublikueshëm, sipas observuesve, mund të jetë i barabartë apo edhe më shumë. Buxheti ushtarak i deklaruar i Kinës është aktualisht menjëherë i dyti në botë pas atij të SHBA.  Numri i objekteve të rëndësishëm ushtarakë në Kinëështë rritur, ndërsa janë fuqizuar së tepërmi bazat dhe objektet e njohur, si ato tokësore, ashtu edhe ato detare. Kantieret detarë të Kinës janë zgjeruar jashtëzakonisht dhe, sipas të dhënave, Kina po nxjerr vazhdimisht në det anije gjithnjë e më të sofistikuara si mbi, ashtu edhe nënujore. Numri i aeroplanmbajtësve dhe i anijeve amfibe të prodhimit kinez është katërfishuar në vetëm pesë vitet e fundit. Kina është rrekur të ndërtojë baza ushtarake mbi disa ishuj fare të vegjël shkëmborë në Detin e Kinës Jugore, nëpërmjet të cilave mund të garantohet trafiku i anijeve të mëdha të transportit nga dhe për në portet e saj. Mungesën e përvojës në operacione ushtarake në oqean të hapur marina kineze po e plotëson çdo ditë me një stërvitje serioze dhe me njësi navale nga më të sofistikuarat. Kina planifikon që brenda 20 vjetësh të jetë fuqia e parë botërore jo vetëm në prodhimin industrial (Prodhimin e Brendshëm Bruto), por edhe në fushën ushtarake. Nuk e fsheh këtë ambicje dokumenti “Mbrojtja Kombëtare e Kinës së Erës së Re” i publikuar nga qeveria kineze një vit më parë, por edhe afirmimet e shkëputura, sipas të cilave Kina mund të posedojë njëmijë testata bërthamore, ndërsa është në rritje prioritare numri i raketave me rreze të gjatë veprimi (DF-41) që transportojnë si armë bërthamore ashtu edhe konvencionale e që brenda 30 minutave mund të godasin si Europën, ashtu edhe SHBA.

 

Përballë kësaj situate nuk mund të thuhet se do të kemi përpara kohë të qeta dhe siguri. Hyrja në logjikën e Luftës së Ftohtë presupozon modernizimin e kapacitetit ushtarak të SHBA dhe të vendeve të Perëndimit dhe riformulimin e strategjisë së kontrollit amerikan e perëndimor mbi burimet energjitike dhe teknologjinë e lartë, sidomos atë ushtarake. Zërat që në SHBA apo në vende të tjerë tentojnë të orientojnë ndryshe investimet publike, sikur këto zhvillime kineze të mos përbënin një rrezik real, natyrisht nuk vijnë nga organizatat joqeveritare apo grupet pacifiste, por nga përfaqësuesë politikë të atyre lobeve ekonomiko-tregëtarë që në këto dy dekada kanë qënë përfituesët më të mëdhenj të politikës së hapjes ndaj Kinës. Është e qartë se zëra të tillë nuk përfaqësojnë interesat kombëtarë afatgjatë të SHBA, por remojnë kundër tyre.

 

Fuqizimi  i Kinës nga njëra anë dhe rilindja e Rusisë si fuqi ushtarake janë dy zhvillime paralelë që po shtyjnë riformulimin jo vetëm të politikës së jashtëme amerikane, por domosdoshmërisht edhe asaj të brendshme, veçanërisht në sferën e rolit të shtetit në ekonomi. E, për herë të parë pas dekadash, në këto tema, konvergjenca midis demokratëve dhe republikanëve duket se po bëhet gjithnjë e më reale.

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara