Monday 29 May 2023
Monday 29 May 2023

 

Dy javë më parë, aeroplanmbajtësja Bonhomme mori zjarr i cili i shkaktoi vetë asaj si dhe marinës ushtarake amerikane dëmet më të mëdha që pas Luftës së Dytë Botërore. Llogaritet në rreth 2 miliardë dollarë dëmi i pësuar, shkaktar i të cilit, sipas hetimeve, është një marinar i vetëm.

Aeroplanmbajtësja Bonhomme po ristrukturohej e po përgatitej në portin ushtarak të San Diegos për të kryer shërbimin e saj të deterrencës në oqeanin Paqësor dhe më tej në Detin e Kinës Jugore. Në bordin e saj do të transferohej një numër avionësh gjuajtës-bombarduesë nga më të avancuarit, F-35 B.

Zjarri i vënë ka dëmtuar të gjithë sistemet elektrike dhe idraulike të anijes, pasi 11 nga të 14 urat e anijes janë përfshirë nga zjarri. Nga vizita në bordin e anijes së dëmtuar, admirali Michel Gilday u tregua pesimist duke hipotizuar se nuk do të kishte më mundësi që kjo aeroplanmbajtëse të dalë në det. Përveç dëmit, kostot e ristrukturimit janë të larta.

Hetimet kanë çuar në gjetjen e zjarrvënësit, i cili është marrë nën hetime nga organet e specializuar.
US Navy në vitet e fundit ka patur vështirësi të llojeve të ndryshme, për shkak të mungesës së buxhetit dhe kostos së lartë të mirëmbajtjes së anijeve. Kjo ka krijuar shqetësime në qarqet e larta ushtarake, të cilët gjenden përballë sfidës kineze në Paqësor.

 

*Në Foto: Aeroplanmbajtësja Bonhomme gjatë fazës së shuarjes së zjarrit

 

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara