e martë 16 gusht 2022
e martë 16 gusht 2022

 

 

Briana Mariah, themeluese e agjencisë “Ne flasim”, beson se modelet duhet të jenë një pasqyrim i botës që na rrethon, ndaj dhe agjencia e saj gjen dhe reklamon një grup unik e të larmishëm njerëzish. Korrespondetja e Zërit të Amerikës Karina Bafradzhian njofton nga Uashingtoni.

 

 

Gjatë dekadave të fundit, bota e modelëve është zgjeruar duke përfshirë njerëz të moshave, racave dhe e përmasave të ndryshme trupore. Por për Briana Mariah, themeluese e agjencisë “Ne Flasim”, kompanitë që operojnë në këtë fushë, nuk e kanë përqafuar mjaftueshëm diversitetin. Ndaj në vitin 2012 ajo hapi një agjenci të sajën, pavarësisht skepticizmit.

 

“Kur fillova, kujtoj shumë mirë reagimin e një kolegeje e cila më tha: “kjo nuk do të funksionojë. Bordi juaj është gjithandej dhe askund, tejet i shpërndarë, ekzistojnë tashmë agjenci për modele të të gjitha përmasave. Por unë vazhdova të bëj atë që po bëja dhe thashë: Kjo nuk është një agjenci për përmasa të mëdha trupore, kjo na bashkon e na bën të gëzojmë për njëra-tjetrën”, thotë Briana Mariah, themeluese e Agjencisë së Modeleve “Ne flasim”.

 

Sot ajo punon me mbi 130 modele të peshave të ndryshme trupore…të gjatësive, gjinisë e racave të ndryshme. Mes tyre ka modele me Sindromën Daun, nga ato me probleme të lëkurës dhe të gjitha kanë bërë përpara duke dalë në kopertinat e revistave, në reklama e pasarela, çka u ka dhënë zë çështjeve që lidhen me barazinë dhe të ndjerit pozitiv me trupin.

 

Modelja me qendër në Uashington, Danielle Sauter thotë se kjo është koha e duhur që diversiteti të institucionalizohet në industrinë e modës.

 

“Të kesh modele më të larmishme, në gjatësi, përmasa trupore, forma, gjini, apo të racave të ndryshme, është diçka që ka nisur të lulëzojë më shumë se kurrë!”, thotë Danielle Sauter, modele.

 

Danielle Sauter thotë se janë rrjetet sociale ato që i kanë ndihmuar rekrutuesit të gjejnë modele të reja për fushatat reklamuese. Ajo thotë se falë blogut të saj në Instagram nisi karrierën duke iu bashkuar në vitin 2014 një agjencie modelesh në Uashington.

 

Por disa modele më tradicionale thonë se ato po kritikohen se po reklamojnë prishtmëri jorealiste. Vlada Roslyakova është një nga modelet më të njohura ruse në Perëndim.

 

“Kjo po krijon një problem të ri. Unë jam ashtu siç jam dhe njerëzit më kritikojnë se po i bëj të tjerët të ndihen të keq për trupin e tyre. Pra, unë jam fajtore thjesht sepse, jam ajo që jam! Kjo është një çështje komplekse dhe e ngarkuar e që sigurisht do të doja të kishte një lloj ekuilibri…”, thotë Vlada Roslyakova, modele

 

Disa sjellin si shembull vendimin e marrë nga marka popullore e të brendshmeve Victoria’s Secret për të mos punuar më me modele që kanë qenë prej kohësh pjesë e agjencisë, të cilat njiheshin ndryshe si ‘engjëjt’ e saj.

 

“Mendoj se ata duhet të kishin bërë një gjë më gjithëpërfshirëse e t’i kishin mbajtur ato. Victoria’s Secret ka qenë gjithmonë shumë seksi…pse të mos jenë të gjithë njerëzit seksi? Shikoni Fenty-n për shembull, linjën e Rhianna-s… Ata kanë bërë një punë fantastike me të gjitha përmasat e gjinitë”, thotë Danielle Sauter, modele.

 

Modelet e agjencisë Victoria’s Secret tashmë variojnë nga aktorja Priyanka Chopra, tek futbollistja profesioniste Megan Rapinoe.

 

“Më pëlqen prirja për t’u interesuar rreth personalitetit të modeles. Nuk ka të bëjë më me pamjen e bukur të tyre. Tashmë njerëzit duan të dinë më shumë rreth tyre dhe kjo është e mrekullueshme!”, thotë Vlada Roslyakova, modele.

 

Një industri në ndryshim, në një kohë që po ndryshon.

 

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara