Sunday 26 March 2023
Sunday 26 March 2023

 

 

Jan Kukuzeli figurë e shquar e kulturës muzikore bizantine, me origjinë nga Durrësi. Lindi rreth viteve 1070-1075. U pranua në shkollën e pallatit perandorak në Kostandinopojë, ku u shqua si më i afti dhe u mbiquajt Kukuzeli.

Ishte drejtues i këngëtarëve antikë dhe maistor i kapelës perandorake, bëri emër si këngëtari dhe muzikanti më i madh i Kostandinopojës në shek.XI.

Pasi ra në kontradiktë me perandorin e Bizantit, u vendos në malin Athos në manastirin Laura e Madhe, ku u morr me studime muzikore. Jan Kukuzeli krijoi sistemin e shkrimit muzikor, i quajtur shkrimi kukuzelik.

Notacioni muzikor i tij u përdor për afro disa shekuj në muzikën kishtare. Kukuzeli ishte edhe pedagog, poet e himnograf; shkroi disa vepra didaskalike të rëndësishme për historinë e muzikës.

 

Akademia e Shkencave përkujtoi Shën Joan Kukuzelin, mjeshtrin dhe krijuesin e metodave të shkrimit muzikor bizantin:

 

-Akademik Vasil Tole: Pjesët e muzikës bizantine na vijnë nga autorë me kombësi dhe vende të ndryshme dhe pjesë e merituar e kësaj trashëgimie është edhe ajo që vjen nga Shqipëria, nga vendi i Jan Kukuzelit dhe Kristanth Manditit, dy emra të shquar të muzikës bizantine në nivel botëror dhe propozoj që të mundësohet edhe përfshirja e këndimit bizantin në Shqipëri, si pjesë e regjistrimi në UNESCO.  –

 

 

Personaliteti i Shën Joan Kukuzelit dhe muzika e tij, që përbën një dëshmi të vyer për njohjen e traditës së artit muzikor u kujtuan këtë të premte përmes organizimit të një veprimtarie shkencore në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.

1 tetori është data që bashkon muzikën bizantine dhe Ditën Ndërkombëtare të Muzikës me emrin dhe trashëgiminë e madhe muzikore të Jan (Ioan) Kukuzelit.

Kjo veprimtari u organizua nga Akademia e të Rinjve dhe Komisioni i Përhershëm i Artit dhe i Trashëgimisë Kulturore i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në bashkëpunim me Institutin e Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit të Akademisë së Studimeve Albanologjike në prani të Hirësi Nathanailit, Mitropolit i Amantias, përfaqësues i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, e zonjës Meri Kumbe, zëvendësministre e Kulturës si dhe nga prezenca e përfaqësuesve të institucioneve shkencore dhe kulturore të vendit.

 

 

Akad. Vasil S. Tole zëvendëskryetar i Akademisë së Shkencave tha se vendi ynë dhe muzika jonë është me fat që ka një pararendës kaq të shquar si Kukuzeli, për të cilin sot mbahet meshë në të gjitha kishat e vendit, kontributi i të cilit në muzikën bizantine është tërësisht i njohur dhe i gjithëpranuar. E jo vetëm kaq. Muzika bizantine, ky art sublim që zë fill 2000 vjet më parë, prej vitit 2019 me propozim të Greqisë dhe Qipros është tashmë pjesë e listës përfaqësuese të dukurive shpirtërore të UNESCO-s.

Akad. Tole theksoi se këndimi bizantin është një traditë kulturore e rëndësishme, bën pjesë në traditat muzikore të zhvilluara në Perandorinë Bizantine.

“Është muzikë ekskluzivisht vokale; në thelb është monofonike; këngët janë të kodifikuara në një sistem tetë-mënyrash ose tetë-tonesh; këndimi përdor stile të ndryshme ritmike, në mënyrë që të theksojë rrokjet e caktuara të fjalëve të veçanta, etj.” -tha akad. Tole.

Nisur nga fakti që regjistrimi i këndimit bizantin në UNESCO është realizuar si kandidim multinacional, akad. Tole kujtoi se muzika bizantine nuk u krijua në një vend të vetëm. Pjesët e saj na vijnë nga autorë me kombësi dhe vende të ndryshme dhe pjesë e merituar e kësaj trashëgimie është edhe ajo që vjen nga Shqipëria, nga vendi i Jan Kukuzelit dhe Kristanth Manditit, dy emra të shquar të muzikës bizantine në nivel botëror dhe propozoi që në bashkëpunim me propozuesit e dosjes dhe UNESCO-n, të mundësohet edhe përfshirja e këndimit bizantin në Shqipëri, si pjesë e këtij regjistrimi. “Hapësirat ligjore ekzistojnë. Duhet vullnet dhe angazhim i përbashkët, i cili besoj se nuk na mungon, që edhe tradita e këndimit bizantin në Shqipëri të bëhet pjesë e pandarë e këndimit bizantin në tërësi.”, -tha akademik Vasil Tole.

Theodhor Peci rrëfeu për jetën e Joan Kukuzelit dhe “grindjet” ballkanike për përkatësinë kombëtare të mbiemrit të tij, Kukuzeli-Papadhopulos:

Joan Kukuzeli lindi në Durrës rreth vitit 1270. I ati i vdiq kur ishte shumë i vogël. Ai mbeti i varfër, por u edukua nga mësuesit më të mirë të asaj kohe dhe u dallua për një zgjuarësi të rrallë, për zërin engjëllor dhe për aftësitë e mëdha muzikore.

 

 

E dërguan në Konstandinopojë, në kryeqytetin e perandorisë, për të studiuar dhe kënduar në oborrin perandorak. Duke parë talentin e tij të madh dhe përparimin e habitshëm në muzikë, e emëruan drejtues të veprimtarive muzikore të kryeqytetit, dhe i dhanë titullin “Mjeshtër”. Jani u bë një anëtar i oborrit perandorak dhe favorit i vetë perandorit. Më teja z. Peçi e quajti Kukuzelin një figurë të jashtëzakonshme, shenjtor të kishës ortodokse që braktisi privililegjet që i dha perandoria e Bizantit dhe jetoi si murg në malin Aathos, e megjithatë të qenit muzikant spikaste në personalitetin e tij.

Jani Kukuzeli ishte mësues e krijues i metodave të shkrimit muzikor bizantin.- tha z. Peçi, i cili mjeshtërisht drejtoi edhe përshëndetjen muzikore me pjesëmarrjen e korit të muzikës bizantine “Shën Joan Kukuzeli” të Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.

Përshëndetje muzikore pati edhe edhe kuinteti i Shkollës së Mesme Artistike “Jan Kukuzeli” i qytetit të Durrësit, nën drejtimin e artistit Pirro Sota dhe Esmeralda Ahmetaj, pianiste, studente në Konservatorin e Belgjikës.

Dr. Mikaela Minga, muzikën bizantine e konsideroi si një pasuri të vyer të njerëzimit dhe theksoi se arti psaltik ka lidhur qendrat shpitërore të shqiptarëve. Ajo kujtoi lidhjet e këngëve bizantine me ato të qyteteve të Shqipërisë e sidomos me ato të Elbasanit.

Zëvendësministrja e kulturës z. Meri Kumbe falënderoi Akademinë e Shkencave për mbajtjen e përmendores për Jan Kukuzelin dhe tha se “muzika shpirtërore bizantime mbetet një pasuri e vyer e njerëzimit, ku historia ka dashur që vendi ynë i vogël të ketë kontributin e tij”.

Më tej, studimin e kësaj muzike zv.ministrja e Kulturës e lidhi me politikbërjen në përcaktimin e identitetit tonë kulturor.

 

 

 

 

 

Më shumë

Promovohet studimi monografik “Banda kombëtare “Vatra”, një histori unike shqiptaro-amerikane” e autorit akad. Vasil S. Tole

Monografia “Banda Kombëtare Vatra”, një histori unike shqiptaro-amerikane e autorit akademik Vasil S. Tole, që i kushtohet historisë së ardhjes së vullnetarëve shqiptaro-amerikanë në vitin 1920 për të nxitur ndjenja entuziaste besimi dhe frymë atdhetare në popull, pas rikonfirmimit të Pavarësisë me Kongresin e Lushnjes, u promovua në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. […]

“Western Balkans Youth Orchestra”: Orkestër e re kundër konflikteve të vjetra

Ata vijnë nga vende që përpara 30 vjetësh luftonin brutalisht njeri-tjetrin. 25 të reja e të rinj takohen tani në turne koncertesh për të bërë muzikë së bashku. “Western Balkans Youth Orchestra” nis turneun e koncerteve.   Ata të gjithë janë fëmijë të luftës, të të ashtuquajturave „luftëra të Jugosllavisë”. Tani ata takohen për […]

Shqipëria në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Torino, me më shumë se 200 tituj

Shqipëria dhe letërsia e saj janë të pranishme edhe këtë vit, me një stendë të posaçme, në Panairin Ndërkombëtar të Librit, edicioni i 33-të i të cilit zhvillohet në Torino nga data 14 deri më 18 tetor 2021.   I vizituar çdo vit nga qindra mijëra vizitorë nga e gjithë Italia, Panairi Ndërkombëtar […]

Zbulohet stera 2300-vjeçare në sitin arkeologjik të Bylisit

Neritan Ceka: I përket shekullit III para Krishtit. Stera është e gjatë 50 metra dhe e thellë 8 metra dhe e mbuluar nga një sistem harqesh. Kërkimet arkeologjike në Bylis kanë nisur nga njësia e re “ArkeoBylis” e ngritur në Akademinë e Shkencave, kryesuar nga Neritan Ceka. Skënder Muçaj: Janë zbuluar dhe objekte të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara