e shtunë 16 tetor 2021
e shtunë 16 tetor 2021

Ambasada amerikane në Prishtinë ka thënë se vendimi i së premtes i Gjykatës Kushtetuese, për të lënë më shumë hapësirë për shqyrtim, tregon se sundimi i ligjit po funksionon në Kosovë.

 

Gjykata Kushtetuese ka vendosur më 1 maj në favor të kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për të pezulluar zbatimin e dekretit të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi deri më 29 maj, i cili i mundësonte kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hotit, të formonte qeverinë e re.

 

“Ne po ashtu mirëpresim thirrjet e liderëve politikë dhe atyre institucionalë që të respektohet Gjykata dhe proceset që lidhen me të”, është thënë mes tjerash në një postim të kësaj ambasade në rrjetin social, Twitter.

 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se do ta respektojë vendimin e marrë nga kjo Gjykatë, derisa Qeveria në detyrë e Kosovës, ka thënë se vlerëson vendimin e këtij institucioni por “ky pezullim nuk e prejudikon vendimin përfundimtar të Gjykatës”.

 

Lidhja Demokratike e Kosovës po ashtu ka thënë se do ta respektojë këtë vendim ndonëse ka theksuar se është e vendosur në përputhshmëri të plotë me normën kushtetuese, të krijojë qeverinë e re.

 

Më 30 prill, Thaçi ka njoftuar se ka dekretuar kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hotin, për postin e kryeministrit të Kosovës.

 

Menjëherë pas kësaj, Lëvizja Vetëvendosje i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Thaçit dhe duke kërkuar vendosjen e masës së përkohshme për pezullimin e zbatimit të dekretit.

 

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar një ditë më parë nga Kryesia e Kuvendit të Kosovës që të organizojë seancë të jashtëzakonshme më 2 maj për formim të qeverisë së re, mirëpo pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Qeveria në detyrë do të vazhdojë punën, deri në vendimin e ardhshëm. rel

5 maj 2020

Më shumë

Fermerët në Kosovë protestojnë me traktorë, kundërshtojnë subvencionimin e grurit

Qindra fermerë protestuan sot me traktorë para Ministrisë së Bujqësisë në Kosovë, për të kundërshtuar politikat e subvencionimit të grurit.   Fermerët kërkuan nga Ministria e Bujqësisë që kriteret e reja për subvencionimin të hynin në fuqi nga vitit i ardhshëm.   Kërkesë tjetër e tyre ishte bërja e një memorandum bashkëpunimi mes Ministrisë […]

Fantazi serbe për largimin e SHBA nga Kosova

Tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani ka shkaktuar satisfaksion të hapur në Serbi, ku ndërkohë disa politikanë fantazojnë për një largim të ngjashëm të trupave amerikane edhe nga Kosova, shkruan “Die Presse”.     Prej javësh gjendja kaotike në Afganistan pas marrjes rrufeshëm të pushtetit nga talibanët është në fokus të mediave botërore. Shumë […]

Kosovë: Shumë kandidatë për zgjedhjet lokale me probleme ligjore

Të paktën 160 kandidatë nga 30 subjekte politike nuk mund të garojnë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Sipas KQZ ka edhe kandidatë për kryetarë të komunave që kanë probleme me ligjin.   Jo të gjithë kandidatët për asambletë komunale dhe ata për kryetar komunash që duan të garojnë për zgjedhjet lokale të 17 […]

Serbia ndërton objektin e “Universitetit të Prishtinës në Mitrovicë”

Serbia ka filluar ndërtimin e objektit të përhershëm të të ashtuquajturit “Universiteti i Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicë”.   Investimi në mbi 6 milionë euro do të bëhet nga Qeveria e Serbisë përmes Zyrës për Kosovën, që funksionon në kuadër të saj.   Drejtori i kësaj zyreje Petar Petkoviq, hodhi gurthemelin për […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara