Departamenti Amerikan i Shtetit, përmes një raporti për kongresin, që nuk ia njeh Greqisë zgjerimin e ujërave territoriale me 12 milje. Sipas gazetës greke “Ekathimerini” kur e njoftoi për herë të parë synimin për t’u zgjeruar me 12 milje në Detin Jon në Gusht të këtij viti, kryeministri Kiriakos Mitsotakis tha se kjo ishte një e drejtë e vendit të tij, e njohur nga ligji ndërkombëtar.
Departamenti Amerikan i Shtetit thekson se zgjerimi i ujërave territoriale në mënyrë të njëanshme mund të mos jetë gjithmonë i pranueshëm.
Në këtë raport, SHBA nuk njeh as pretendimin e Greqisë për hapësirën e saj ajrore në Egje, e cila shtrihet deri në 10 milje detare dhe një det territorial deri në 6 milje detare.
“Sipas ligjit ndërkombëtar, hapësira ajrore e një vendi përputhet me atë të detit territorial”, thekson raporti.
SHBA njeh pra një hapësirë ajrore prej 6 miljesh që përputhet me detin territorial. Kjo deklaratë e DASH kundërshton në fakt jo vetëm pretendimet e Greqisë në Egje, por dhe ato në detin Jon, duke theksuar se Amerika nuk njeh përcaktim e njëanshëm të zgjerimeve territoriale.
“Athina aktualisht pretendon deri në 6 milje detare në Egje, por Greqia nuk ka rënë dakord me fqinjët e saj për caktimin e kufijve në ato zona ku të drejtat e tyre të ligjshme detare mbivendosen”, thotë Departamenti Amerikan i Shtetit.
Mungesa e një përcaktimi të tillë do të thotë se nuk ka qartësi në shtrirjen e detit territorial të Greqisë dhe hapësirës ajrore përkatëse në këto zona- theksohet në raport, raporton klan.
Kjo deklaratë e DASH sinjalizon se SHBA mund të mos e njohë vendimin e qeverisë greke për t’u zgjeruar me 12 milje detare në Jon, kur palët kanë rënë dakord ta çojnë çështjen në Hagë. Parimi i 12 miljeve mund të aplikohet vetëm në hapësirat detare ku distancat midis dy shteteve janë mbi 24 milje detare. Por në disa zona këto distanca janë nga 1 deri në 6 milje.
Greqia zyrtarizon zgjerimin me 12 milje në Jon
SHBA nuk i njeh kufijtë e rinj të Greqisë
Hap dyert xhamia e parë në Athinë
Grekët braktisin Athinën pak orë para mbylljes
Greqia në karantinë për herë të dytë
Masat kufizuese, Greqia ndahet më dysh, maska me detyrim në çdo ambient, ora policore shtrihet në gjithë vendin
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis njoftoi se në Athinë, Selanik dhe në qytete të tjera do të vendoset ora policore, me qëllim të parandalimit të përhapjes së mëtejmë të koronavirusit. “Ne kemi për qëllim që të zvogëlojmë qarkullimin dhe tubimet gjatë natës, që favorizon përhapjen e virusit”, tha Mitsotakis, gjatë një adresimi televiziv, […]
Qeveria greke njoftoi masa të reja kufizuese për të trajtuar shpërthimin e rasteve të koronavirusit në kufijtë e saj me Shqipërinë, të cilat bëhen detyruese pas 16 gushtit. Sipas deklarimeve të zëdhënësit të qeverisë greke Aristotel Pelonis, të bëra të hënën pas një takimi të komitetit ndërqeveritar për pandeminë, është përcaktuar një regjim […]
Autoritete greke të Mbrojtjes Civile njoftuan se në këshillim me Ministrinë e Zhvillimit Rural dhe Ushqimit, zgjatën lejet e qëndrimit për 90 ditë për mijëra punëtorë sezonalë, pjesën më të madhe të të cilëve e përbëjnë shqiptarët. Punëtorët kërkohet të paraqesin një kërkesë tek autoritetet kompetente që shoqërohet me një deklaratë të përgjegjësisë së […]
Në ditën e parë të lehtësimit të kalimit të kufirit me Greqinë, në Kapshticë situata duket se nuk ka ndryshuar. Të vetmit që mund të kalojnë janë personat që disponojnë leje qëndrimi, nënshtetësi dhe punëtorët sezonale. Për ata që tentojnë të kalojnë kufirin me pasaportë biometrike nuk lejohet kalimi por shqiptarët nuk janë të vetmit […]