e shtunë 16 janar 2021
e shtunë 16 janar 2021

 

Myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari, e ka fituar betejën me koronavirusin. Prej disa ditësh ai po kurohej në një spital në Turqi bashkë me të atin, i cili pas komplikacioneve të shkaktuar nga COVID-19 humbi jetën.

 

Ceremonia mortore e të ndjerit është zhvilluar ditën e djeshme në qytetin e Shkodrës, me pjesëmarrjen shumë qytetarëve, edhe nga Kosova, Maqedonia e Mali i Zi ndërsa sot, përmes një postimi në Facebook, Myftiu ka edhe një mesazh.

 

“Falënderim e mirënjohje! Në emrin e familjes së Haxhi Bardhyl Sytarit me djem, ju shprehim mirënjohjen dhe falënderimet tona më të përzemërta për mbështetjen dhe lutjet e panumërta, me të cilat na keni qëndruar pranë në këto ditë”, – shkruan ai mes të tjerash në një postim në Facebook.

 

 

 

Postimi i Myftiut të Shkodrës, Muhamed Sytari në Facebook:

 

 

Falënderim e mirënjohje!

 

Në emrin e familjes së Haxhi Bardhyl Sytarit me djem, ju shprehim mirënjohjen dhe falënderimet tona më të përzemërta për mbështetjen dhe lutjet e panumërta, me të cilat na keni qëndruar pranë në këto ditë.

 

Allahu ju shpërbleftë dhe e pranoftë këtë mirësi tuajën, Babën tonë të shtrenjtë e mëshiroftë, shëndetin tuaj e begatoftë, të mirat e kësaj bote e të përtejmes jua shtoftë e paçi përherë bekimet e mëshirën e Tij në këtë botë e në të përtejmen!

 

Mirënjohje e falënderim pa fund për myftilerët, imamët, hoxhallarët, thirrësit islamë, prijësit fetarë, drejtuesit e shoqatave, medresesë Shkodër, mediat lokale, organet e rendit, policisë rrugore e miqtë e shtrenjtë nga qytetet e ndryshme të vendit dhe në veçanti ata që na nderuan nga Maqedonia e Veriut, Kosova e Mali i Zi, të cilët na dhanë forcë e mbështetje shpirtërore e qytetare në këtë rast, me pjesëmarrjen e tyre në ceremoninë e lutjes së përcjelljes së Babës tonë.

 

Një falënderim i veçantë për stafin e Myftinisë Shkodër, për mbështetjen, angazhimin dhe përkujdesjen për mbarëvajtjen e ceremonisë dhe nderimin e miqve!

 

Falënderime të përzemërta për krejt miqtë e mirë të diasporës, shokë, komshi e vllazëri dhe mesazhet e tyre të përzemërta, të cilat ishin si balsam në plagë.

 

Ju jemi mirënjohës dhe lutemi me zemër për secilin prej jush!

 

Imam Muhamed Sytari dhe Denis Sytari.

Shkodër, më 25 nëntor 2020

 

Më shumë

Imzot George Frendo, Arqipeshkvi i Tiranës dhe Durrësit, shërohet nga koronavirusi: Të dielën do të mbajë meshën

Arqipeshkvi i Durrësit dhe Tiranës, imzot George Frendo është shëruar nga Covid-19.   Lajmin e bëri të ditur vetë imzot Fredo, përmes një njoftimi, ku shkruan:     Mesazhi i Imzot George Frendos: Falenderoj Zotin se së shpejti do të jem përsëri me grigjen time. Larg grigjes jam ndjerë si kokë pa trup. Gëzohem […]

KISH: Gjendja e Imzot George Frendos në Itali paraqitet e qëndrueshme, po i përgjigjet mirë terapisë

Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë ka dhënë informacion lidhur me gjendjen e Imzot George Frendos, Arqipeshkvin i cili pas infektimit me COVID-19 u dërgua për kurim në Bari të Italisë.   KISH thotë se mjekët e spitalit të Miuli-t raportojnë se Imzot Frendo ndodhet në gjendje të qëndrueshme dhe të moderuar.   Për më tepër […]

U infektua me Covid-19, Imzot George Frendo dërgohet për trajtim në Itali

Arqipeshkvi i Tiranë-Durrësit, Imzot George Frendo është dërguar në Itali për mjekim më të specializuar.   Në një njoftim thuhet se Frendo u nis për në Bari mbrëmjen e djeshme për t’u shtruar në Spitalin Miuli të “Acquaviva delle Fonti”.   “Ju njoftojmë se SH.T. Imzot George Frendo O.P., Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit dhe njëkohësisht […]

Imzot George Frendo, pozitiv me koronavirus, shtrohet në spital pas komplikacioneve

Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit e njëkohësisht presidenti i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, Imzot George Frendo, ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe pas komplikacioneve është shtruar mbrëmjen e sotme në spital.   Lajmi është bërë i ditur me anë të një njoftimi nga Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë.   “Ju njoftojmë se SH.T. Imzot George Frendo O.P., […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara