Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Turqisë një flotë avionësh luftarakë F-16, sipas Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, duke zhbllokuar kështu potencialisht një konflikt mes dy aleatëve të NATO-s mbi porosinë e bllokut të F-35-ve. Oferta po bëhet me qëllim rimbursimin e Turqisë për pagesën prej 1.4 miliardë dollarësh që ajo ka bërë prej kohësh për F35-sat e anulluar, deklaroi Erdogan i cituar nga Bloomberg.
Ky veprim vjen pas një kërkese zyrtare drejtuar Shteteve të Bashkuara nga Ankaraja muajin e kaluar për të blerë 40 avionë të rinj F-16 Block 70 nga Lockheed Martin Corp, si dhe 80 komplete për të modernizuar luftëtarët e saj ekzistues, thanë dy zyrtarë turq të njohur me çështjen javën e kaluar. SHBA e bllokoi blerjen e F-35 për shkak të vendimit të Turqisë për të marre sistsmet e mbrojtjes ajrore S-400 nga Rusia.Turqia dëshiron ta zgjidhë problemin me SHBA përmes dialogut dhe “po punon për rimbursimin e pagesës së F-35”, tha Erdogan.
Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit nuk pranoi të komentojë, duke cituar sekretin e politikës e departamentit për shitjet ose transferimet e mbrojtjes që nuk janë njoftuar zyrtarisht në Kongres. Shtëpia e Bardhë ende nuk ka bërë ndonjë koment. Uashingtoni thotë se radari i përparuar i raketave S 400 përbën një kërcënim për sistemet e mbrojtjes së NATO-s dhe bën thirrje për heqjen e tij. Por Ankaraja nuk ka dhënë shenja të qarta tërheqjeje nga blerja e tij dhe në 30 shtator, Erdogan u takua me Putin për të diskutuar shtrirjen e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.
Rusia kërkon garanci të qarta sigurie nga Perëndimi
Bombarduesit rusë patrullojnë mbi kufijtë e Bjellorusisë
Të zemëruar me Abbasin, palestinezët votuan në zgjedhje komunale
Çfarë fshihet pas tensioneve Rusi-Ukrainë?
Biden dhe Putin nuk arrijnë marrëveshje për krizën në Ukrainë
“Do të fluturoj sërish”: Frika nga talibanët ndërpret ëndrrën e pilotes së parë afgane
BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]
Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit. Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]
Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca. Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]
Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett. Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë. Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]