e shtunë 18 shtator 2021
e shtunë 18 shtator 2021

 

SHBA përshëndesin vendimin e qeverisë së Tiranës pas vendimit që Shqipëria të strehojë qindra refugjatë politikë afganë.

 

SHBA përshëndesin vendimin e qeverisë së Tiranës për strehimin e përkohshëm të qindra refugjatëve politikë afganë, që kanë punuar me strukturat e ushtrisë amerikane dhe u kërcënohet jeta në Afganistan nga talebanët, që dje,(15.08) morën Kabulin dhe hynë në Pallatin e atjeshëm Presidencial.

 

Robert Menendez, kryetari i Komisionit për Marrdhëniet me Jashtë në Senatin Amerikan, në një postim në twitter shkruan se ” mirëpret vendimin e qeverisë shqiptare për t’u dhënë një strehë të sigurtë dhe të përkohshme atyre që ikin nga sulmet e talebanëve në Afganistan. Populli i Shqipërisë, që i tregoi sërish botës se çfarë  do të thotë “Besë” gëzon respektin dhe falenderimet tona,” thekson ai.

 

Edhe Madeleine Albright, ish-Sekretarja e shtetit, në adminsitratën e Presidentit Clinton, e ka përshëndetur vendimin e qeverisë së Shqipërisë dhe vendeve të tjera, që kanë pranuar të strehojnë refugjatët politikë afganë. ”Duhet të përqëndrohemi në shpëtimin e jetëve në Afganistan ndërkohë që SHBA po punojnë për evakuimin e atyre që janë në mënyrë të veꞔantë në rrezik nga talebanët. Jam mirënjohëse ndaj Shqipërisë, Kanadasë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut që kanë ofruar strehim për aleatët afganë, gratë aktiviste dhe drejtues të shoqërisë civile, Shpresoj, që ky shembull të ndiqet edhe nga vende të tjera,” shkruan në twitter Madeleine Albright.

 

 

Më shumë

Shtëpitë ku u strehua komuniteti hebraik në Tiranë do të kthehen në muze

Shtëpitë ku u strehua komuniteti hebraik në Tiranë do të kthehen në muze. Lajmin e bëri të ditur kryebashkiaku Erion Veliaj teksa ishte i pranishëm në festivalin e përbashkët kulturor Shqipëri-Izrael që po zhvillohet në Tiranë.   “Jam krenar që jam shqiptar kur dëgjoj historinë e një qyteti, – që sot kam unë fatin […]

Basha e përjashton nga PD, Berisha: Duhet të largohej vetë

Ish kryeministri Sali Berisha nuk do të jetë pjesë e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, forcës politike të cilën ai e themeloi në vitin 1990, dhe që e udhëhoqi deri në vtin 2013, kur dha dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve të atij viti. Vendimin për ta lënë atë jashtë e bëri të ditur sonte, […]

Bëj si them unë, mos bëj si bëj unë/ VETËM 39 DEPUTETË JANË VAKSINUAR, 101 TË TJERË GËNJEJNË

Nuk duhet ti lejojmë të futen në Parlamentin e Republikës. Nga 140 deputetë të sapozgjedhur, vetëm 39 prej tyre janë vaksinuar, 101 të tjerë po i bëjnë bisht vaksinimit. Lerini justifikimet, vaksinohuni publikisht, na tregoni certifikatën e vaksinimit, hyni në Kuvend të imunizuar dhe pastaj na detyroni ne qytetarëve të tjerë të vaksinohemi… / […]

Grup parlamentar paralel me PD

Pasditen e se mërkurës, aleatët e Partisë Demokratike pritet të mblidhen për të diskutuar për mënyrën se si do të strukturohen dhe organizohen në Kuvend.   Rregullorja e Kuvendit, sanksionon që një grup parlamentare nuk mund të krijohet pa pasur 7 deputet.   Asnjë nga forcat politike me përjashtim të demokratëve dhe socialistëve […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara