e enjte 27 janar 2022
e enjte 27 janar 2022

Brenda objektit të uraniumit Fordov në Qom, Iran, 6 nëntor 2019.

 

 

Shtetet e Bashkuara po shprehin padurim në lidhje me mungesën e vullnetit të Iranit për të bërë përparim në bisedimet për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore me fuqitë botërore.

Një zyrtar amerikan tha se mbase Irani mund të ketë një “Plan B” që i mundëson të mbajë kursin e njëjtë në programin e tij bërthamor.

Por, ky zyrtar që nuk deshi të identifikohet, tha gjithashtu se Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Antony Blinken, nuk e ka caktuar një datë se kur mund të marrë fund durimi i Shteteve të Bashkuara në negociata, të cilat përfshijnë zyrtarë të BE -së dhe nënshkrues të tjerë të Planit të Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit (JCPOA) të vitit 2015.

Negociatat të cilat zhvillohen në Vjenë kanë ngecur, pjesërisht për shkak të zgjedhjeve iraniane që e sollën në pushtet presidentin e linjës së ashpër, Ebrahim Raisi.

“Tani për tani nuk ka asnjë sinjal pozitiv se Irani është gati të kthehet në bisedime”, u citua zyrtari, duke shtuar se Teherani ende nuk e ka emëruar një negociator të ri për bisedime.

Shtetet e Bashkuara po shprehin padurim në lidhje me mungesën e vullnetit të Iranit për të bërë përparim në bisedimet për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore me fuqitë botërore.

Një zyrtar amerikan tha se mbase Irani mund të ketë një “Plan B” që i mundëson të mbajë kursin e njëjtë në programin e tij bërthamor.

Por, ky zyrtar që nuk deshi të identifikohet, tha gjithashtu se Sekretari i Shtetit i SHBA-ve Antony Blinken, nuk e ka caktuar një datë se kur mund të marrë fund durimi i Shteteve të Bashkuara në negociata, të cilat përfshijnë zyrtarë të BE -së dhe nënshkrues të tjerë të Planit të Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit (JCPOA) të vitit 2015.

Negociatat të cilat zhvillohen në Vjenë kanë ngecur, pjesërisht për shkak të zgjedhjeve iraniane që e sollën në pushtet presidentin e linjës së ashpër, Ebrahim Raisi.

“Tani për tani nuk ka asnjë sinjal pozitiv se Irani është gati të kthehet në bisedime”, u citua zyrtari, duke shtuar se Teherani ende nuk e ka emëruar një negociator të ri për bisedime.

 

Presidenti amerikan, Joe Biden, i tha Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së këtë javë se vendi i tij është i gatshëm t’i kthehet zbatimit të marrëveshjes nëse edhe Irani e bën të njëjtën gjë.

Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë e tjera perëndimore dhe agjencitë e inteligjencës kanë akuzuar Teheranin se po përpiqet të krijojë një kapacitet prodhues të bombave bërthamore, një akuzë që zyrtarët iranianë e kanë refuzuar vazhdimisht.

Presidenti amerikan, Donald Trump, i pati tërhequr Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja e fuqive botërore me Iranin, pasi kishte thënë se ajo i mundësonte këtij vendi që në plan afatgjatë të posedojë armë bërthamore.

Ai vendosi sanksione shkatërruese ndaj Iranit dhe si kundërpërgjigje Teherani filloi me shkelje të marrëveshjes.

Në bisedimet e Vjenës të dyja palët nuk bisedojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë mirëpo përmes negociatorëve evropianë.

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara